Lulzim Basha “shkatërron” planet e Vllaznisë

0

Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë entuziasmi në Shkodër, në lidhje me blerjen e mundshme të tre futbollistëve të Tiranës: Gilman Likës, Bekim Balës dhe Erjon Dushkut. Të tre këta dy ditët e fundit kanë qenë në Shkodër, duke biseduar me drejtues të Bashkisë së Shkodrës, por edhe me drejtues të Vllaznisë, të cilët gjetën akordin mes tyre, që kjo treshe të vishej kuqeblu, që tani në merkaton e janarit. Por duket se kjo lëvizje drejt qytetin veriot ka bërë "xheloz" kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha, që ka thirrur stafin e tij, në orët e pasdites së ditës së mërkurë, duke marrë menjëherë masat e duhura për të gjetur fondet, që do të shlyenin rrogat e prapambetura të të gjithë futbollistëve.

Vllaznia- Prishtina, nesër miqësore në “Loro Boriçi”

0

Ekipi shkodran e ka shtyrë edhe sot nisjen drejt Ulqinit ndonëse këtë herë të gjitha gjërat kanë qenë gati. Edhe baza materiale ka mbërritur por arsyeja e shtyrjes këtë herë ka qenë një ndeshje miqësore që Vllaznia do të zhvillojë pikërisht ditën e nesërme me ekipin e Prishtinës. Ka qenë ky I fundit që e ka kërkuar një gjë të tillë dhe për rrjedhojë shkodranët I janë përgjigjur pozitivisht.

“Lista” Vata: 16 lojtarë të larguar nga Vllaznia

0

Lista e disa prej lojtarëve që është publikuar dje në faqet e gazetës “Sporti Shqiptar” nuk ka qenë e plotë. Lojtarët që do largohen nga Vllaznia, priten të jenë më të shumtë. Trajneri Rudi Vata duket se ka ndër mend të bëjë një revolucion të vërtetë në skuadër. 16 prej futbollistëve që kanë mbyllur fazën e parë të kampionatit dhe që kanë qenë të federuar me kuqeblutë, pritet të mos jenë më pjesë e Vllaznisë. Të paktën kjo është ideja paraprake e trajnerit të kësaj skuadre.

Lajmi i fundit” Gilman Lika dhe Erjon Dushku i thonë “po” Vllaznisë

0

Dy futbollistët e Tiranës, Gilman Lika dhe Erjon Dushku kanë rënë dakord me drejtuesit e Vllaznisë për të firmosur një kontratë me ta. Ndërsa futbollisti tjetër i bardhebluve, shkodrani Bekim Bala ende nuk ka gjetur akordin financiar me drejtuesit kuqeblu.Tre futbollistët e Tiranës, pasditen e sotme kanë mbërritur në Shkodër. Burime pranë klubit shkodran, bëjnë të ditur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com se bisedimet kanë zgjatur mbi 4 orë dhe janë zhvilluar në zyrat e Bashkisë. Kanë marrë pjesë nënkryetari I këtij institucioni Ritvan Troshani dhe dy drejtuesit e klubit, Kujtim Shaba dhe Armir Grima. Gilman Lika dhe Erjon Dushku kanë rënë parimisht dakord për shumat financiare që do përfitojnë në rast se vijnë tek Vllaznia.

Medin Zhega kthehet në Tiranë. Gjendje kritike për të

0

 

Medin Zhega, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtare shqiptare është kthyer në Tiranë. Një avion special nga Kanadaja, pas hemorragjisë cerebrale dhe traumatizimit që pësoi atje muaj më parë, e ka sjellë në Shqipëri, ndërsa është shtruar në reanimacionin e Spitalit Nr.5 të kryeqytetit. Gjithçka në një heshtje të plotë dhe vetëm shkuarja e tre njerëzve të futbollit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pikërisht zëvëndësministrit Dashnor Bajaziti, drejtorit të sporteve Vasil Bici dhe specialistit të kësaj drejtorie, Uvil Zajmi, zbardh të gjithë lajmin.

Shkodranët të mos harrojnë rregulloren: S’luajmë më shumë se 5 të huaj

0

Opinion nga Mejdan ZHIVANI

Nuk e dimë me saktësi nëse shkodranët e kanë të qartë rregulloren, që lidhet me aktivizimin e të huajve në Superligë. Por duke parë gjithë këtë dyndje të huajsh tek Vllaznia, këto ditët e para të vitit 2012-të, por edhe nisur nga fakti se deri tani, duke llogaritur kontigjentin e fillimsezonit, janë larguar 4 futbollistë, 3 prej tyre shkodranë.

Bekim Bala tundohet nga oferta e Skënderbeut

0

Duke parë që tek Tirana është një situatë tejet e rënduar dhe e pa shpresë për zgjidhje, lojtarët e këtij ekipi janë kthyer në “gjueti” të ekipeve më të mira të Superligës. Ekipi i Skënderbeut kërkon të bëjë një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit, duke kërkuar që të afrojë në skuadër dyshen e njohur shkodrane, të Tiranës, mesfushorin Gilman Lika dhe sulmuesin Bekim Bala.

“Revolucioni” Vata: Ikin edhe Muça, Sykaj e Gocaj

0

Nëse sot Vllaznia do niset drejt Ulqinit, sigurisht që do publikohet edhe lista e lojtarëve që do udhëtojnë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pikërisht këta lojtarë, do jenë edhe ata që do përbëjnë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. Zakonisht kështu ndodh prandaj dhe një listë e tillë thuhet të jetë duke u hartuar edhe në kampin shkodran. Por ajo që bie në sy tek lista ende e pashpallur është mungesa në të e disa lojtarëve që kanë qenë titullarë në skuadër në fazën e parë të kampionatit.

Luan Zmijani: Bala-Lika-Dushku, mjaftojnë për merkaton e Vllaznisë

0

Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve '90 Luan Zmijani duke komentuar atë çfarë po ndodh me merkaton kuqeblu ka shprehur mendimin se nëse vijnë tre lojtarët e Tiranës, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Erjon Dushku, Vllaznia s'do ketë nevojë për lojtarë të tjerë. Ai ndërkohë është kundër largimit të ndonjë futbollisti të ri shkodran siç është për shembull Arsen Sykaj se kjo nuk e ndihmon skuadrën. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com, ai është shprehur: "Mendoj se së pari, Sykaj nëse bëhet fjalë për ta larguar, nuk është aspak një veprim i mirë.

Lajmi i fundit: Valdano Nimani firmosi për Laçin

0

Paraditen e sotme ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me ekipin e Vllaznisë dhe Valdano Nimanit nuk i është dashur shumë kohë të gjejë ekipin e tij të ri. Ai është ekipi i Laçit. Në këtë mënyrë mesfushori me tipare sulmuese rikthehet sërish tek skuadra ku pati kulmin e karrierë së tij dy sezone më parë. Ai është marrë vesh menjëherë me presidentin Pashk Laska paditene sotme dhe ka firmosur kontratën e re. Ka qenë edhe trajneri i ri i kësaj skuade, Përparim Daiu, ai që e ka kërkuar me ngulm këtë lojtar. Nimani në fakt tek Vllaznia asnjëherë nuk dha atë që pritej.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI