VLLAZNIA PËR FEMRA, FITUESE E KUPËS SË SHQIPËRISË 2015-16

0

Nuk ka rivalë për Vllazninë në futbollin e femrave në Shqipërisë. Pasditen e djeshme ajo ka marrë edhe një tjetër trofe, atë të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2015-16. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Kinostudios, të luajtur në kompleksin “Olimpik” në Tiranë, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 duke treguar se kanë diferencë të madhe me të gjitha ekipet.

Fitojnë Vllaznia e Juban Danja, humbasin The Door e AAS

0

Java e 9-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka dhuruar dy fitore dhe dy humbje për ekipet e futbollit të femrave. Të suksesshme kanë qenë Vllaznia e Juban Danja ndërsa kanë pësuar disfatë The Door e AAS. Vllaznia ka luajtur me Shkëndinë e Durrësit dhe ka fituar me rezultatin e pastër 5-0 ku autore të golave kanë qenë Megi Doçi (2), Fitore Govori, Denisa Proto dhe Ana Baro.

Kampionati i femrave, dominojnë ekipet e Shkodrës

0

Java e tetë e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka rezultuar e mbarë për tre ekipet e Shkodrës sepse si Vllaznia kryesuese, ashtu edhe The Door e Juban Danja,  kanë fituar madje me rezultate të thella ndaj kundërshtarëve të tyre. Këto ekipe I kanë luajtur ndeshjet e rradhës ditën e djeshme në Shkodër.

Kampionati i femrave me 12 skuadra. 4 janë nga Shkodra

0

Këtë fundjavë pritet të nisë kampionati i gjashtë kombëtar i futbollit për femra në vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur edhe shortin e këtij kampionati ku gjëja kryesore që vërehet është shtimi i numrit të skuadrave pjesmarrëse. Në kampionatin e ri pritet të ketë një numër rekord pjesmarrje në krahasim me atë që ka ndodhur deri tani teksa kanë konfirmuar marrjen pjesë plot 12 ekipe të vendit.

Si e shoh futbollin e femrave sot në Shqipëri

0

Opinion nga Arber Ndreu. Do e filloj me nje thenie e cila besoj do te mbetet gjate ne mendjen gjithsecilit qe lexon kete artikull: “Futbolli eshte loja e cila te varfrin e pasuron jo me monedha por me vite jete”.

Vllaznia për femra, një fitore dhe një barazim në Champions League

0

Vllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij v iti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Suada Jashari dhe Megi Doçi ndërsa sot ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi dhe shpresat për kalim të turit ekzistojnë.

Hidhet shorti i Champions për femra, Vllaznia mëson kundërshtaret

0

Mesditen e sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Champions Leagues së femrave në futboll ku siç dihet, për të tretin vit me rradhë do të përfaqësojë vendin tonë skuadra e Vllaznisë si kampione në fuqi e vendit (dy vitet e kaluara me emrin Ada). Drejtuesit e këtij ekipi e kanë pritur me interes hedhjen e shortit për të mësuar vendin se ku do t'i luajnë ndeshjet dhe kundërshtaret e grupit. Në bazë të asaj çfarë kanë dhuruar goglat, Vllaznia ka rënë në grupin 6 që do t'i luajë ndeshjet në Lituaninë e largët.

Vllaznia për femra këtë fundjavë shpallet kampione e Shqipërisë

0

Vllaznia në futboll për femra, këtë fundjavë do të shpallet zyrtarisht Kampione e Shqipërisë për sezonin 2013-14. Ajo ka dy javë që e ka siguruar edhe matematikisht titullin megjithatë duhet luajtur ndeshja e fundit për ta vulosur përfundimisht këtë gjë. Në fakt, ende nuk ka një datë të saktë të përcaktuar për këtë ndeshje të fundit. Kjo ngaqë, takimi me ekipin e Dajtit është planifikuar për t’u luajtur ditën e shtunë megjithatë po këtë ditë, siç dihet është planifikuar për t’u luajtur edhe ndeshja e djemve të Vllaznisë ndaj Kastriotit në Krujë.

Juban Danja mund Tirana AS dhe “i bën nder” Vllaznisë

0

Juban Danja e ka nisur me fitore fazën e dytë të kampionatit të futbollit të femrave teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin Tirana AS, duke I shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë në kampionat. Por përvse ka rritur pretendimet e veta për vendin e dytë në renditje, Juban Danja I ka bërë një nder ekipit të Vllaznisë duke ia bërë më të lehtë rrugën drejt titullit kampion sepse I ka ndalur kundërshtarin direct. Ndeshja në mes ekipit të Juban Danjës dhe Tirana As është zhvilluar pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Takimi në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran I cili është ndëshkuar menjëherë me 11-metërsh por gjuajtja e Ana Baros është pritur nga portierja Hoxha.

Vllaznia- Juban Danja, finalja e femrave luhet të enjten

0

Finalja e Kupes se Shqiperise në futboll për femra, nuk do të luhet ditën e shtunë siç ishte planifikuar por të enjten më datë 6 shkurt. Është caktuar njëkohësisht edhe ora dhe vendi I zhvillimit të kësaj ndeshje finale teksa ajo do zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 14.00. dy ekipet që kanë dalë në finale, siç dihet janë dy ekipet e Shkodrës, Vllaznia dhe Juban Danja. Ata kanë rënë dakord me njëri- tjetrin por edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit për ta ofruar pak këtë finale ngaqë siç dihet të shtunën po në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kampionatit të meshkujve në mes Vllaznisë dhe Teutës.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI