Sukaj pranë kalimit tek Ada, por jo Xhevahiri

Një Sukaj është fare pranë kalimit tek skuadra e Adës. Por nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Vllaznisë Xhevahir Sukaj sepse do ishte absurde që një lojtar i përmasave të tilla, të luante në kategorinë inferiore të futbollit shkodran. Bëhet fjalë për të vëllanë, portierin e ri Suadin. Ai është aktualisht pjesë e ekipit të të rinjve të Vllaznisë por pa gjetur shumë hapësirë edhe për shkak të moshës së tij sepse është vetëm 17 vjeç.

Ada përjashton portierin Bishani pas ndeshjes me Luftëtarin

Humbja e sotme ndaj Luftëtarit nuk do kalojë pa pasoja në kampin velipojak. Drejtuesit e klubit janë mbledhur në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë analizuar paraqitjen e dobët të disa prej futbollistëve të tyre. Në këto kushte, ata kanë vendosur që të përjashtojnë portierin Olti Bishani për mosimpenjimin e duhur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore financiare edhe për disa futbollistë të tjerë të këtij ekipi.

Ada mundet në Velipojë 1-2 nga Luftëtari

Ekipi i Adës nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një pikë në ndeshjen e sotme të luajtur në Velipojë. Ajo është mundur nga skuadra kryesuese e kampionatit- Luftëtari i Gjirokastrës në shifrat 1-2. Goli i vetëm i Pukës në pjesën e dytë të ndeshjes, nuk i ka mjaftuar velipojakëve të marrin të paktën një barazim sepse miqtë kanë luajtur më mirë. Kanë shënuar shpejt dy gola që në pjesën e parë, e kanë kontrolluar lojën dhe nga kjo Ada e ka patur të vështirë.

Trajneri Nikaj: Ada do ta mundë Luftëtarin

E shtuna e kësaj jave do dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin e kategorisë së parë. Në Velipojë vjen për të luajtur me Adën vendase ekipi kryesues i këtij kampionati pikërisht Luftëtari i Gjirokastrës. Kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin velipojak sepse në bazë të rezultatit të saj do përcaktohet edhe e ardhmja e saj në renditje. Në rast fitoreje, Ada do rreshtohet në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit por në rast të ndonjë rezultati tjetër, pretendimet e kësaj skuadre zbehen disi.

Perfati e Rrustja, pranë kalimit tek Ada?

Dy futbollistë shkodranë pikërisht Bledar Perfati dhe Jaser Rrustja, pas aventurës 6 mujore në Kosovë me ekipin e Trepçes, janë kthyer në qytetin e tyre dhe janë shumë pranë kalimit tek skuadra e Adës. Këta dy futbollistë njihen për vlerat e tyre dhe nëse do bëhej realitet kalimi tek velipojakët, do ta rriste shumë forcën e kësaj skuadre për fazën e dytë të kampionatit.

Nika: Ecuria e Adës deri tani ka qenë e mirë

Drejtuesit e Adës së Velipojës mendojnë se deri tani kanë bërë një sezon të mbarë dhe se skuadra gjëndet brenda objektivave të fillim sezonit. Ai që flet për ecurinë e deritanishme të Adës është sulmuesi Etrit Nika që njëkohësisht mban edhe rolin e zëvendëstrajnerit tek Ada. Sipas tij ekipi bregdetar deri tani ka bërë futbollin më të pastër në Kategorinë e Parë.

Ada, fiton 4-2 miqësoren me Labeat

Skuadra e Adës së Velipojës po e shfrytëzon mësëmiri periudhën në të cilën arbitrat bojkotuan për një javë kampionatin. Skuadra bregdetare përveç seancave stërvitore po përdor edhe ndeshjet miqësore për të mbajtur në një formë të mirë ekipin. Kështu dy ditët e fundit, Ada ka zhvilluar dy takime miqësore. Velipojakët ditën e premte janë përballur me ekipin e Labeat, që aktivizohet në Ligën Amatore. Edhe ndaj një skuadre me futbollistë të ri, kjo miqësore ka vlejtur mjaft për skuadrën që drejtohet nga Samuel Nikaj.

Besëlidhja- Ada 1-0, vendos një penallti për vendasit

Skuadra e Besëlidhjes ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Lezhës ndaj Adës së Velipojës. Ka qenë një ndeshje e fortë dhe me rivalitet për të dy skuadrat. Fatin e ndeshjen e ka vendosur gjyqtari i takimit që ka akorduar një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë. Ky 11-metërsh është kthyer në gol nga portieri Xhixha i lezhjanëve.

Ridvan Kulli: Ada, ekipi që duhet mundur

Ndoshta mund të jetë një ndër ndeshjet me specifike për Besëlidhjen, deri tani, përballja këtë javë, me Adën e Velipojës. Ndeshja luhet në Lezhë dhe në këtë drejtim vendasit duken disi të favorizuar, aq më tepër, që në fushën e vet, Besëlidhja në këtë sezon njeh vetëm fitore. Por trajneri i kësaj skuadre Ridvan Kulli ka tjetër mendim, ndoshta duke njohur mirë skuadrën fqinje, në të gjitha drejtimet apo pikëpamjet, e në mënyrë të veçantë futbollin shkodran.  Së pari, pavarsisht renditjes, ka të bëjë me një ekip të fortë dhe në formë dhe së dyti vjen nga shkolla e futbollit shkodran.

Samuel Nikaj: Në Lezhë, fitore ose humbje!

Edhe pse luan në transfertë, edhe pse përballë ka një prej ekipeve më cilësore të fazës së parë, në kategorinë e parë, trajneri i Adës së Velipojës, Samuel Nikaj kërkon të marrë maksimumin sot ndaj Besëlidhjes. Ai kërkon haptazi fitoren, rezultat të cilin do ta kërkojë ndaj fqinjëve të vet, ose në të kundërt nuk do ta pranonte as barazimin. “Në Lezhë shkojmë vetëm për fitore. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë as barazimi nuk do të ketë vlerë për ne”, ka thënë fillimisht trajneri i velipojakëve.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI