Vllaznia femra e nis me fitore të thellë turneun e Greqisë

Skuadra kampione e Shqipërisë në futboll për femra- Vllaznia, e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Greqi. Në ndeshjen e parë të këtij tuneu, përballë saj ka qenë skuadra maqedonase Tiverija Istatov dhe në fund është fiksuar rezultati i thellë 6-1 në favor të vajzave shkodrane.
Vllaznia femra kampione dy javë para fundit të kampionatit

Me fitoren e arritur pasditen e sotme ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0, Vllaznia për femra është matematikisht kampione e Shqipërisë dy javë përfundimit të kampionatit. Kjo ngaqë diferenca me fierakët që mbajnë vendin e dytë në renditje tashmë ka shkuar në dhjetë pikë dhe kuptohet që nuk mund të arrihet dot. Takimi i sotëm është zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" sepse vetë FSHF i ka dhënë rëndësinë e duhur kësaj përballje në mes dy ekipeve më të mira të vendit.
Vllaznia fiton edhe një tjetër ndeshje. Mund 12-0 Juban Danjen

Vllaznia femra, titulli i katërt veç një formalitet tashmë

Vllaznia në futboll për femra vazhdon serinë e fitoreve në kampionat teksa në ndeshjen e javës së 13-të, ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 10 me 0 ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane që nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë ndeshje. Golin e parë të takimit e ka shënuar futbollisja më e mirë e këtij ekipi Megi Doçi në minutën e 15-të ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë do të ishte sulmuesja tjetër e kuqebluve Uendi Muja që ka shënuar tre gola njëri pas tjetrit.
Vllaznia femra arrin tjetër fitore. Mundin 6-1 Kinostudion

Tjetër fitore për vajzat e Vllaznisë dhe tashmë titulli duket gjithnjë e më pranë për ta. Sot, ata kanë zhvilluar ndeshjen e rradhës në kryeqytet ndaj njërës prej rivaleve të tyre, Kinostudios të cilën e kanë mundur me rezultatin e thellë 6-1. I vetmi shqetësim për drejtuesit e ekipit shkodran është padyshim pësimi i golit të parë në kampionat. Ka ndodhur pikërisht në këtë ndeshje dhe do të ishte futbollistja Lufo ajo që ndoshta do të "hyjë në histori" për këtë gjë sepse me siguri që Vllaznia nuk do të pësojë më gola të tjerë në kampionat.
Vllaznia femra fiton kupën e katërt. I shtati trofe rradhazi për të

Skuadra shkodrane e Vllaznisë në futboll për femra nuk ka të ndalur në fitimin e trofeve. Pasditen e djeshme ajo ka fituar kupën e katërt rradhazi të Shqipërisë që është njëkohësisht trofeu i shtatë duke përfshirë këtu edhe tre titujt kampionë të fituar.Në ndeshjen finale ndaj Apolonisë të luajtur në "Elbasan Arena" ajo ka triumfuar me rezultatin 3-0.
Leka: Krenar që drejtoj ekipin e Vllaznisë së femrave

Vllaznia në futboll për femra është për rekorde. Ecuria e saj vetëm me fitore, gola të shumtë të shënuar dhe asnjë i pësuar, e bëjnë atë të ndihet krenar për skuadrën që drejton. Bëhet fjalë për Nikolin Lekën, trajnerin që drejton këtë ekip të shpallur pak ditë më parë "kampion i dimrit" në futbollin e femrave. "Vërtetë ndihem mirë që stërvis dhe drejtoj këtë ekip të pakonkurrueshëm. Dikush thotë se "kemi vrarë garën" por në fakt nuk është faji i Vllaznisë.
Mbyllet faza e parë e kampionatit. Vllaznia për “Guiness”

Me ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e nëntë, është mbyllur faza e parë e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Në përfundim ë këtyre ndeshjeve, Vllaznia kampione në fuqi padyshim që ka spikatur sërish dhe jo vetëm që është shpallur "kampione dimri" por duket shumë e sigurtë drejt shpalljes kampione e vendit për të katërtën herë rradhazi. Kjo ngaqë diferenca aktuale me ekipin e vendit të dytë që mbahet nga Apolonia, është 5 pikë. Në ndeshjet e sotme, vajzat kampione kanë arritur një fitore shumë të thellë, 20-0 ndaj ekipit tjetër të Shkodrës- The Door. Protagonistet kryesore të këtij suksesi kanë qenë dy sulmueset, Uendi Muja dhe Megi Doçi që sëbashku kanë shënuar 19 gola!!! Muja ka qenë autore e 12 golave ndërsa Doçi e ka dërguar topin në rrjetën kundërshtare 7 herë.
Vllaznia femra arrin edhe fitoren e tetë. Mund 12-0 Teutën

Futbollistet e Vllaznisë nuk kanë të ndalur në rrugën e tyre drejt titullit të katërt kampion rradhazi.Ato kanë fituar sot ndeshjen e tyre të tetë në po kaq ndeshje të luajtura. Përballë tyre këtë herë ka qenë Teuta e Durrësit dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 12-0. Një fitore e thellë, por nga rastet e krijuara, mund të kishte qenë edhe më e thellë. Gjysmën e këtyre golave të shënuar e ka realizuar sulmuesja Uendi Muja. Pesë të tjerë janë shënuar nga e njohura Megi Doçi ndërsa golin e fundit e ka realizuar Ambra Gjergji.
Vllaznia femra kalon edhe Apoloninë. 7 ndeshje- 7 fitore

Kampionet në fuqi të Shqipërisë në futbollin e femrave, vajzat e Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Ato mesditën e sotme kanë fituar 2-0 ndaj Apolonisë, skuadër e cila mbante vendin e dytë në renditje. Ndeshja është zgjidhur që në pjesën e parë. Dy golat e shënuar kanë patur për autore sulmuesen Uendi Muja dhe mbrojtësen Arbiona Bajraktari. Në pjesën e dytë, trajneri Leka u ka dhënë mundësinë edhe futbollisteve të stolit të luajnë dhe për këtë arsye, niveli ka rënë disi duke bërë që të mos ketë më gola.