Dervish Haxhiosmanoviç zgjidhet trajneri i Adës së femrave

0

Dervish Haxhiosmanoviç do jetë trajneri I ri I ekipit të Adës në futbollin e femrave. Kampionia  në fuqi e futbollit të femrave më në fund e ka gjetur trajnerin e ri. Pankina e saj, kishte mbetur bosh prej disa ditësh pas dorëheqjes së trajnerit të mëparshëm Fatmir Axhani por ditën e djeshme ajo e ka gjetur zëvendësuesin. Ai është një emër mjaft I njohur për futbollin shkodran dhe atë shqiptar, pikërisht Haxhiosmanoviç, trajneri që me Vllazninë ka fituar tre trofetë e fundit, pikërisht titullin kampion në sezonin 2000- 2001, Superkupën në po atë sezon dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-08.

Futbolli i femrave në pritje të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë

0

Për futbollin e femrave ka gjithnjë e më tepër interes në Shkodër. Dy ekipet e saj, Ada dhe Juban Danja, kanë krijuar një rivalitet shumë të madh me njëra- tjetrën dhe kjo është parë qartë në fazën e parë të kampionatit. Ky rivalitet pritet të jetë prezent edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, trofe ky që pritet të nisë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit. Edhe në këtë kompeticion, rivaliteti më i madh për ta fituar atë, do jetë sërish në mes këtyre dy ekipeve. Si Ada ashtu edhe Juban Danja pritet të kenë edhe ndryshime në përbërje apo dhe në stafet drejtuese.

Juban Danja barazim 1-1 në miqësoren e sotme me Trepça ’89

0

Mesditën e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" të Shkodrës është zhvilluar ndeshja miqësore në futbollin e femrave në mes ekipeve Juban Danja dhe Trepça '89 e Mitrovicës së Kosovës. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe në fund të saj është fiksuar rezultati i barabartë 1-1. Golin e vetëm për ekipin shkodran në këtë ndeshje e ka shënuar kapitenia Advije Veliu.Në fakt, kjo nuk ka qenë ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve.

Femrat: Ada shpallet “kampione e dimrit”, “Juban Danja” e dyta

0

Kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave- Ada e Velipojës është shpallur edhe "kampione e dimrit" për sezonin aktual. Ajo e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit duke qenë në vendin e parë me dy pikë më shumë sesa Juban Danja e vendit të dytë. Ada, sot ka luajtur në Kamëz me ekipin e Dardanisë dhe ka fituar thellësisht me rezultatin 11-0. Në Shkodër ka luajtur ndërkohë skuadra e vendit të dytë- Juban Danja. Ajo ka pritur ekipin e Kinostudios që mbante deri më sot vendin e tretë në renditje. Megjithatë, diferencat në fushë mes dy ekipeve kanë qenë të mëdha.

“Juban Danja”- Ada, të hënën e ardhshme në “Loro Boriçi”

0

Supersfida e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo mes ekipeve të "Juban Danjës" dhe Adës, do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" të hënën e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga presidenti i ekipit të "Juban Danjës", Ferdinand Jaku. "Meqë është një ndeshje e rëndësishme, por për më tepër që luajnë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të kampionatit, menduam se për t'i dhënë bukuri edhe më tepër kësaj ndeshje, ta zhvillojmë atë në stadiumin "Loro Boriçi".

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI