Veleçiku të dielën përballë “Kukësit B”. Gati për fitoren e rradhës
Ada probleme me pankinën, 4 trajnerë në 12 ndeshje
Veleçiku gati ndërhyrjet në merkato. Kërkon medoemos kategorinë e parë
FOTO/ Rikthehen përmbytjet, stadiumi shqiptar kthehet në pishinë…
Komisioni i Apelit nuk ul dënimin për fushën e Veleçikut
Dy fitore rradhazi për Adën, ja kush janë njerëzit që sollën ndryshimin

Tek skuadra e Adës gjërat kanë ndryshuar në mënyrë krejt të papritur. Nga një ekip me shumë probleme, me afrime dhe largime trajnerësh, tashmë është shndërruar në një ekip i cili di të fitojë. Në dy ndeshjet e fundit, ajo ka mundur Partizanin B brenda në Tiranë me rezultatin 3-2, madje duke luajtur me 10 futbollistë, ndërkohë që ditën e djeshme ka fituar edhe me Luzin 1-0.
Ada arrin një tjetër fitore. Çoçja i jep fitoren 1-0 ndaj Luzit

Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e rradhës të kampionatit të kategorisë së dytë dhe Ada e Velipojës ka marrë një tjetër fitore. Këtë herë në fushën e saj ndaj Luzi 2008. Në fund të takimit është vulosur rezultati 1-0 për të. Njeriu që i dha trepikëshin ka qenë mbrojtësi i krahut të majtë Paris Çoçja.
Ada befason Partizanin. E mund 3-2 brenda në Tiranë

Një fitore me shumë vlerë ka arritur skuadra e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ka arritur të fitojë në kryeqytet me rezultatin 3-2 ndaj "Partizani B". Një fitore që mund të ketë çuditur jo pak të tjerët por jo futbollistët dhe stafin teknik të velipojakëve që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit me objektivin e qartë për të mos u kthyer pa pikë.
Ada s’gjen rehati me pankinën, ikën edhe Nika. Ja kush mund të jetë trajneri...

Pankina e Adës nuk po gjen rehatinë e duhur këtë sezon. Largimi i Ersi Çakut nga pankina e Adës u shoqërua me emërimin e Etrit Nikës në këtë post por edhe ai nuk ka vazhduar gjatë. Madje, në ndeshjen e fundit me Klosin, mësohet se ky trajner nuk ka qenë në pankinë dhe skuadra është drejtuar nga drejtori teknik Kujtim Shaba.
Ada befasohet nga Klosi. Humbet 2-3 brenda në Velipojë

Velipojakët prisnin të arrinin fitoren e tyre të tretë në kampionat por janë befasuar ndaj Klosit. Duke luajtur në fushën sportive "Adriatik", Ada është mundur nga miqtë me rezultatin 2-3. Ndoshta askujt nuk ia merrte mendja për një rezultat të tillë. Ka qenë ekipi i Klosit që ka shënuar dy herë brenda pjesës së parë dhe kjo krijoi një problem për vendasit megjithatë ata gjejnë forca dhe në minutat e fundit të pjesës së parë, arrijnë të ngushtojnë shifrat me anë të sulmuesit Galica. Kjo pjesë u mbyll në shifrat 1-2 për Klosin.