Ada barazon 1-1 me “Juban Danjen” dhe eshte kampione për të tretën herë

0

Eshte mbyllur ne barazim 1-1 kryendeshja e kampionatit kombetar te futbollit te femrave ne mes ekipeve te Juban Danjes dhe Ades. E luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive "Reshit Rusi" kjo ndeshje ka dhuruar shume emocione tek te pranishmit e shumte qe ishin aty. E para ka kaluar ne avantazh Suada Jashari per Aden ne minuten e 17-te te ndeshjes pas nje gjuajtje te forte te Vishkullit dhe moszoterimit te topit siç duhet nga portieria Kokiçi.

“Juban Danja”- Ada, sfida e titullit të femrave luhet të shtunën

0

Pavarësisht ndonjë kërkese të drejtuesve të Adës për të ndryshuar ditën e kësaj ndeshje ose asaj të djemve në mes Tërbunit dhe skuadrës së tyre, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos ndryshojë asgjë. Sfida vendimtare e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave në mes "Juban Danjës" dhe Adës do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 14.00. Ndonëse ka qenë një opsion zhvillimi i saj në stadiumin "Loro Boriçi", nisur edhe nga kushtet atmosferike është vendosur që takimi të luhet në fushën sportive "Reshit Rusi". Konsiderohet një ndeshje shumë e rëndësishme sepse përfundimisht do të vendosë për fatin e titullit kampion të femrave për këtë sezon.

Ada e femrave një tjetër fitore në kampionat, 3-0 ndaj Kamzës

0

Skuadra kryesuese e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave- Ada e Velipojës, ka arritur një tjetër fitore sot në kampionat. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Kamzës, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një takim i lehtë përgjithësisht teksa më shumë është zhvilluar një ndeshje kontrolli për të testuar veten në prag të sfidës shumë të rëndësishme të javës së ardhshme me Juban Danjën.

“Juban Danja” fitore e thellë 7-0 ndaj ekipit të Dardanisë

0

Një fitore shumë të thellë ka arritur pasditen e sotme ekipi i futbollit të femrave "Juban Danja". Ai ka luajtur në Kamëz ndaj ekipit të Dardanisë dhe ka fituar me rezultatin e thellë 7-0. Autore të golave në këtë ndeshje kanë qenë Klaudia Rrotani, Nora Selmani, Aurora Seranaj (2), Emanuela Jaku dhe Anela Vishkulli (2). Ndeshja sigurisht që ka qenë e dominuar në të gjitha drejtimet nga ekipi i drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi që e ka shfrytëzuar atë si një "nxemje" para ballafaqimit të javës së ardhshme me Adën.

“Juban Danja” fiton kupën “7 marsi” të organizuar në Kosovë

0

Problemet e moszhvillimit të disa ndeshjeve në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, e kanë detyruar ekipin e Juban Danjës që të zhvillojë ndeshje miqësore për të mbushur këtë boshllëk. Për këtë arsye, pjestarët e këtij ekipi kanë udhëtuar ditën e djeshme për të luajtur dy ndeshje miqësore me ekipet e këtij vendi. Të shtunën ky ekip duhej të luante me ekipin e Dardanisë por ky I fundit është tërhequr tashmë nga kampionati dhe për rrjedhojë këtë ditë nuk do ketë ndeshje zyrtare. Në një kontekst të tillë, presidenti Jaku pasi është konsultuar edhe me trajnerin Krepi, kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kosovës për të luajtur dy ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës dhe Trep♪5es së Mitrovicës, miqësore këto në kuadrin e kupës "7 marsi".

Ada e Juban Danja, të tjera fitore ndaj kundërshtarëve të tyre

0

Dy skuadrat shkodrane të futbollit të femrave, Ada dhe Juban Danja nuk kanë patur asnjë problem për të fituar edhe ndeshjet e rradhës në kampionat. Në ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e nëntë të kampionatit, ato madje kanë arritur fitore të thella. Ada kryesuese ka qenë udhëtuese në Durrës teksa është ndeshur me Shkëndinë vendase dhe ka fituar ndaj saj me rezultatin 5-0. Në këtë mënyrë sot ka marrë fund edhe cikli shumë i ngjeshur i ndeshjeve për këtë ekip teksa në tetë ditë ata kanë zhvilluar plot 7 ndeshje, madje 5 prej tyre shumë të forta.

Kampionati i femrave, nesër luhen ndeshjet e javës së nëntë

0

Ditën e nesërme do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femraveAda kryesuese do luajë edhe këtë javë në transfertë. Nëse të shtunëne e kaluar ajo luajti në Kamëz ndaj Kinostudios dhe fitoi me rezultatin 3-1, këtë herë ajo do udhëtojë drejt Durrësit për t'u ndeshur me Shkëndinë vendase, ndeshje që do të luhet në orën 13.00. Skuadra velipojake vjen në këtë takim "e dërrmuar" ngaqë ditët e fundit ka zhvilluar plot 6 takime në 6 ditë rresht megjithatë për të pritet që të mos ketë ndonjë pengesë të pakëndshme për ndeshjen e nesërme dhe të arrijë një tjetër fitore në kampionat.

Ada e mbyll turneun e Budvas me humbjen 0-8 ndaj Rossyankas

0
Skuadra e Adës në futboll për femra e ka mbyllur ditën e sotme turneun ndërkombëtar të futbollit që u zhvillua në Budva të Malit...

Ada humbet edhe ndaj nënkampiones së Rumanisë me rezultatin 0-4

0

Ekipi i Adës në futboll për femra ka koleksionuar një tjetër humbje në turneun ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Ai kanë luajtur sot ndaj nënkampiones së Rumanisë FCM Tirgu Mures dhe është mundur me rezultatin 0-4. Në fakt, drejtuesit e skuadrës velipojake nuk kanë qenë shumë të shqetësuar në lidhje me këtë humbje. Kjo pasi ata kanë aktivizuar në pjesën e parë krejt formacionin e dytë dhe për rrjedhojë 45 minutat e para janë mbyllur 3-0.

Ada e femrave humbet 0-1 me kombëtaren e Malit të Zi në Budva

0

Sot ka qenë dita e tretë e turneut ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi me pjesmarrjen e 6 ekipeve. Në këtë ditë, kampionia e Shqipërisë është ndeshur me kombëtaren e Malit të Zi. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Kokiçi, Franja, Lazervski, Govori, Djegsina, Lazri, Berisha, Bajrakurtaj, Doçi, Tula dhe Proto. Ndeshja ka qenë shumë e bukur dhe pjesa e parë është shoqëruar me një lojë të barabartë të të dy skuadrave. Rezultati i 45 minutave të para ka qenë i barabartë 0-0.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI