Vllaznia ndjen rrezikun e “play- out”- it. Edhe 180 ankthi për të
Barazimi i fundit me Tomorin ka bërë që te Vllaznia të nisin “ethet” e kalimit në zonën e “play out”-it, gjithnjë nëse do të humbasë në dy takimet e ardhshme. Numri një i pankinës shkodrane, Armir Grima, dhe stafi i tij kishin shumë besim se skuadra që drejtojnë do ta zgjidhte këtë çështje, por ndaj beratasve loja e Vllaznisë ka qenë zhgënjyese. Edhe pse për mediat stafi teknik nuk ka pranuar të prononcohet për këtë takim, me lojtarët ata kanë qenë tepër të ashpër. Nga sa mësohet, nuk kanë munguar kritikat e forta që në mbarim të takimit për të gjithë lojtarët pa përjashtim. Tekniku Grima ka qenë mjaft i revoltuar për atë çka kanë dhënë të tijtë, por edhe për rrezikshmërinë që mund të sjellë një paraqitje e tillë në dy takimet e fundit, sa i përket zonës së “play out”-it. Mërzitjet e numrit një të pankinës shkodrane kanë pasur si shtysë të vetme lojën tepër të vakët të ekipit të tij në të gjithë aspektet, sidomos në vijën e sulmit.
300 tifozë në stadium, rekordi më negativ i “Loro Boriçit” prej vitesh
Prania e vetëm 300 tifozëve në ndeshjen Vllaznia- Tomori që u luajt të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, mund të shënohet si rekordi më negative I pranisë së pakët të tifozëve shkodranë në këtë stadium. Rezultatet zhgënjyes të kuqebluve këtë sezon, I kanë zhgënjyer së tepërmi tifozët e tyre të cilët e kanë braktisur tashmë Vllazninë. 97 tifozëve që ishin present në tribunë përkarshi, u shtoheshin edhe rreth 20 vetë nga ata të grupimit “Vllaznit- Ultras” që gjithsesi e bënë punën e tyre duke brohoritur vazhdimisht për skuadrën e tyre të zemrës.
Te Vllaznia mungon organizimi dhe serioziteti
Opinion nga Erjon PICOKA
Vajushi, Sukaj, Shtubina, Nallbani apo edhe ndonjë tjetër, janë të gatshëm të kthehen tek Vllaznia. Lojtarët në fjalë e kanë shprehur shumë herë që presin përgjigje nga drejtuesit se çfarë do bëhet me këta lojtarë, por siç duket drejtuesit nuk lexojnë, nuk shohin, as nuk dëgjojnë fare. Kjo është për të ardhur keq se si trajtohen sportistët në Shkodër nga Bashkia , me rastin e fundit edhe të Erkand Qerimajt. Gjithmonë jemi të vonuar në merkato. Tek klubi i futbollit Vllaznia mungon prej vitesh një organizim serjoz për të shpallur një Vllazni kampione.
Vajushi, Sukaj, Shtubina, Nallbani apo edhe ndonjë tjetër, janë të gatshëm të kthehen tek Vllaznia. Lojtarët në fjalë e kanë shprehur shumë herë që presin përgjigje nga drejtuesit se çfarë do bëhet me këta lojtarë, por siç duket drejtuesit nuk lexojnë, nuk shohin, as nuk dëgjojnë fare. Kjo është për të ardhur keq se si trajtohen sportistët në Shkodër nga Bashkia , me rastin e fundit edhe të Erkand Qerimajt. Gjithmonë jemi të vonuar në merkato. Tek klubi i futbollit Vllaznia mungon prej vitesh një organizim serjoz për të shpallur një Vllazni kampione.
Vllaznia vetëm barazim 0-0 me Tomorin në Shkodër
90 minuta shumë të dobëta me raste të pakta shënimi dhe në fund një barazim 0-0 që ka kënaqur pjesërisht vetëm Tomorin. Vllaznia nga ana e saj nuk ka arritur të dominojë në fushë. Ndonëse lojtarët e saj e kanë kontrolluar më tepër topin, ata nuk kanë arritur të krijojnë raste shënimi. Në këtë ndeshje të luajtur mesditën e së dielës në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka luajtur me formacionin e saj më të mirë por kjo nuk ka ndikuar në fushë. Miqtë nga Berati janë mbrojtur mirë, kanë kërkuar madje hera-herës edhe kundërsulmin e shpejtë por pa rezultat. Rastet më të mira të kuqebluve kanë qenë ato të Krajës në fundin e pjesës së parë kur gjuan mbi traversë, shtylla e Smajlit në minutën e 79-të dhe rasti I Erkoçeviç 8 minuta para fundit.
Vllaznia 2012-13, drejtuesit bëhen “memecë”
Opinion nga Gjergj KOLA
Tre futbollistë shkodranë janë të gatshëm të kthehen për sezonin e ardhshëm. Të tjerë mund të jenë në rradhë për ta bërë një gjë të tillë. Ata presin vetëm një gjë: Ftesën e drejtuesve të Vllaznisë. Më shumë sesa kaq, këta futbollistë duan një premtim: ndërtimin e një skuadre pretendente për titullin kampion. Për t’I bërë të gjitha këto, nga ana e Bashkisë Shkodër, pronarja aktuale e klubit shkodran, duhen hedhur shuma të mëdha parash për sezonin e ardhshëm. Por në fakt, nuk është koha mesa duket për ta bërë një gjë të tillë. Në kushte të tilla, ka shumë dilema për të ardhmen.
Vllaznia prodhon sërish debat në Këshillin Bashkiak
Duket se në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Shkodër nuk do ketë qetësi derisa problemet e sportit të vihen në rrugët e duhura për të gjetur zgjidhjet e duhura. Nëse në mbledhjen e rradhës së kaluar, një deklaratë e nënkryetarit Troshani para këshilltarëve, trazoi “ujërat” në ekip, çka çoi pastaj edhe në shkarkimin e Rudi Vatës nga posti I trajnerit, dje ka patur sërish debat. Këtë herë për njohjen e kontributeve të ish-donatorëve të Vllaznisë në vite. Këshilltari Erogen Brajoviç ka ngritur sërish shqetësimin e tij se pse kërkesa e këtyre 6 donatorëve nuk vjen në Këshill ndonëse ka 4 muaj që është paraqitur? Për këtë pyetje, ai nuk ka marrë përgjigjen e duhur, madje nga kryetari I Këshillit Bashkiak Bardh Lohja, në njëfarë mënyre është anashkaluar një diskutim I tillë duke u justifikuar se atë gjë e dinë drejtuesit e Bashkisë.
Sukaj & Vajushi: Duam të kthehemi. Vllaznia e ka në dorë
Dy nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë së këtij edicioni por edhe atij të kaluarit, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi, kanë dëshirë të kthehen sërish në Shkodër. I pari luan në Iranin e largët, I dyti në Bullgari. Të dy po luajnë me ekipet e tyre dhe dëshira për të ardhur sërish në qytetin e tyre, nuk ka të bëjë me mosaktivizimin me ekipet aktuale. Nuk ka të bëjë as me paratë sepse atje ku janë, marrin shumë më tepër se tek Vllaznia. Arsyeja pse duan të kthehen ka të bëjë me mërzinë që u shkakton qëndrimi larg familjeve të tyre, larg ambjentit shoqëror dhe mbi të gjitha, larg Vllaznisë, skuadrës së tyre të zemrës.
Vllaznia me formacion të plotë ndaj Tomorit
Për ndeshjen e rradhës ndaj Tomorit, skuadra shkodrane do të jetë e plotë në përbërjen e saj. Kuptohet me kontigjentin aktual sepse futbollistë të tillë si Hasani dhe Bardulla, i kanë dhënë fund sezonit me dëmtimet që kanë patur. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë, madje duke përfshirë këtu edhe malazezin Popoviç që duket se e ka lënë pas dëmtimin që e ka shqetësuar prej tre javësh. Edhe kapiteni Belisha i ka kaluar problemet shëndetësore që ka patur ndërsa Hajdari e Sykaj rikthehen nga pezullimet me kartona. Edhe tre futbollistët malazez që u lanë pushim nga ana e trajnerit Grima për ndeshjen me Skënderbeun, tashmë janë të gatshëm. E kemi fjalën për Petroviç, Brnoviç dhe Jabllan.
Superliga, shënojnë sërish Erjon Vucaj dhe Bekim Bala
Ashtu si në javën e kaluar, edhe sot kanë shënuar sërish futbollistët shkodranë që luajnë për skuadrat e tjera të Superligës shqiptare. Dhe janë sërish Erjon Vucaj e Bekim Bala që kanë bërë një gjë të tillë. Por nëse goli i Balës nuk ka patur dhe aq vlerë ngaqë skuadra e tij në fund është mundur nga Dinamo, goli i Vucajt mund të rezultojë si më deçizivi i këtij kampionati. Ai ka shënuar për Laçin në minutat e para të pjesës së dytë duke i dhënë fitoren kësaj skuadre pikërisht ndaj Teutës kryesuese të kampionatit. Vucaj është një lojtar që po spikat tek Laçi prej tre sezonesh duke treguar aftësi shumë të mira goditëse nga jashtë zone, ashtu siç veproi edhe sot kur shënoi një gol shumë të bukur.
Trajneri Grima: Bëmë më të mirën e mundshme ndaj Skënderbeut
Humbja e sotme në Korçë, në njëfarë mënyre ka qenë e pritshme në kampin shkodran nisur nga mungesat e shumta që ka patur Vllaznia për këtë ndeshje. Në fushë kanë qenë shumë lojtarë të rinj të cilët megjithatë kanë bërë një paraqitje të mirë. Edhe trajneri Armir Grima ka folur me tone pozitive pas ndeshjes në lidhje me paraqitjen e tyre. Për faqen zyrtare të klubit shkodran, ai ka thënë: "E dinim që ishte një ndeshje e vështirë ajo me Skënderbeun në Korçë. Vendasit kërkonin me ngulm pikët për të rimarrë kreun, ndërsa ne udhëtonim drejt Korçës me një ekip me shumë mungesa. Megjithatë, përgjithësisht jam i kënaqur nga paraqitja në fushën e lojës së djemve që u aktivizuan. Ata besoj u impenjuan maksimalisht me aftësitë e tyre.