Java e tretë e femrave, tre ekipet shkodrane “prenotojnë” fitoret

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave këtë fundjavë do të luajë ndeshjet e javës së tretë të tij. Interesant është fakti se të tre ekipet shkodrane që janë pjesmarrëse në të, pritet t'i fitojnë ndeshjet e rradhës, ose të paktën ky është objektivi i tyre. Natyrisht që në qendër të vëmendjes është Vllaznia, kampionia në fuqi e vendit dhe pretendentja kryesore edhe për këtë kampionat.
Vllaznia femra tjetër fitore. Mund 6-1 Kinostudion

Kampionet në fuqi të Shqipërisë në futbollin e femrave, ato të Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionatin aktual. Mesditën e sotme, vajzat kuqeblu kanë mundur me rezultatin e thellë 6-1 ekipin e Kinostudios. Një fitore që vjen ndaj njërës prej skuadrave që mendohet të jetë rivalja e tyre por paraqitja e sotme në fushë, sigurisht që konfirmoi edhe njëherë faktin se Vllaznia nuk do të ketë rivale as këtë kampionat.
“Juban Danja” fitore tenistike ndaj debutueseve të Bilishtit

Pas humbjes së papritur ndoshta në javën e parë të kampionatit ndaj AAS, ekipi i "Juban Danjes" ka gjetur sot fitoren e parë në kampionatin e futbollit të femrave. Ai ka fituar me rezultatin tenistike 11-0 përballë debutueseve të Bilisht Sport. Ndeshja është luajtur në fushën sportive të Maliqit dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Nikoll Gjergji nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë ndaj një skuadre modeste.
AAS femra “rrëmben” fitoren e dytë. “Dërrmon” 13-0 Pogradecin

Pas Vllaznisë dhe Juban Danjes, një tjetër ekip shkodran i futbollit të femrave, pikërisht AAS, ka fituar edhe ai duke kompletuar kësisoj serinë e fitoreve të ekipeve të qytetit tonë në kuadrin e javës së dytë të kampionatit. AAS ka luajtur në Shkodër ndaj debutueseve të Pogradecit dhe i ka mundur ato me rezultatin e thellë 13-0.
Nesër java e dytë e kampionatit të femrave, Vllaznia pret Kinostudion

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave do të luajë nesër ndeshjet e javës së dytë të tij. Në Shkodër do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo në mes Vllaznisë dhe Kinostudios. Ky takim do të luhet paraditen e së shtunës në orën 11.00 në fushën sportive "Reshit Rusi".
Presidenti Matija: Në UEFA vendosin grekët. Mosdënimi i PAOK, absurd!

Vendimi i UEFA-s për të mos dënuar PAOK sigurisht që nuk është pritur mirë në Shkodër. Në reagimin për “Panorama Sport”, presidenti i Vllaznisë, Lazer Matija, e ka cilësuar si absurd vendimin e UEFA-s për të mos pranuar ankimimin. “Mund të them pa frikë se është një vendim i turpshëm. Një lojtare e PAOK-ut ka luajtur në vend të një lojtareje tjetër, e cila nuk ka udhëtuar fare me skuadrën greke, sepse ka qenë e dëmtuar.
Vjen vendimi nga UEFA. Ja çfarë ka vendosur për ndeshjen PAOK- Vllaznia

Vendimi i shumëpritur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s në lidhje me reklamimin e ekipit Vllaznia- femra për aktivizimin e një lojtareje të pafederuar, më në fund ka mbërritur. Sigurisht që një vendim i tillë pritej me interes sepse pritej ndëshkimi i ekipit grek PAOK për parregullsi në ndeshjet e Champions League Women dhe nga kjo do të përfitonte Vllaznia.
Nis kampionati i femrave, Vllaznia fiton 8-0 në Durrës

Sot ka nisur kampionati i nëntë kombëtar i futbollit të femrave në Shqipëri. Në ndeshjet e javës së parë, Vllaznia kampione në fuqi e ka nisur "me vrull". Ajo ka fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Teutës në ndeshjen e luajtur në Durrës.
Të shtunën nis kampionati i femrave. Vllaznia pretendente, tërhiqet The Door

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur kalendarin e kampionatit të tetë kombëtar të futbollit të femrave. Kampionati i ri starton pikërisht pikërisht këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë të tij. E reja e këtij kampionati është mungesa e ekipit shkodran The Door. Ende nuk dihet arsyeja e mosmarrjes pjesë të tij, nëse ishte financiare apo mungesë elementi por tashmë ky është një fakt.
Absurde: UEFA ende pa një vendim për çështjen “PAOK- Vllaznia”

Dita e djeshme duhej të ishte vendimtare për çështjen e dënimit apo jo të ekipit grek të PAOK të futbollit të femrave, por UEFA në mënyrë të çuditshme ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ankesa e ekipit të Vllaznia akoma nuk ka marrë përgjigje dhe kjo vë në dyshim ndonjë lëvizje që mund të jetë duke u bërë në institucionin e futbollit europian për të mos i penalizuar greket sepse nga kjo do të përfitonte kampionia e Shqipërisë.