Vllaznia, plani B i merkatos: Boadu dhe Ambouret
Edi Martini: Sulmi ndaj Shabës ngaqë më ka akuzuar më përpara
Prej tre ditësh në mediat lokale dhe ato qendrore, ka shpërthyer çështja "Martini".Në fillim ka qenë deklarata e Martinit në televizionin lokal por që është "trashur" në një prej gazetave të përditshme. Me qëllim "skupin", kjo gazetë prej dy ditësh po kërkon të nxjerrë të tjera gjëra në dritë. Sot shkruhej që gjoja një tjetër ish-futbollist i njohur i Vllaznisë ka dalë kundër Martinit duke e quajtur njeri konjuktural.
Vllaznia fiton 3-0 ndaj Dinamos për kupë
Vllaznia, vlera e klubit shkon në 2.2 milionë dollarë
Karakaçi & Tafa: Po jetojmë një ëndërr
Ymer Striniqi: Vllazni, ruaju prej Daniel Xhafës!
Njihet prej shumë e shumë vitesh si staticieni më i mirë në Shqipëri. I kam shumë për zemër statistikat për të gjitha skuadrat e futbollit, por në veçanti ato të Vllaznisë, skuadrës së tij të zemrës. Për rrjedhojë, ai mban mend mirë si rastet e mira ashtu edhe ato të këqija për këtë skuadër. Përveçse është kundër luajtjes së ndeshjes me drita në "Loro Boriçi" (statistikat tregojnë se Vllaznia nuk ka sukses me to), ai u kujton drejtuesve dhe futbollistëve të Vllaznisë edhe një fakt tjetër që ai ka konstatuar në vitet e tij të shumta pranë futbollit.
Vujadinoviç: Ora e dhuruar? Për mua vlen 1 milionë dollarë
Portieri i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç është prekur shumë nga gjesti i trajnerit Rudi Vata pas ndeshjes së fundit me Apoloninë teksa e ka vlerësuar atë si njeriun e ndeshjes dhe për rrjedhojë i ka dhuruar atij një orë dore. Malazezi nga Pogdorica e konsideron një dhuratë të çmuar atë dhe përveçse e mban vazhdimisht në dorë, e vlerëson shumë këtë gjest. "Për mua kjo orë vlen 1 milionë dollarë kaq të çmuar e quaj. E falenderoj shumë trajnerin Vata për këtë veprim dhe gjëra të tilla natyrisht që më shtyjnë të bëj më të mirën sërish për këtë skuadër"-ka thënë ai.
Vata: Skënderbeu, prova e së vërtetës për Vllazninë
Për trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata, fitorja në ndeshjen me Apoloninë ka një rëndësi të madhe sepse mbi të gjitha u morën pikët e para në transfertë. Në konferencën e sotme për shtyp ai ka lavdëruar paraqitjen e elementit të ri duke thënë se tani e tutje, edhe konkurrenca do jetë më e madhe në skuadër. Po ashtu, Vata ka folur me superlativa për Karakaçin, 19 vjeçarin që luajti si titullar dhe shënoi golin e parë në Fier por nga ana tjetër, ka deklaruar se atij I duhet shumë punë për të ardhmen.
“Prapaskenat” për trajner të Vllaznisë: Bushati refuzoi, Muçën e refuzuan
Edhe pse kanë kaluar pak javë, nga shkarkimi i Mirel Josës si trajneri i Vllaznisë dhe emërimi në krye të kuqebluve të shkodranit Rudi Vata, përsëri në qarqe të ndryshme ka diskutime, apo dalin fakte të reja çdo ditë nga kandidaturat, që ishin në atë kohë, për të pasuar teknikun tiranas në krye të shkodranëve. Dihet tashmë, se menjëherë pas humbjes së Vllaznisë në Vlorë, 1-0, përballë Flamurtarit, erdhi dhe shkarkimi i Mirel Josës. Në fakt përpara se të zhvillohej kjo ndeshje, ishin marrë masat nga drejtuesit e klubit të futbollit “Vllaznia sh.a.”, që nëse nuk fitohej ky takim nga shkodranët, tekniku Josa të shkarkohej, sidomos nëse do të humbej, siç edhe ndodhi.