Antonio Marku lë Vllazninë. Gati të firmosë për Tiranën
Pas krahut të djathtë, Vllaznisë mund t’I shkatërrohet edhe I majti I mbrojtjes. Kjo ngaqë pas largimit të Dritan Smajlit që ka luajtur më parë në të djathtë të këtij reparti, shumë pranë largimit duket edhe Antonio Marku që ka luajtur në krahun tjetër. Destinacioni I tij I ardhshëm duket se do jetë Tirana. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai ka kontaktuar me trajnerin Nevil Dede dhe administratorin Krenar Alimehmeti dhe tashmë çdo gjë është thuajse e kryer. Ka mbetur vetëm firmosja e kontratës dhe të hënën pasdite 21 vjeçari shkodran mendohet të zhvillojë stërvitjen e parë me bardheblutë. Kjo bëhet punë e kryer tashmë dhe mbetet vetëm realizimi I kësaj transferte. Me largimin edhe të këtij futbollisti, Vllaznia humb një tjetër lojtar dhe kaosi tek ajo duket se shtohet edhe më tepër. Në vend që të vijnë përforcime në merkato, lojtarët vazhdojnë të largohen nga Shkodra dhe ky nuk është një sinjal I mirë për drejtuesit e saj.
Vllaznia e vonuar, merkatoja e saj në vend-numëro
Presidenti Çela me pushime. Vllaznia e re nis punë më 2 korrik
Pas një lodhje të tejskajshme prej 4-5 muajsh, me futbollin por më së shumti me fushatën elektorale, Agron Çela I ka dhënë vetes një kënaqësi të vogël. Të pushojë për 4-5 ditë diku jashtë vendit. Biznesmeni I sapozgjedhur deputet në parlamentin e ardhshëm, ka zgjedhur të pushojë disa ditë. Ai vetë nuk ka preferuar të japë vendin se ku do shkojë bashkë me familjen e tij megjithatë nga ana tjetër ka bërë të ditur se koha për të pushuar nuk do jetë e gjatë. Vetëm 4 pikë. Kjo ngaqë atë e prêt një tjetër “fushatë” e vështirë. Këtë herë jo elektorale por ajo e futbollit për të ndërtuar një Vllazni pretendente për titullin kampion, ashtu siç ka premtuar prej kohësh. Pikërisht para nisjes për në pushime, presidenti Çela ka zgjedhur të ketë një takim me gazetarët për t’u bërë të qartë edhe atyre se çfarë ka ndër mend të bëjë dhe cilat janë projektet e tij të ardhshme.
Ansi Nika: Më pëlqen Vllaznia por s’kam asnjë ofertë prej saj
Vota e sotme, zgjidh dilemat e Vllaznisë të së nesërmes
Futbolli shkodran në fushatë. Kandidatë e mbështetës, të gjithë me flamuj
Zyrtare. Ikën edhe Novoviç nga Vllaznia. Firmos për Dacian
Lika me Skënderbeun vetëm për Europën. Më pas kthim në Shkodër
Vllaznia mes borxhesh të shumta, të reja dhe të vjetra
Çela: Unë korrekt me kontratën. Bashkia të lëvrojë fondin e akorduar
Lajmi I publikuar ditën e djeshme në “Gazeta e Sportit” në lidhje me kaosin financiar që mbizotëron aktualisht tek Vllaznia, e ka bërë të reagojë presidentin e saj Agron Çela. Në një prononcim për mediat, ai ka sqaruar gjithë situatën madje duke shigjetuar jo pak edhe Bashkinë Shkodër për bllokimin e një fondi të miratuar kohë më parë nga Këshilli Bashkiak. Në lidhje me këtë çështje ai ka thënë: “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një kaos financiar tek Vllaznia siç mund të ketë dalë në media gjatë këtyre ditëve. Thjesht ka një pengim të lëvrimit të një fondi akorduar nga Këshilli Bashkiak Shkodër për klubin e futbollit Vllaznia në degën e Thesarit. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 milionë lekësh e miratuar dhe që ende nuk është lëvruar nisur nga fakti që është kohë zgjedhjesh dhe gjithçka është e bllokuar gjatë këtyre ditëve. Me mbarimin e zgjedhjeve, besoj se Brenda pak ditësh, çdo gjë do marrë zgjidhjen e duhur.