Zoti Vata, ja ku është lista!
Koment nga Gjergj KOLA
Në pamje të parë duket një "luftë" e gazetarëve të Shkodrës me trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata. Këtë të paktën mundohet të thotë trajneri sa herë që e gjen rastin. Madje, nuk ngurron të lërë as ekipin në Ulqin e të vijë deri në Shkodër në një studio televizive për të thënë se "gazetarët e Shkodrës gënjejnë, ata janë mësuar gjithë jetën e tyre të gënjejnë" e të tilla paçavura.Në të njëjtën kohë kur trajneri i Vllaznisë ishte në këtë studio, në një studio tjetër, atë të televizionit Rozafa transmetoheshin pamjet ekskluzive të listës së famshme të hartuar nga trajneri për 16 lojtarët që do largoheshin nga Vllaznia gjatë merkatos së janarit.
Merr fund çështja “Sukaj”. Klubi Vllaznia i jep letrat
Ka marrë fund çështja “Sukaj”. Ndonëse u tha se ai kishte firmosur në Iran, vetëm në orët e para të mbrëmjes së djeshme është bërë realitet marrja e leje-kalimit nga ana e klubit Vllaznia. Drejtuesit e këtij të fundit kanë qenë prej ditësh në kontakt me menaxherët që e kanë çuar sulmuesin shkodran në Iran si dhe me drejtuesit e Sepahan, për të bërë gjithçka në këtë lëvizje sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.
Vata : Dua të shikoj Vujadinoviçin e Kupave të Europës dhe jo atë aktualin
Portieri i Vllaznisë, Miroslav Vujadinoviç mbetet një ndër emrat dhe lojtarët më kryesorë të skuadrës edhe pse forma e tij nuk është shumë e mirë. Lojtari ka qenë në tratativa për t’u larguar madje e ka kërkuar vetë një gjë të tillë. Pas shumë përpjekjesh qoftë përosnale të tij por dhe të mënaxherëve të ndryshëm, drejtuesit e kuqebluve kanë arritur të bindin lojtarin për të qëndruar në skuadër të pakten deri në fund të sezonit. Nuk duhet anashkaluar fakti që ka patur shumë diskutime për largimin apo jo të Vujadinoviçit. Një ndër ato që ka hapur dritën jeshile ka qenë vetë tekniku Vata.
Edi Martini: Vllaznia s’po mendon për të ardhmen
Deklarata e tij tre ditë më parë në Ulqin teksa fliste për Vllazninë, është keqinterpretuar. Edi Martini duke qenë prezent në ndeshjen miqësore Vllaznia- Luftëtari, ka shprehur një mendim për skuadrën e tij duke theksuar shqetësimin që ndjente për praninë e 13 futbollistëve e huaj njëherazi në rradhët e saj, duke patur frikë edhe për ecurinë e Vllaznisë në të ardhmen.
Fimos Sergi Moreno, shkon në tre numri I blerjeve
Edi Martini: Absurde një Vllaznia me 13 të huaj
Pesimizmi në kampin shkodran për një të ardhme të sezonit aspak më të mirë sesa deri tani, ka pushtuar jo vetëm tifozët kuqeblu por edhe më gjerë. Njëri nga ata që nuk është aspak I kënaqur me mënyrën si shkojnë punët aktualisht tek Vllaznia, është edhe ish-futbollisti dhe ish-trajneri I saj Edi Martini. I pranishëm në Ulqin ditën e shtunë për të ndjekur miqësoren Vllaznia- Luftëtari, 37 vjeçari ka deklaruar se në fushën e lojës, nuk vërejti asnjë lloj ndryshime mes dy skuadrave, pavarësisht se njëra bën pjesë në Superligë dhe tjetra në kategorinë e parë.
“Supermarketi” Vllazni: 13 të huaj të stërvitje
Sondazhi: Rudi Vata fajtori dështimit të merkatos së Vllaznisë
Ka mjaftuar një sondazh I zhvilluar katër ditët e fundit në faqen e gazetës online “shkodrasport.com”, për të kuptuar se çfarë mendimi kanë njerëzit, kryesisht tifozët e Vllaznisë në lidhje me faktorët që çuan në dështimin e merkatos së kuqebluve. Shumica e njerëzve që kanë marrë pjesë në votim, kanë qenë të mendimit dhe fajtori kryesor për këtë dështim apo më mirë të themi për problemet e shfaqura në merkaton e janarit tek Vllaznia, është trajneri Rudi Vata. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për pak vota. 349 vetë ose 85.1 % e njerëzve që kanë votuar në këtë faqe, kanë qenë të këtij mendimi pra për trajnerin. 50 vetë ose 12.2 % e njerëzve kanë fajësuar drejtuesit e klubit ndërsa 11 vetë ose 2.7 % kanë votuar për faktorë të tjerë që kanë çuar në këtë dështim të Vllaznisë në merkato.
Algjeriani Benounes vazhdon provën, ikin Ziba, Uashington dhe Singbo
Tek Vllaznia është prishur harmonia e grupit
Opinion nga Apollon HAXHI
Tashmë kur përgatitjet dimërore në pritje të rifillimit të sezonit futbollistik janë në përfundim për të gjitha ekipet shqiptare, në lidhje me skuadrën tonë- Vllazninë dhe perspektivën e saj, desha të jap disa mendime sipas gjykimit tim. Së pari, gjendja e ekipit pas përfundimit të mesit të sezonit aktual njihet nga të gjithë dhe luhatjet e vazhdueshme si në paraqitje ashtu edhe në rezultate kanë shkaqet e tyre.