“Vllaznia B”, realiteti i ri i futbollit shqiptar

“Vllaznia B” fiton në Tiranë 1-0 ndaj “Partizani B”

“Vllaznia B” mund 3-1 Adën dhe forcon pozitat në vendin e dytë

Ecuria pozitive e rezultateve të ekipit Vllaznia B i cili ka fituar edhe sot, në ndeshjen e rradhës, atë të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit të kategorisë së dytë. Përballë saj ka qenë ekipi i Adës dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 3-1.
“Vllaznia B” mund 4-2 Vorën. Spikasin Dibra dhe Erkoçeviq

Tjetër fitore për ekipin B të Vllaznisë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë së dytë, ai ka mundur 4-2 ekipin e Vorës në ndeshjen e luajtur në "Reshit Rusi". Ndeshja ka dhuruar shumë gola sepse është bërë një lojë e hapur nga të dy skuadrat. Madje, kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët por pa kaluar shumë minuta ka barazuar Arenc Dibra për Vllazninë B. Më pas, do të ishte Bekim Erkoçeviq që do të shënonte golin e avantazhit dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1. Edhe e dyta do të dhuronte po kaq gola. Për shkodranët do të shënonte sërish Dibra ndërsa tjetri do kishte për autor Hallunajn.
Vllaznia B kalon edhe Veleçikun. “Saldon” vendin e dytë

Vazhdon marshimi i suksesshëm i djemve të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja në kampionatin e kategorisë së dytë. Ata kanë arritur të fitojnë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Veleçikut, ndeshje kjo e luajtur në Koplik, në një fushë që konsiderohej shumë e vështirë pasi edhe vendasit donin patjetër fitoren. Përballja në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran. Ka qenë sulmuesi i vendasve që ka arritur të shënojë që në minutën e 5-të të ndeshjes. Por Vllaznia nuk është dorëzuar.
Goli i Dycës i jep fitoren “Vllaznisë B” ndaj “Partizanit B”

Ka rezultuar shumë i rëndësishëm goli i Denis Dycës në ndeshjen e sotme në mes ekipeve "Vllaznia B" dhe "Partizani B'. I shënuar në minutën e 81-të, ky gol i ka dhënë fitoren 1-0 shkodranëve në këtë takim përcaktues për vendin e dytë në renditje. Loja ka qenë pothuajse e barabartë dhe të dy ekipet kërkonin momentin për të ndëshkua njëri- tjetrin. Në një moment gjatë pjesës së dytë madje, kanë qenë futbollistët miq shumë pranë golit teksa kanë goditur edhe traversën e portës së mbrojtur nga Vjerdha. Megjithatë, fundi i takimit ka sjellë golin e shumëpritur.
Dyca i jep fitoren Vllaznisë B në Kukës. Ngjitet në vend të dytë

Një javë e mbarë për të gjitha ekipet e Klubit të Futbollit Vllaznia kjo e fundit. E ka nisur ekipi i parë me atë fitore të shkëlqyer pasditen e së premtes në Vlorë. Kanë vazhduar femrat ditën e djeshme me fitoren 5-0 ndaj Tirana AS, ndërkohë që U-17 ka fituar 2-1 me Olimpic paraditen e sotme dhe më pas, U-19 ka fituar 2-0 ndaj Brian's. E për ta mbyllur ashtu si duhet këtë javë, ka menduar ekipi B. Ai pasditen e sotme ka luajtur ndeshjen e rradhës në Kukës ndaj ekipit B të këtij klubi me të njëjtin emër dhe në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati 1-0 për shkodranët. Golin e fitores e ka shënuar në minutën e 80-të Denis Dyca. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ekipin kuqeblu të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja.
Vllaznia B nesër për fitore në “Reshit Rusi” ndaj Egnatias

Shumë prej kampionateve të futbollit në Shqipëri, përfshi këtu atë të Superligës, të kategorisë së parë dhe të moshave, janë shtyrë për shkak të ndeshjes së kombëtares tonë ndaj Izraelit. Të vetmit që do të jenë në fushë këtë fundjavë janë ekipet e kategorisë së dytë të cilët nesër do të zhvillojnë ndeshjet e javës së pestë të kampionatit. Në Shkodër, në orën 14.00 do të luhet takimi Vllaznia B- Egnatia e Rrogozhinës. Ky konsiderohet një takim i fortë pasi rrogozhinasit vetëm një javë më parë kanë fituar me Albetrolin e Patosit që kryesonte renditjen.
“Vllaznia B” tre ndeshje, tre fitore. Sot mundi 5-0 Internacionalin

Ekipi i dytë i Vllaznisë, ka arritur pasditen e sotme një tjetër fitore. Kjo e treta rradhazi dhe me trepikëshin e sotëm, ai është ngjitur në vendin e dytë në renditje duke qenë vetëm një pikë larg Albpetrolit ndonëse ky i fundit ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Vllaznia B pasditen e sotme në "Reshit Rusi" ka "dërrmuar" ekipin e Internacionalit në shifrat e thella 5-0. Ndeshja vetëm në pjesën e parë ka patur histori.
Vllaznia B merr edhe fitoren e dytë. Fiton 3-2 me Kevitan

Ka nisur e suksesshme ecuria e ekipit B të klubit Vllaznia. Pas fitores 2-0 në javën e kaluar me Luzin në Shkodër, sot ai ka fituar 3-2 në transfertë me ekipin privat të kryeqytetit Kevitan. ndeshja është luajtur në fushën sportive në Yrshek dhe pritej me interes. Nga ekipi i parë i Vllaznisë, si përforcim për këtë ndeshje kanë qenë Dyca, Kruja dhe Kapaklija të cilët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke qenë liderë të ekipit.