Skandal: PAOK aktivizoi një lojtare të pafederuar. Vllaznia e reklamon

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të femrave. PAOK i Selanikut ka aktivizuar në dy ndeshjet e para në grup një lojtare të pafederuar. Për rrjedhojë, drejtuesit e ekipit shkodran kanë bërë reklamimin e duhur dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe me shumë të ngjarë do të ketë një dënim të rëndë për ekipin grek.
Vllaznia femra këtë herë e pëson në ’92. E mund 0-1 PAOK

Vllaznia e femrave pësoi një humbje të hidhur 1-0 me POAK-un, me skuadrën greke që realizoi me penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, shpresat e shkodraneve mbeten ende të gjalla, pasi në ndeshjen e parë fitoi 1-0 ndaj Sarajevos po me një gol të realizuar në minuta e 92-të nga Megi Doçi dhe tani në ndeshjen e tretë e pret Betembergu i Luksemburgut, një skuadër modeste.
Presidenti Matija: Vllaznia do kërkojë të mundë edhe PAOK-un

Fitorja e djeshme ndaj SFK 2000 të Sarajevës, i ka dhënë emocione të mëdha. Për më tepër që ajo ka ardhur në minutat shtesë dhe ndaj një rivali direkt siç ishte ekipi vendas. Presidenti i ekipit të Vllaznisë së femrave Lazer Matija, nuk e fsheh emocionin që ka përjetuar pas kësaj fitoreje por nga ana tjetër deklaron se kjo fitore nuk ishte rastësi.
Champions League Women: Megi Doçi shënon “in extremis”. Vllaznia mund Sarejevon

Një gol i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren Vllaznisë së femrave në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Asim Ferhatoviç" të Sarajevos së Bosnjës ndaj kampiones vendase të SFK2000. Autorja e këtij goli ka qenë, e zakonshmja Megi Doçi e cila ka shënuar në minutën e 92-të.
Trajneri Leka: Vllaznia nuk shkon për turizëm në Bosnjë

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, nuk do të shkojë për turizëm në Bosnjë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve por do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri Nikolin Leka në seancën e fundit stërvitore të ekipit kuqeblu.
Matija: Vllaznia-femra do synojë suksesin historik në Champions

Javën e ardhshme në Bosnjë- Hercegovinë, ekipi kampion I Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Përballë saj do të jetë kampionia vendase, ekipi I Sarajevës, kampionia e Greqisë PAOK I Selanikut dhe kampionia e Luksemburgut.
Vllaznia- femra, ja lista e ekipit për “Champions League”

"Zbulohet" lista e lojtareve me të cilat Vllaznia e femrave do të synojë suksesin historik, kalimin e turit të parë në "Champions League". Ka qenë vetë UEFA e cila e ka bërë publike 25-shen e federuar të ekipit shkodran. Bien në sy disa emra të rinj në këtë listë, emra të cilët nuk kanë qenë pjesë e ekipit në sezonin e kaluar kur ai u shpall kampion i Shqipërisë.
Liljana Gardijan, një portiere nga Serbia për Vllazninë

Përforcimet e bëra nga presidenti Matija për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, kanë përfshirë edhe portën. Për këtë arsye, prej disa ditësh ka firmosur me Vllazninë e femrave edhe portieria serbe Liljana Gardijan. Ajo është 28 vjeçe dhe me një përvojë të madhe sepse ka luajtur në disa ekipe, madje edhe jashtë vendit të saj. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Spartak Subotica.
Vllaznia e femrave në përgatitjet e fundit për Ligën e Kampioneve

Javën e ardhshme ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë do të nisë aventurën e tij në Ligën e Kampioneve. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerëve Nikolin Leka po i japin dorën e fundit përgatitjeve për këto ndeshje.
Presidenti Matija: Shorti i Champions i pëlqyeshëm.Synojmë kualifikimin

Vllaznia e femrave në futboll që nga dita e djeshme ka mësuar rivalet e saj në edicionin e sivjetëm të Champions League. Vajzat shkodrane do të jenë në grupin e 10-të, atë të fundit të këtij shorti dhe përballë saj shorti i ka vënë ekipin kampion të Bosnjës, atë SFK 2000 Sarajevo, kampionen e Greqisë PAOK të Selanikut dhe kampionen e Luksemburgut Bettembourg. Ndeshjet e kësaj faze të parë të Champions League, do të zhvillohen në datat 22-28 gusht në Bosnjë.