Grima e Duro pyesin Armando Cungun për Apolonin

0
Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro e ka konsideruar si të vështirë gjatë gjithë këtyre ditëve ndeshjen e rradhës me Apoloninë që do të luhet të dielën pasdite në orën 17.00 në stadiumin "Loro Boriçi". Ai e ka vlerësuar skuadrën...

Gilman Lika del fitues përballë tre shkodranëve të Luftëtarit

0

Tirana ka fituar sot pasdite ndaj Luftëtarit brenda në Gjirokastër me rezultatin 1-0 në kuadrin e javës së katërt të Superligës por përveç kësaj, brenda kësaj ndeshje ka patur edhe një sfidë tjetër më vete. Shkodrani i Tiranës Gilman Lika ka luajtur përballë tre shkodranëve të Luftëtarit, portierit Erind Selimaj, mbrojtësit Alis Boci dhe sulmuesit Jasmin Rraboshta. Nuk ka luajtur në këtë ndeshje për gjirokastritët shkodrani tjetër Behar Ramadani që u ndëshkua me karton të kuq javën e kaluar në Shkodër në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Trajneri Duro: Vllaznia duhet të bëjë kujdes me Apoloninë

0

Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro shpreh bindjen e tij të plotë se ndeshja ndaj Apolonisë, ashtu si ajo e kaluara me Luftëtarin, do të mbyllet me triumfin e kuqebluve. Një besim të tillë, ai e ka shprehur në konferencën e sotme për shtyp teksa deklaroi se nuk bëhet fjalë për nënvlerësim të kundërshtarit por thjesht bazohet tek kontigjenti I lojtarëve që ka në dispozicion dhe tek aftësitë e tyre. “Unë gjithmonë e kam thënë se çdo ndeshje ka rëndësinë e saj.

Portieri Vujadinoviç mund ta lërë Vllazninë në janar

0

Nëse portieri I dytë I Vllaznisë Enis Gjokoviç ka patur një ofertë nga Mali I Zi dhe ai ka refuzuar të lërë Vllazninë, e ka patur edhe një arsye më tepër për ta bërë këtë gjë. Burime pranë tijnë bëjnë të ditur se kanë qenë edhe drejtuesit e klubit shkodran ata që nuk e kanë lejuar atë të prishë kontratën. Ka ndodhur kështu, ngaqë Vllaznia nuk ka ndonjë portier tjetër për ta patur të gatshëm si rezervë e për më tepër, në janar skuadra  mund të gjendet e papërgatitur ngaqë me shumë mundësi mund të largohet portieri I parë Miroslav Vujadinoviç. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit kuqeblu, sipas të cilit, portieri nga Podgorica po insiston për t’u larguar nga Shkodra. Arsyeja është një ofertë shumë e mirë që ai ka marrë nga një skuadër tjetër.

Ansi Nika, 90 minuta në humbjen e sotme të Teutës ndaj Besës

0
Futbollisti shkodran Ansi Nika ka luajtur sërish si titullar në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në mes Teutës së tij dhe Besës së Kavajës. Ndeshja është luajtur në fushën e kësaj të fundit dhe është fituar nga kavajasit...

Trajneri Duro vendos: 11-metërshat tek Vllaznia i gjuan Smajli

0

Në ndeshjen ndaj Luftëtarit ka patur një moment që ka ngjallur edhe njëfarë diskutimi në ambjentin sportiv shkodran. Bëhet fjalë për gjuajtjen e 11-metërshit nga Smajli në pjesën e dytë, I cili u konkretizua me gol që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të ndeshjes. Por para se ta ekzekutonte këtë 11-metërsh, ka qenë mbrojtësi Tefik Osmani ai që nga mbrojtja e tij vrapoi drejt zonës kundërshtare, e mori topin në duar dhe pasi komunikoi diçka me Smajlin, deshi ta ekzekutonte ai këtë gjuajtje nga pika e bardhë.

Trajneri Duro kritika sulmit. Pres reagim ndaj Apolonisë

0

U arrit fitorja e parë dhe kjo sigurisht që ka rritur moralin. Mirëpo, në Shkodër ka një problem: sulmi nuk po reagon. Në tri javë të zhvilluara janë realizuar 4 gola, tri prej të cilëve i ka shënuar një mbrojtës, Dritan Smajli. Ky i fundit meriton elozhe dhe vetë trajneri nuk ia ka kursyer, por ai e ka hallin te ofensiva, që ende nuk e ka gjetur veten. Një ditë më parë, Shpëtim Duro ka analizuar së bashku me skuadrën ndeshjen me Luftëtarin. Ai ka nxjerrë konkluzionet pas këtij trepikëshi të arritur. Nga sa mësohet, tekniku i kuqebluve ka vlerësuar në tërësi skuadrën për shpirtin luftarak që ka treguar në fushë. Ndërkohë, ai nuk ka lënë pa përmendur dhe disa gabime që janë bërë gjatë ndeshjes. Por fatmirësisht ato nuk ndikuan në rezultat.

Klodian Semina: 3 pikët e Luftëtarit vlejnë nëse mundim Apoloninë

0

Aktivizimi I tij në dy ndeshjet e fundit si titullar, ka bërë që ai të ndjehet edhe më mirë tek Vllaznia. Klodian Semina iu bashkia skuadrës shkodrane në limitet e merkatos ngaqë nuk arriti të firmoste në Maltë dhe megjithëse nuk u mendua fillimisht si titullar, shumë shpejt arriti të kapë formacionin. Ka luajtur ndeshjen e parë në Kukës e të dytën ndaj Luftëtarit dhe në të dy këto takime, skuadra nuk ka pësuar gol. Çka tregon se ai dhe lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes e kanë bërë më së miri detyrën e tyre. E rëndësishme mbi të gjitha ishte fitorja në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, trepikësh ky që vlerësohet mjaft edhe nga Semina që do shprehej: ““Kjo fitorja me Luftëtarin ishte e rëndësishme por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Dritan Gjyrezi: Rrumenige premtoi se do vijë në Shkodër

0

Anëtarësimi I klubit Vllaznia në Shoqatën e Klubeve të Europës pritet të sjellë shumë të mira për të sidomos në aspektin e promovimit të emrit dhe vlerave të tij. Ai që e thotë këtë është njeriu I cili ka negociuar për këtë anëtarësim, pikërisht menaxheri shkodran I futbollit Dritan Gjyrezi. Ky I fundit, ka marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj shoqate që u zhvillua javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës. Gjatë zhvillimeve të punimeve të kësaj Asambleje, ai ka patur disa takime me presidentin e saj, gjermanin e mirënjohur Karl Hainz Rrumenige. Madje në adresë të tij ka ardhur edhe një ftesë nga ana e kryebashkiakut Lorenc Luka për të vizituar Shkodrën. Këtë e konfirmon vetë Gjyrezi që për “Shkodra Sport” do të shprehej:

Karakaçi: S’doja të ikja nga Vllaznia. Ma imponoi situata largimin

0

Sezonin e kaluar në disa ndeshje ka qenë edhe titullar në formacionin e Vllaznisë. Madje me trajnerin Rudi Vata, në të parën ndeshje që luajti në formacion, atë ndaj Apolonisë në Fier, arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes që do t'i hapte rrugën fitores së skuadrës shkodrane. Abaz Karakaçi ndonëse konsiderohej si një nga të rinjtë më me të ardhme i Vllaznisë, këtë sezon nuk është pjesë e saj. Ai është huazuar tek Partizani ngaqë tek skuadra kuqeblu nuk kishte hapësira për të nisur nga numri i madh i lojtarëve të ardhur në merkaton e verës. Largimi nga skuadra nuk ka qenë një dëshirë e tij megjithatë mesfushori 20 vjeçar thotë se në njëfarë mënyre ka qenë i detyruar ta bëjë këtë gjë. Ja si shprehet në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com, Abaz Karakaçi:

FUTBOLLI I FEMRAVE

Jo vetëm trofeu i Vllaznisë si ekip, Megi Doçi merr edhe...

0
Vllaznia ne futboll per femra mbremjen e sotme ka "rrembyer" nje tjeter trofe, pikerisht ate te turneut nderkombetar te futsalles te zhvilluar ne qytetin...

HISTORI