Kamza nuk paraqitet. “Juban Danja” e fiton ndeshjen në tavolinë
Ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Kamzës, nuk është zhvilluar. Ajo ishte planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 14.00 në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo nuk është luajtur. Kjo ngaqë ekipi mik nuk është paraqitur. Ndërkohë futbollistet dhe drejtuesit e Juban Danjës kanë qenë të pranishëm dhe kanë pritur 45 minuta sipas rregullores për ardhjen e ekipit kundërshtar. Mosparaqitja e tij do të thotë se në mesjavë, në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Disiplinës, kjo fitore do t'i jepet 3-0 në tavolinë ekipit shkodran.
Ada për femra mund 5-2 The Door. Titulli kampion 80 minuta larg
Refuzohet kërkesa e “Juban Danjës”. Ada drejt titullit kampion
Pas barazimit të dy javëve më parë në ndeshjen direkte mes tyre, u mendua se Ada tashmë do ishte kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave edhe për këtë edicion ngaqë e ruajti epërsinë ndaj dy pikëve ndaj rivalit direkt të saj, Juban Danjës. Por drejtuesit e kësaj të fundit deshën të kapen në një pikë tjetër, këtë herë tek rregullorja. Arsyeja ka qenë tërheqja e ekipit Tirana AS nga kampionati. Meqenëse ndaj kësaj skuadre, Juban Danja kishte barazuar 1-1 në fazën e parë, drejtuesit e këtij klubit mendonin që nisur edhe nga rregulloret përkatëse, kur një ekip tërhiqet nga gara, të gjithë ndeshjet e saj fshihen dhe pikët që ka në renditje zerohen.
Shqipëria për femra fiton 2-0 në ndeshjen eliminatore me Letoninë
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndeshjen e luajtur sot ndaj Letonisë. Kjo ndeshje siç dihet është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Memedov në minutën e 17-të dhe Velaj në minutën e 41-të. Loja ka qenë e dominuar gjatë të gjithë kohës nga vajzat tona të cilat kanë patur mundësi të shënojnë edhe gola të tjerë në këtë ndeshje.Formacioni me të cilin ka luajtur kombëtarja jonë në këtë ndeshje ka qenë ky: Gjyli, Proto, Lulaj, Govori, Rrahmani, Berisha (Selmani 75'), Memedov, Jashari (Robeli 90'), Seranaj, Velaj, Curo (Veliu 84').
Kombëtarja shqiptare e femrave barazon 1-1 ndaj Maltës

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e parë eliminatore e kombëtares shqiptare të futbollit të femrave, e vlefshme per Kampionatin Boteror. Përballë saj pasditen e sotme ka qenë kombëtarja e Maltës. Ndeshja është zhvilluar në Maltë sepse ky vend është zgjedhur nga FIFA për ndeshjet e grupit tonë. Pavarësisht se takimi është dominuar nga vajzat tona, ata nuk kanë arritur dot të fitojnë. Madje kombëtarja shqiptare ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistes që luan në Australi Elvana Curo në minutën e 76-të. Por kur u mendua se Shqipëria do ta mbyllte me fitore këtë ndeshje të parë, ka ardhur goli i barazimit për vendaset që kanë shënuar me anë të Theumas. Në këtë mënyrë krejt ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.
Kombëtarja e femrave nesër ndeshjen e parë në Eliminatore
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e djeshme drejt Maltës ku do të zhvillojë tre ndeshjet e vlefshme për turin eliminator të Kampionatit Europian. Para nisjes ka qenë edhe presidenti Duka që i ka takuar dhe u ka uruar suksese këtyre vajzave dhe stafit që i drejton. Ndonëse është pjesmarrja e parë e kombëtares sonë në të tilla eliminatore, duhet thënë se skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli pretendon kalimin e turit. Interesant është fakti se baza e kombëtares sonë janë dy ekipet e Shkodrës, Ada dhe Juban Danja.
The Door zë vendin e dytë dhe meriton kupën e ekipit “Fair Play”
Ekipi i futbollit të femrave The Door Albania ka zënë vendin e dytë në turneun "Citta della pace" të zhvilluar në Rovereto të Italisë. Njëkohësisht ky ekip ka marrë edhe kupën si fitues i lojës "fair play". Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneri Arben Parmeza kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke dalë deri në finale të këtij turneu ku është mundur nga një ekip tjetër. Megjithatë, vendi i dytë i arritur nga ky ekip dhe fitimi i kupës si ekipi më korrekt, janë tregues që ky turne ka shërbyer mjaft pozitivisht për ekipin shkodran. Nisja e ekipit drejt Italisë është bërë në mes të kësaj jave dhe përveç edhe dy ekipe të moshave të djemve, U-17 dhe U-13.
Vllaznia e femrave e mbyll kampionatin në vendin e pestë
Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka mbyllur kampionatin e sivjetëm në vendin e pestë. Një kampionat i mbyllur me fitore teksa vajzat shkodrane kanë fituar 83-81 ndaj Skënderbeut. Me këtë fitore, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, pas 7 fitoreve dhe 13 humbjeve të pësuara. Pikaverazhi është 1561-1567 dhe në këtë mënyrë është mbyllur një kapitull për të teksa do fillojë puna për sezonin e ardhshëm. Trajnerët Rajmond Rasha dhe Afërdita Rakaj mendohet se bashkë me ekipin do kenë pretendime të tjera në sezonin e ardhshëm.
“Juban Danja” fitore tenistike ndaj Shkëndisë në Durrës: 21-0!
Ekipi i "Juban Danjës" ka arritur një fitore tenistike ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Ai ka mundur në ndeshjen e luajtur në Durrës, Shkëndisë vendase me rezultatin e thellë 21-0. Një fitore që flet vetë ndërsa protagonistja kryesore e kësaj fitoreje shumë të thellë ka qenë mefushorja kosovare Qendresa Krasniqi e cila ka arritur të shënojë plot 9 gola në këtë ndeshje.
Kapitenia Kokiçi: Ada e meriton të jetë kampione edhe këtë sezon
Portieria e Adës, Brilanda Kokiçi është e entuziasmuar që skuadra e saj nuk është mundur as në sfidën direkte me kundërshtarin kryesor, ekipin e Juban Danjës dhe tashmë po shkon drejt titullit kampion. Duke folur në lidhje me ndeshjen e fundit, ajo është shprehur: "U përballën dy skuadrat më të mira të kampionatit por nga mënyra si shkoi loja, mendoj se e merituam të merrnim atë rezultat, që na shkonte për shtat dhe në këtë kontekst jemi shumë të kënaqura". Në fakt, portieria e ekipit velipojak në momentet e fundit të ndeshjes ka kaluar një moment të vështirë, pse jo edhe për jetën e saj teksa pas një përplasje me një kolege të ekipit të saj dhe një tjetër futbolliste të Juban Danjës, ka rënë në tokë pa ndjenja.