Zyrtare. Ikën edhe Novoviç nga Vllaznia. Firmos për Dacian
Lika me Skënderbeun vetëm për Europën. Më pas kthim në Shkodër
Vllaznia mes borxhesh të shumta, të reja dhe të vjetra
Çela: Unë korrekt me kontratën. Bashkia të lëvrojë fondin e akorduar
Lajmi I publikuar ditën e djeshme në “Gazeta e Sportit” në lidhje me kaosin financiar që mbizotëron aktualisht tek Vllaznia, e ka bërë të reagojë presidentin e saj Agron Çela. Në një prononcim për mediat, ai ka sqaruar gjithë situatën madje duke shigjetuar jo pak edhe Bashkinë Shkodër për bllokimin e një fondi të miratuar kohë më parë nga Këshilli Bashkiak. Në lidhje me këtë çështje ai ka thënë: “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një kaos financiar tek Vllaznia siç mund të ketë dalë në media gjatë këtyre ditëve. Thjesht ka një pengim të lëvrimit të një fondi akorduar nga Këshilli Bashkiak Shkodër për klubin e futbollit Vllaznia në degën e Thesarit. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 milionë lekësh e miratuar dhe që ende nuk është lëvruar nisur nga fakti që është kohë zgjedhjesh dhe gjithçka është e bllokuar gjatë këtyre ditëve. Me mbarimin e zgjedhjeve, besoj se Brenda pak ditësh, çdo gjë do marrë zgjidhjen e duhur.
Vujadinoviç peng i rrogave, ja pse s’firmos portieri me Vllazninë
Zbulohet arsyeja pse portieri malazez Mirosllav Vujadinoviç heziton të firmosë për klubin e Vllaznisë. Titullari i padiskutueshëm i portës kuqeblu nuk ka ndërmend të futet në bisedime zyrtare për rinovimin e kontratës pa marrë tri rroga të prapambetura që klubi i detyrohet nga sezoni i kaluar. Lajmin e ka konfirmuar vetë malazezi, nëpërmjet adresës së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. I ngacmuar shpesh nga tifozët shkodranë, për të cilët ai është kthyer ndër futbollistët më të dashur, 30-vjeçari ka qenë i detyruar të sqarojë të ardhmen e tij. Ai ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Vllaznisë edhe sezonin e ardhshëm, por ka theksuar edhe problemin e pagave.
Agron Çela: Unë në parlament? Veç mirë i bën Vllaznisë
Pretendon të jetë në parlamentin e ardhshëm dhe për këtë u ka kërkuar votën edhe njerëzve të futbollit. Futbollistëve, trajnerëve, pjestarëve të Akademisë por edhe veteranëve. Ka ndodhur pasditen e djeshme në një takim që ka patur me to. E kemi fjalën për presidentin aktual të Vllaznisë Agron Çelën. Kuptohet është fushatë elektorale dhe premtime të tilla mbase janë normale megjithatë ai e thotë qartë: “Nuk janë premtime elektorale. Keni për ta parë se çfarë do bëj pas zgjedhjeve”. Salla e mbushur plot, ka mbështetur çdo fjalë të tij. Ajo që mbetet tashmë është të shihet nëse do ta mbështesin edhe në zgjedhjet e 23 qershorit me votë.
Sot mbushen 10 vite pa Myftar Çelën, ish- presidentin e Vllaznisë
Reagon presidenti Çela: Malazezi Bozhoviç u largua me lejen time
Numri 1 I klubit shkodran nuk është dukur aspak I mërzitur nga lajmi i publikuar sot për firmosjen e kontratës së futbollistit malazez Balsa Bozhoviç në Austri. Madje, është parë të jetë I lumtur se nuk I ka penguar karrierën këtij futbollisti për të firmosur një kontratë të re, shumë më të lartë nga ana financiare. Në një prononcim për mediat sonte ai ka thënë: "Bozhoviç ka ardhur dhe më ka kërkuar leje për të shkuar në Austri. Madje po ju them se Bozhoviç ende nuk ka firmosur atje, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Ai do hedhë firmë atje ditën e hënë dhe para se ta bëjë këtë gjë, do jetë këto ditë në Shkodër për të na takuar dhe për të na përshendetur. Arsyeja se pse nuk e penguam këtë futbollistë që të mos shkonte në Austri, ishte oferta e jashtëzakonshme që ai pati nga kjo skuadra austriake. Madje për të qenë I hapur edhe me opinionin publik, po e bëj të ditur.
Belisha drejt largimit nga Vllaznia: Jam në pritje të ofertave
Kapiteni i Vllaznisë, Amarildo Belisha, është në pritje të një oferte nga çfarëdolloj skuadre për të qenë pjesë e saj sezonin e ardhshëm. Megjithatë futbollisti, i cili tashmë është i lirë, preferon që më parë të bisedojë me drejtuesit e Vllaznisë, që kanë deklaruar se e kanë në planet e tyre edhe për kampionatin e ardhshëm. “Duke qenë se kontrata ime me Vllazninë ka përfunduar, tani jam në pritje të një ofertë nga drejtuesit e kësaj skuadre. Kam kaluar momente të mira dhe të këqija me Vllazninë, por tani do të dëshiroja që, nisur edhe nga aspekti familjar, të vijoja punën këtu. Megjithatë, kjo nuk është në dorën time. Duhet një mirëkuptim i gjithanshëm, në mënyrë që të arrihet akordi në bazë të preferencave të mia, por edhe objektivave të klubit.