“Paradoksi”: Sykaj në kombëtare, tek Vllaznia në dyshim!

0

Arsen Sykaj me ndryshimet fundit në listën e lojtarëve, do jetë në planet e trajnerit De Biazi për zborin e tij të parë në krye të kombtares tonë. Sigurisht që ky ka qenë lajmi më I mirë që lojtari I cili ende nuk I ka mbushur 22 vjetët, ka marrë në vitin 2012. I pyetur në lidhje me këtë lajm të marrë, Sykaj ka thënë kështu për “Sporti Shqiptar”:

Zyrtare: Ivan Jabllan, një sulmues- race firmos për Vllazninë

0

Gjërat nuk kanë ndryshuar.Ashtu siç ishte thënë, sonte është bërë realitet firmosja e kontratës për sulmuesin malazez Ivan Jabllan. Ai mesditën e sotme ka patur një takim me presidentin e ekipit të tij, Llovçen të Cetinjës të cilit I ka kërkuar ta lërë të lirë të largohet për tek Vllaznia dhe pas shumë diskutimesh, kjo është bërë realitet. Menjëherë pas kësaj, ai ka marrë rrugën për në Shkodër teksa është takuar me drejtuesit e lartë të klubit shkodran. Takimi është bërë në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Ritvan Troshani dhe pasi janë biseduar të gjitha pikat e kontratës, në orën 20.00 pastaj është bërë edhe hedhja e firmës në kontratë para noterit.

Vllaznia, gati kontratat me Jabllan, Moreno e Vuk

0

Vllaznia nesër e pasnesër pritet të mbyllë tre kontrata. Ivan Jabllan, Sergi Moreno dhe Gordan Vuk kanë marrë miratimin e stafit drejtues të Vllaznisë dhe pritet vetëm hedhja e firmave në kontratë. Edhe sa I takon anës financiare, drejtuesit e klubit kanë gjetur thuajse gjuhën e përbashkët me menaxherët e lojtarëve. I pari që do firmosë, do jetë sulmuesi malazez Ivan Jabllan. Ashtu siç u bë e ditur dje, ai ka rënë dakord me drejtuesit kuqeblu sa I takon anës financiare madje pardje që ka qenë në Shkodër, ka marrë edhe një kopje të kontratës me vete në Cetinjë për t’I parë në detaje pikat e saj dhe nesër mendohet të vijë për të hedhur firmë.

Vllaznia akord me sulmuesin Jabllan. Nesër firma

0

Në repartet e tjera, skuadra edhe mund “të arnohej”. Në sulm jo. Sepse nuk ka  patur asnjë lojtar që mund të zgjidhë punë ashtu siç duhet. Edhe sulmuesit e vetëm që janë në skuadër, dy të rinjtë Gjini dhe Erkoçeviç nuk janë duke e bindur shumë trajnerin Vata. Në kushte të tilla, dje drejtuesit e Vllaznisë janë detyruar të bëjnë “prapa-kthehu” në qëndrimin  e tyre ndaj futbollistit malazez Ivan Jabllan.

Malazezi Petroviç dërgon Vllazninë në Uefa

0

Mbrojtësi malazez I Vllaznisë Gavrilo Petroviç do ta dërgojë çështjen e tij në Komisionin e Disiplinës të UEFA-s për prishjen e njëanshme të kontratës nga klubi shkodran. Lajmi është bërë I ditur nnga vetë futbollisti dhe menaxheri I tij Leko Pranvera. Ata kanë qenë në Shkodër për të biseduar me krerët e klubit kuqeblu në lidhje me këtë çështje por kanë dalë të zhgënjyer nga përgjigja që kanë marrë prej tyre dhe në këtë mënyrë, deklarojnë se do ta ndjekin këtë çështje në institucionet përkatëse për të kërkuar respektimin e kontratës.

Rudi Vata: Vllaznia e vonuar në merkato

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata pas ndeshjes së djeshme është shprehur se nuk shqetësohet shumë nga humbja por për të, e rëndësishme është që skuadra u paraqit mirë dhe forma e saj po vjen gjithnjë në rritje. Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve edhe në lidhje me merkaton teksa është shprehur: "Sulmuesi Vujaçiç ka dy ditë që po provohet tek Vllaznia dhe me paraqitjen e bërë sot mendoj se nuk ka bagazhin e duhur për të vazhduar me ne dhe prandaj do ta ndërpresë provën e saj. Ndërsa për mbrojtësin maqedonas, luajti vetëm pak minuta sot dhe nuk mund të jap një mendim më të plotë prandaj dhe do ta shohim sërish.

Gocaj: Vetë nuk iki nga Vllaznia, veç po më larguan

0

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për të. Lakimi I emrit në media si një nga lojtarët e mundshëm për t’u larguar nga Vllaznia, e kanë shqetësuar pa masë mesfushorin Olsi Gocaj. 22 vjeçari në të dytin sezon me kuqeblutë, ka qenë gjithnjë stabël në formacion por thuhet se kohët e fundit nuk ka qenë ndër futbollistët e preferuar nga trajneri Vata prandaj dhe ishte pjesë e një “liste” të hartuar për t’u larguar nga skuadra në merkaton e janarit.

Vllaznia humbet 0-1 ndaj Petrovac

0

Vllaznia: Gjokoviç (Vujadinoviç 60), Gocaj (Balaj), Singbo (Sykaj), Vuk (Ziba), Belisha (Popoviç), Smajli (Markolaj 70), Moreno (Karakaçi 65), Bardulla (Brnoviç), Dema (Gjini 46), Hajdari (Erkoçeviç 73), Hasani (Vujaçiç 46). Tr: R. Vata.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja  është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.

Oferta: Zeqo i kërkoi Vujadinoviçin, Luka tha “jo”

0

Skënderbeu kërkon portierin e Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç. Kjo gjë ka dalë në skenë ditët e fundit teksa ka mbërritur edhe oferta që presidenti I Skënderbeut Agim Zeqo I ka bërë kryebashkiakut-president të Vllaznisë Lorenc Luka, për kalimin në Korçë të portierit malazez që luan për kuqeblutë Miroslav Vujadinoviç.

Raporti i merkatos tek Vllaznia: 9 të larguar, 1 i ardhur!!!

0

Të gjithë prisnim që merkatoja e janarit për Vllazninë të dhuronte supriza të këndshme nisur nga dëshira e drejtuesve të saj për të bërë blerje cilësore. Fakti se mund të ishin në dispozicion plot 150 mijë euro (të ardhurat nga largimi i Vajushit dhe Sukajt) apo dhe 100 milionëshi i planifikuar nga Bashkia Shkodër për merkaton, bëntë që shifra në dispozicion për këtë çështje të ishte e konsiderueshme: Rreth 300 milionë lekë të vjetra. Pritej që gjërat të ishin më ndryshe por deri më tani, asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Janë larguar plot 5 futbollistë deri më tani e pikërisht Sukaj, Vajushi, Danaj, Nimani dhe Muça.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI