Vllaznia, duhet të kënaqet me barazimin në Fier
Nga Roland Çomo
Sfida e rradhës në Fier mund të kosiderohet një ndeshje shumë e vështirë për ekipin shkodran që për të dyja skuadrat është një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë e ecurinë e kampionatit pasi humbja në këtë ndeshje absolutisht do të jetë një humnerë në aspektin psikologjik si për Apoloninë dhe për Vllazninë dhe në të kundërt patjetër do të jetë një ogur i mirë për momentin që po kalojnë të dy ekipet që padiskutim nuk është i mirë.
Bashkia Shkodër, 100 milionë lekë për merkaton
Sukaj “mohon” veten: S’kam patur probleme me klubin
Zhurma e krijuar ditët e fundit në lidhje me disa komente në emër të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, është shoqëruar mesditën e sotme me një prononcim të këtij lojtari për shtyp. Ai ka mohuar gjithçka mund të jetë thënë e shkruar për të por në fakt, jashtë kamerave sulmuesi ka shprehur sërish mendime ndryshe. Megjithate duke iu referuar fjaleve te tij, e rendesishme është të thuhet që të drejtat e tij, Sukaj i kërkon në ballafaqimin direkt me njerëzit përkatës dhe jo përmes medias apo faqeve të ndryshme sociale.
Lajmi i fundit: Vujadinoviç në portë ndaj Apolonisë
Ka qenë në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Apolonisë megjithatë duket se dilemat tashmë kanë marrë fund. Portieri malazez i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç do të jetë në portë në takimin e nesërm. Ai e ka lënë pas dëmtimin që ka patur në kavilje dhe prandaj do luajë në takimin e rradhës duke qenë kësisoj një garanci e madhe për skuadrën. Ai ka udhëtuar me ekipin drejt Fierit dhe kjo ka bërë që trajneri Vata të jetë më i qetë.
Trajneri Vata: Vllaznia synon fitoren në Fier
Pavarësisht mungesave që do ketë në formacion, pavarësisht ndonjë problemi të lindur mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit sa i takon gjobave, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka shumë besim se skuadra që ai drejton do bëjë më të mirën në ndeshjen e së shtunës ndaj Apolonisë. "Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Luajmë ndaj një Apolonie e cila një javë më parë barazoi ndaj Flamurtarit dhe do kërkojë të na mundë edhe ne.
Arvid Hoxha: Kam shumë besim tek Rudi
Vllaznia, 8 milionë lekë për fitoren në Fier
Tirana u vë “fre” Likës, Balës dhe Dushkut: Nuk do shkoni në Shkodër
Klubi Vllaznia: Sukaj ikën vetëm jashtë Shqipërisë
Drejtuesit e klubit shkodran pas qëndrimit të drejtorit sportiv Grima duket qartë se nuk kanë dëshirë t’I mbajnë me zor futbollistët e tyre, pavarësisht se Sukaj apo Vajushi mund të jenë pikat më të forta të skuadrës. Krerët e klubit duken të ftohtë në këtë mes dhe prandaj nuk kanë ndër mend të kërkojnë “armëpushim” në këtë mes.