Largohet Ersi Çaku. Ada tashmë me një trajner të ri

Tek skuadra e Adës ka ndryshime në pankinë. Trajneri që e drejtoi atë deri në javën e kaluar ka qenë Ersi Çaku. Por ky i fundit tashmë nuk e mban më një post të tillë. Arsyeja është se ai njëkohësisht drejton edhe një ekip moshash tek "AAS". Në këto kushte, nuk ka mundur dot të vazhdojë t'i bëjë të dyja punët njëkohësisht dhe ka vendosur të largohet.
Kategoria e dytë, Veleçiku fiton sërish. Kaçi shënon por Ada humbet

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kategorisë së dytë. Në këto ndeshje spikat fitorja e dytë rradhazi e ekipit të Veleçikut të Koplikut. Në ndeshjen e luajtur në fushën e kompleksit sportiv "Duli", koplikasit kanë fituar me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, ata janë ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të plota- 6 dhe konsiderohen ndër ekipet pretendente për t'u ngjitur në kategorinë e parë.
Albert Kaçi: Ja pse vendosa t’i rikthehem futbollit

Lajmi për rikthimin e tij në fushën e blertë ka bërë disi bujë. Albert Kaçi vendosi që për një moment të shkëputet nga puna me ekipin e Akademisë Vllaznia ku punon si trajner dhe të luajë me fanellën e Adës në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të kategorisë së dytë ku i shënoi dy gola Kevitanit duke i dhënë fitoren 2-0 velipojakëve.
Zyrtare: Ada- Kevitan luhet sot në orën 14.30 në Velipojë

Kërkesa e drejtuesve të Adës për t'i luajtur ndeshjet e këtij sezoni në fushën sportive "Adriatik" të Velipojës është miratuar nga FSHF dhe për këtë arsye, takimi i sotëm me Kevitan do të zhvillohet pikërisht aty. Ndeshja do të nisë në orën 14.30 dhe padyshim që velipojakët do të kërkojnë ta nisin me fitore.
Albert Kaçi i rikthehet futbollit. Shënon dy gola dhe i jep fitoren Adës

Ish- sulmuesi i Vllaznisë së viteve '2000, Albert Kaçi, është rikthyer të luajë futboll. Ndonëse në moshën 36 vjeçare, ndonëse bën edhe punën e trajnerit tek Akademia Vllaznia, ai sërish nuk e ka hequr mendjen nga futbolli i luajtur dhe ftesës së mikut të tij Ersi Çaku që drejton Adën, i është përgjigjur pozitivisht.
Ada kërkesë për t’i luajtur ndeshjet në Velipojë. Sot pritet përgjigja e FSHF-së

Kampionati i kampionatit të kategorisë së dytë do të startojë këtë të dielë dhe Ada sipas kalendarit do të presë në fushën e vet ekipin Kevitan. Nëse sezonin e kaluar velipojakët i kanë zhvilluar ndeshjet në fushën sportive "Reshit Rusi", sivjet duket se gjërat kanë ndryshuar. Drejtuesit e kësaj skuadre i kanë bërë një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Volejbollit për t'i luajtur ndeshjet në fushën sportive "Adriatik" të Velipojës.
Ada s’tërhiqet. Merr pjesë në kategorinë e dytë. Ja kush është trajneri

Periudha e vështirë që ka kaluar së fundi Ada e kishte vënë në pikëpytje pjesmarrjen e saj në kampionat në sezonin e ri. Por në fakt, velipojakët jo vetëm janë rregjistruar në kampionatin e kategorisë së parë por po bëhen gati për ndeshjen e parë të tij, atë që do të luajnë të dielën ndaj Kevitan.
ADA MBET PA TRAJNER. ERSI ÇAKU KALON TEK AAS

Problemet e shumta që kanë shoqëruar Adën në dy sezonet e fundit duket se do të vazhdojnë. Ndonëse po mbyllet muaji gusht, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri.
Pjetri: Ada e Velipojës është në mëshirën e fatit

Nga një skuadër me shumë emër dhe pretendente e përhershme për t’u kualifikuar në kategorinë Superiore, Ada e Velipojës është shndërruar vitet e fundit në një skuadër e dorës së dytë. Problemet në organizimin e saj dhe mungesa e mbështetjes nga e qeverisja vendore bënë që kjo skuadër, jo vetem të mos ishte më e elites në kategorine e parë, por të zbresë në të dytën.
“Vllaznia B” bojkoton “finalen” e sezonit. Nuk udhëton drejt Lushnjës

Pasditen e sotme në "Roza Haxhiu" të Lushnjës është planifikuar të luhet ndeshja e play out-it në mes Sopotit dhe Vllaznisë B, e cila do të përcaktojë edhe fatin nëse librazhdasit do të mbesin në kategori të parë apo do ja lëshojnë këtë vend ekipit të dytë të klubit shkodran. Por ky i fundit duket se ka ndër mend ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje sepse mendon që FSHF ka bërë një gabim në datën e vendosur për zhvillimin e kësaj ndeshje por edhe për qytetin ku do të luhet ajo. Që nga dita e djeshme në media është bërë publik fakti që klubi shkodran i kishte bërë një kërkesë zyrtare institucionit të futbollit shqiptar për shtyrjen e kësaj ndeshje.