Belisha: Vllaznia beson tek vetja. Mund të shkojmë larg

0

Vllaznia nuk ka bërë blerje të mëdha, nuk ka emra të mëdhenj në rradhët e saj, por mund të bëjë mirë në vazhdimin e sezonit. Kjo është ideja e kapitenit të saj Amarildo Belisha I cili mendon se skuadra, pjesë e së cilës ai është, më mirë do ishte të ndiqte shembullin e Teutës së këtij sezoni, sesa atë të Skënderbeut apo ndonjë skuadre që ka shpenzuar shuma të mëdha për marrjen e lojtarëve.

Merkaton “in extremis”: Firmosin Gordan Vuk dhe Ervis Kraja

0

Shkodranët pritej të bënin një lëvizje të fundit por në fakt kanë bërë dy të tilla sonte. Kroati Gordan Vuk dhe shkodrani Ervis Kraja kanë firmosur për Vllazninë dhe tashmë do jenë pjesë e saj për gjysmën e dytë të sezonit. Për rrjedhojë, drejtuesit e klubit i kanë futur në listën e federimit dhe ata tashmë do jenë në dispozicion të trajnerit Vata. Për kroatin Vuk lëvizja ndoshta ishte e pritshme ngaqë ai ka kohë që është në bisedime me Vllazninë dhe prandaj sot pasdite gjërat u konkretizuan edhe ngaqë nuk u bë e mundur marrja e brazilianit Da Silva.

Vata: Kam të njëjtin entuziasëm si në fillim

0

E ka nisur me fitore vitin 2012 trajneri I Vllaznisë Rudi Vata por duket qartë se ai nuk e ka atë humorin e ditëve më parë. Planet e tij janë prishur shumë për të mos thënë se nuk është realizuar asgjë prej tij dhe në kushte të tilla, I mbetet të bëjë më të mirën nga vetja e tij me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Vata: Vllaznia s’është pretendente në Kupë

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata më në fund është "dorëzuar". Ai e ka pranuar se skuadra që ai drejton nuk është pretendente për të fituar Kupën e Shqipërisë, por nga ana tjetër, ka lënë të kuptohet se nëse ekipi i tij luan fort dhe ashtu siç duhet, nuk do ishte çudi që të shkonte shumë larg. Pse jo edhe në finale të kupës apo dhe ta fitojë atë. Deklaratën e ka bërë në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH mbrëmjen e së dielës teksa e ka pranuar se projekti i tij për të ndërtuar një skuadër pretendente, thuajse ka dështuar.

Dimo firmë për Skënderbeun. Vllaznia “me gisht në gojë”

0

Sulmuesi i Bylisit Amarildo Dimo nesër firmos zyrtarisht me Skënderbeun e Korçës. Marrëveshja është mbyllur pasditen e sotme teksa në Ballsh për të ndjekur ndeshjen Bylis- Tirana, ka qenë edhe presidenti i korçarëve Zeqo. Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga vetë lojtari, sipas të cilit nesër do hidhet firma kur ai të mbërrijë në Korçë. "Po kam rënë dakord që të firmos për Skënderbeun. Më vjen keq që nuk arrita të vij në Shkodër sepse kisha dëshirë të madhe por ajo nuk u bë e mundur ngaqë drejtuesit e klubeve nuk arritën akordin. Megjithatë unë sonte do t'i telefonoj drejtuesve të Vllaznisë dhe trajnerit Vata për t'i thënë faleminderit për konsideratën që patën për mua megjithatë nuk paska qenë e shkruar që unë të luaj për ta"-ka thënë ai ekskluzivisht për gazetën "shkodrasport.com".

Da Silva, i vetmi që mund t’i shtohet Vllaznisë

0

Për të tjerët është mbyllur çështja e ardhjes tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin Dimo dhe mbrojtësin kroat Vuk. Për ata, drejtuesit shkodranë kanë vendosur të heqin dorë. Nuk do harxhohen paratë për marrjen e tyre. Kjo është vendosur ditën e sotme pas takimit që kryebashkiaku- president Lorenc Luka ka patur në zyrën e tij me trajnerin Rudi Vata. Sipas numrit 1 të klubit, Vllaznia nuk do shpenzojë më për të blerë lojtarë ngaqë me këto shpenzime nuk ka asnjë garanci për arritjen e ndonjë rezultati të mirë në pjesën e dytë të sezonit, siç mund të ishte fitimi I kupës së Shqipërisë. Në kushte të tilla, është menduar më mirë të kursehen ato para dhe të mendohet ndoshta që tani për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Trajneri Vata: Vllaznia duhet të ecë në këtë rrugë

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka qenë në tërësi i kënaqur nga loja që ka zhvilluar skuadra e tij dhe e kupton që për momentin asaj nuk mund t'i kërkosh të luajë 90 minuta si në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Laçit. Po ashtu, vetë ai e pranon se skuadra e tij nuk është pretendente në kupë por nëse luan gjithnjë kështu si sot, ajo mund të shkojë larg. Ja deklarata e tij e plotë në konferencën e sotme për shtyp: “Çdo ndeshje ka 90 minuta ku i kërkohet lojtarëve të mi të japin maksimumin. Ato e bënë dhe jam i kënaqur shumë me rezultatin dhe me mënyrën se si e interpretuam lojën në pjesën e dytë. Për momentin unë nuk mendoj se ka shumë skuadra përveç Barcelonës që luan 90 minuta futboll dhe që bëjnë spektakël. Ne jemi Vllaznia e shkodrës.

Vllaznia mbyll merkaton: Da Silva e Dimo jashtë

0

Skuadra shkodrane e ka mbyllur merkaton e dimrit vetëm me tre blerje. Brnoviç, Jabllan dhe Moreno janë të vetmit që kanë firmosur sepse të tjerë nuk do ketë. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit Vllaznia sipas të cilit, kuqeblutë nuk e kanë ndër mend të shpenzojmë më nga ana financiare përderisa në treg nuk ka lojtarë më të mirë sesa ata që janë aktualisht në skuadër. Në të tillë pozita, është hequr mesa duket dorë përfundimisht edhe nga dy lojtarët që janë nën kontratë me Bylisin, Da Silva dhe Dimo. Për të dy ata kishte shumë shpresë nga ana e trajnerit Vata se do t’I kishte pjesë skuadrës së tij për vazhdimin e sezonit, madje I konsideronte dy pika shumë të forta të Vllaznisë, në mbrojtje dhe sulm.

Sukaj-Vajushi-Shtubina: Ja paguajmë ne gjobën Sykajt

0

Solidaritet shokësh. Kështu mund të cilësohet ajo çfarë duan të bëjnë tre ish-futbollistë të Vllaznisë. Xhevahir Sukaj, Armando Vajushi dhe Ndriçim Shtubina, janë çuditur kur kanë mësuar nga faqja e shkodrasport.com se klubi Vllaznia ka gjobitur me 50 për qind të rrogës mujorë mbrojtësin Arsen Sykaj për një deklaratë në media.Një gjë shumë interesante kjo edhe për të shpjeguar sa të lidhur janë futbollistët shkodranë me njëri-tjetrin. I pari që e ka propozuar këtë gjë ka qenë Vajushi i cili në komentet e tij në faqen tonë ka thënë:

Luka- Vata, takim sot në Bashki. Mbyllet merkatoja

0

Një ditë përpara nisjes së ndeshjeve zyrtare për vitin 2012, kryetari I Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht edhe presidenti I klubit Vllaznia, Lorenc Luka, ka patur një takim me trajnerin Rudi Vata në zyrën e tij. Tema të bisedës kanë qenë sigurisht ato mbi mbarëvajtjen e skuadrës. Janë diskutuar për atë çfarë ka ndodhur tek skuadra gjatë kësaj periudhe, me largimet dhe afrimet e lojtarëve. Po ashtu është folur edhe për merkaton teksa kryebashkiaku Luka i ka komunikuar trajnerit faktin që nuk do ketë më blerje. Nga sa duket, klubi shkodran duke e parë veten jashtë objektivave këtë sezon, do të kërkojë të mos shpenzojë më para të kota.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI