Vllaznia- Tirana AS dhe Juban Danja-Kinostudio gjysmëfinalet e femrave

Janë caktuar çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Ato do të jenë Vllaznia- Tirana AS dhe Juban Danja- Kinostudio. Këto ekipe i kanë kaluar pa problem kundërshtarët e tyre në çerekfinale dhe vetëm në ndeshjen Tirana AS- The Door ka patur deri diku rivalitet. Skuadra kryeqytetase ka fituar me rezultatin 3-1 dhe është kualifikuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Në të tjerat, gjërat janë përcaktuar shumë shpejt. Në ndeshjen Juban Danja- Apolonia, skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Rama ka fituar me rezultatin e thellë 14-0 duke treguar se si fituese në fuqi e këtij trofeu, don të thotë fjalën e vet edhe këtë sezon.
Vllaznia e femrave mund Skënderbeun brenda në Korçë

Skënderbeu-Vllaznia 55-60 (21-17,12-13,11-12,11-18
Vllaznia fiton ne transferte me Skenderbeun.Me rezultatin 55-60 ne nje ndeshje qe duhet thene ka pasur emocione nga fillimi I deri ne fundin e saj.Kjo padyshim per merite te te dy ekipeve,shume me teper te vajzave shkodrane te cilat kane qene ne gjendje ta kthejne lojen ne favorin e tyre atehere atehere kur duhej.Loje e cila duhet thene se ka qene nga me te mirat e shkodraneve te koshin kete sezon,megjithese trajneri Rajmond Rasha ka mendimin se ajo me Tiranen ka qene shume here me e mire.
Vllaznia për femra mund 5-1 Shkëndinë e Durrësit. Kryeson me 22 pikë

Vllaznia në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Shkëndisë së Durrësit me rezultatin 5-1. Ndeshja është luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ndonëse skuadra shkodrane ka luajtur thuajse me formacionin e saj të dytë, ajo ka dominuar ndaj kundërshtarit. Kanë asistuar në këtë ndeshje përveç presidentit të ekipit Lazer Matija, edhe drejtuesit e lartë të klubit Fatos Gjyrezi, Armir Grima e Ismet Hoxha. I pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe shefi I sektorit të futbollit të femrave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit Endi Hyka që ka deklaruar se nga viti në vit ka rritje të nivelit të kampionatit.
Kampionati i femrave, fitojnë Vllaznia dhe Juban Danja
Me fitore e kanë mbyllur dy skuadrat shkodrane të futbollit të femrave, Vllaznia e Juban Danja javën e pestë të këtij kampionati. Vllaznia ka fituar thellësisht në Shkodër ndaj Apolonisë me rezultatin 11-0 ndërsa Juban Danja ka mundur në Durrës, Shkëndinë vendase me rezultatin 5-1. Në të parën nuk ka patur shumë histori teksa ka patur edhe goleadë madje rezultati mund dhe duhej të kishte qenë shumë më i thellë. Kanë shënuar edhe dy kamerunaset e kësaj skuadre, Bebey tre gola dhe Ada dy gola ndërsa golat e tjerë kanë patur për autore Grudën me dy gola, Doçin, Hoxhën, Mujen dhe Lazrin.
Vllaznia prezantoi sot tre futbollistet e Kombëtares së Kamerunit
Vllaznia në futboll për femra ka prezantuar sot tre blerje të reja. Bëhet fjalë për tre futbolliste të kombëtares së Kamerunit që do jenë tashmë pjesë e skuadrës shkodrane. Prezantimi i tyre është bërë paraditen e sotme në zyrat e klubit nga dy drejtuesit e lartë të tij Fatos Gjyrezi dhe Armir Grima si dhe nga presidenti i këtij ekipi, Lazër Matija. Ka qenë ky i fundit ai që ka folur i pari duke shpjeguar edhe arsyet pse janë bërë këto përforcime.
Ada e femrave sot drejt Sllovenisë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve

Skuadra kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave, Ada e Velipojës, pasditen e së sotme do të niset drejt Sllovenisë ku do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampioneve. Siç dihet, në bazë të shortit të hedhur, ndeshjet e këtij grupi ku përveç Adës bëjnë pjesë edhe ekipet kampione të Polonisë, Bjellorusisë dhe Sllovenisë, do të zhvillohen në datat 8-13 në qytetin Primorje të Sllovenisë. Në kampin velipojak tashmë gjithçka është gati për këto ndeshje. Presidenti Lazër Matija ka kompletuar ekipin me bazën e duhur materiale dhe po ashtu është siguruar gjithçka edhe sa I takon udhëtimit. Nga ana tjetër edhe trajneri Selami Pepaj e ka bërë gati skuadrën.
Ada një barazim dhe një humbje me kampionen malazeze
Dy ndeshjet miqësore me ekipin kampion të Malit të Zi në futbollin e femrave, Ekonomist të Nikshiqit kanë dhuruar një barazim dhe një humbje për kampionen tonë, Adën e Velipojës. Të dy ekipet janë duke u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampioneve që zhvillohen në muajin e ardhshëm dhe për këtë arsye, kanë dashur të testojnë veten se ku janë me përgatitjet. Ndeshja e parë miqësore është luajtur të martën në Shkodër në mes dy ekipeve kampione të futbollit të femrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Adës së Velipojës dhe Ekonomist e Nikshiqit, e fituar 5-2 nga kjo e fundit, tregoi disa dobësi tek skuadra jonë kampione. Kryesisht në repartin e mbrojtjes por edhe në portë. Megjithatë dje ka qenë histori krejt tjetër.
“Juban Danja”, në krye të skuadrës një trajnere-lojtare
Ndryshime të shumta tek ekipi nënkampion i Shqipërisë dhe fitues i kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave Juban Danja në prag të sezonit të ri futbollistik. Ndonëse stërvitja ende nuk ka filluar me ritmin e plotë, ajo zhvillohet rregullisht. Madje ky ekip nuk e ka ndërprerë për asnjë moment teksa ka zhvilluar edhe miqësore të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Por ndërkohë pritet që në sezonin e ri kjo skuadër të mos ketë të njëjtën përbërje si një sezon më parë. Me shumë të ngjarë disa prej futbollisteve kosovare që kanë qenë pjes ë esaj në sezonin e shkuar, nuk do jenë më në përbërje të këtij ekipi. Po ashtu edhe kapitenia e ekipit tonë kombëtar Aurora Seranaj është rikthyer tek Tirana AS. Në kushte të tilla, pritet edhe njëherë një organizim tjetër i këtij ekipi kryesisht me vajzat shkodrane.
Ada- Juban Danja tjetër përballje. Këtë herë për Superkupën
Për herë të parë në historikun e futbollit të femrave në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të zhvillojë edhe finalen e Superkupës. Trofe ky që ashtu si në futbollin e meshkujve zhvillohet në mes ekipit që ka dalë kampion I vendit një sezon më parë dhe ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë. Edhe koha kur zhvillohet kjo finale është thuajse e përcaktuar, që do të thotë se luhet zakonisht një javë përpara nisjes së kampionatit. Përderisa, kampionati kombëtar I femrave nis në mesin e shtatorit, finalja e Superkupës është caktuar të zhvillohet në javën e parë të këtij muaji. Në finale siç dihet do jetë sërish derbi shkodran, ai në mes Adës së Velipojës që ka fituar titullin kampion në sezonin e fundit dhe Juban Danjës, skuadrës fituese të Kupës së Shqipërisë. Këto janë dy skuadrat më të mira të vendit në futbollin e femrave dhe prandaj pritet që të jetë një ndeshje shumë interesante.