Kombëtarja e femrave grumbullim në Shkodër. Gati për ndeshjen me Poloninë
Vllaznia femra fiton 3-0 “derbin” ndaj ekipit të AAS

Mesditën e sotme në fushën sportive "Hasaj" është zhvilluar ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve AAS dhe Vllaznia. Takimi i konsideruar si derbi në mes dy ekipeve shkodrane ka patur përgjithësisht rivalitet ndonëse në fund kanë qenë vajzat kuqeblu që kanë fituar me rezultatin 3-0.
Java e gjashtë e kampionatit të femrave, spikat sfida AAS- Vllaznia

Ditën e shtunë do të luhen ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Kalendari i kësaj jave ka dhuruar derbin shkodran, atë në mes ekipit të Akademisë Ajaks dhe Vllaznisë kampione në fuqi. Takimi do të luhet në orën 10.00 në fushën sportive të Golemit dhe padyshim që pritet të jetë interesant. Kuptohet se favorit për fitoren është ekipi i Vllaznisë i cili vazhdon të mbetet më i miri në Shqipëri edhe këtë sezon duke mos njohur asnjë rezultat tjetër veç fitoreve në çdo ndeshje.
Vllaznia femra mund një tjetër rival. Fiton 5-0 ndaj Apolonisë

Vllaznia në futboll për femra ka vijuar me serinë e fitoreve në kampionat. Mesditën e së shtunës ajo ka arritur fitoren e rradhës kundër njërit prej ekipeve rivale, pikërisht Apolonisë së Fierit. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi", vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin 5-0 ndaj kundërshtareve të tyre.
UEFA vendos: Dënohet PAOK- femra. Një vit pezullim dhe gjobë

Komisioni Disiplinor I UEFA-s ka marrë vendim për të ndëshkuar ekipin e futbollit të femrave të PAOK-ut të Selanikut me një vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare dhe po ashtu edhe me një gjobë të konsiderueshme. Vendimi është marrë pasi është vërtetuar se kjo skuadër në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës, ka aktivizuar një futbolliste të pafederuar.
Vllaznia- Apolonia, sfida interesante e kampionatit të femrave

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave rikthehet të luajë ndeshjet e javës së pestë të tij këtë të shtunë. Interesante do të jetë sfida që do të luhet në Shkodër në mes Vllaznisë kampionë në fuqi dhe Apolonisë së vendit të dytë në sezonin e kaluar. Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë në orën 11.00 në fushën sportive "Reshit Rusi".
Shqipëri- Poloni luhet më 24 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”

Rikthehen ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin "Loro Boriçi". Pas asaj Shqipëri- Itali që u luajt në fundin e muajit tetor, ekipet tona rikthehen sërish në Shkodër.Por këtë herë bëhet fjalë për ekipin e femrave. Ndeshja e rradhës ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, do ta zhvillojë në Shkodër më 24 tetor. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kampionati i femrave pushim. Edhe këtë fundjavë nuk ka ndeshje

Javën e kaluar kampionati i futbollit të femrave nuk pati ndeshje për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar në pragndeshjen me Skocinë. Por në fakt, edhe këtë fundjavë nuk do të ketë sërish ndeshje. Arsyeja është e njëjta: tashmë është i grumbulluar ekipi kombëtar U-19. Kjo gjë padyshim që ka ndikuar në njëfarë mënyre në përgatitjen e ekipeve sepse kjo periudhë pushimi do të shoqërohet më pas me një ngjeshje të kalendarit dhe me shumë mundësi do të ketë edhe dy ndeshje në javë në mënyrë që faza e parë e kampionatit të mbyllet para festave të fundvitit.
Një gol për ditëlindjen e rekordmenes shqiptare- Megi Doçi

Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani siç dihet, është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve shqiptare. Me 208 golat e shënuar kryesisht për Vllazninë, por edhe për Tiranën e Besën, ai i ka kaluar të gjithë dhe me shumë siguri, vështirë do të dalë edhe për disa vite të tjera lojtarë që do t'ia thyejë këtë rekord. Por në fakt, rekordi i tij tashmë është thyer.
Vllaznia e femrave s’ndalet. Fitore për ditëlindjen e Megi Doçit

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të kampionatit kombëtar të futbollit për femra. Ajo që bie në sy është vazhdimi i serisë së fitoreve nga ekipi kampion në fuqi, ai i Vllaznisë. Këtë herë "viktima" e tij ka qenë Tirana AS. Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin 4-0.