Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin trajner të...

0

Në Shkodër çfarë nuk dëgjon. Ka mjaftuar lajmi që ka qarkulluar shpejt për shkarkimin e Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë dhe në skenë kanë dalë shumë emra për pasuesin e tij. Starova, kroati, Edi Martini, por gjëja më e bukur që është dëgjuar, ka qenë ndërhyrja e Ilir Metës tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër për të emëruar Hysen Zmijanin në postin e trajnerit të Vllaznisë.

Vendimi për Josën shtyhet për nesër

0
D E K L A R A T E P E R S H T Y P Bordi Mbikqyres i Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a., nen drejtimin e kryetarit z. Ridvan TROSHANI ka zhvilluar sot nje mbledhje...

Klubi Vllaznia në mbledhje: Të shkarkohet trajneri Josa!

0

Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur ta largojnë trajnerin Mirel Josa nga posti që mban. Vendimi duket se eshte marre ne mbledhjen e bordit drejtues te klubit shkodran qe eshte zhvilluar ne oren 17.00 ne ambjentet e Bashkise Shkoder. Por para se te shpallin kete vendim, kreret kuqeblu kane thirrur pak minuta me pare ne takim vete trajnerin Josa te cilit duket se do t’i komunikohet vendimi qe ata kane marre per largimin e tij.

Josa shkarkohet sot, Starova zëvendësuesi më I mundshëm

0

Ndonëse është lënë për sot paradite vendimi që do merret, drejtuesit e Vllaznisë nga sa duket kanë mbyllur punë me Mirel Josën. Ata kanë vendosur ta shkarkojnë atë për mungesë rezultatesh dhe kjo duket qartë nga fakti se krerët kuqeblu kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij. Emri më I lakuar është ai I Sulejman Starovës. Sula në fakt shpeshherë është përfolur si kandidaturë për postin e trajnerit të Vllaznisë por asnjëherë një lëvizje e tillë nuk është bërë realitet.

A rrezikon Mirel Josa?

0

Humbja në Vlorë mund t’I ketë rënduar pozitat e tij por vetë Mirel Josa duket I qetë në këtë drejtim. Skuadra e tij ende nuk ka marrë asnjë pikë në ndeshjet jashtë këtë kampionat dhe I pyetur për këtë gjë, ai është shprehur: “Unë kam një kontratë me klubin Vllaznia dhe e respektoj atë. Në kontratën që unë kam të firmosur, nuk e kam të shkruar që duhet të fitoj në transfertë për të mbetur trajner I Vllaznisë.

Vllaznia humbet 0-1 në Vlorë me Flamurtarin

0

Skuadra shkodrane është mundur në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin 0-1. Goli i Prognit në minutën e tretë të ndeshjes, u ka mjaftuar vlonjatëve të marrin tre pikët e fitores. Shkodranët nga ana e tyre kanë bërë një ndeshje të dobët, ndoshta në këtë mes kanë ndikuar edhe mungesat e shumta që kanë patur në rradhët e tyre.

Vllaznia, ja formacioni sot në Vlorë

0

Në takimin e sotëm të Vllaznisë në Vlorë ndaj Flamurtarit trajneri Mirel Josa ka menduar të hedhë në fushë një formacion të përzier, ku bie në sy edhe aktivizimi i disa lojtarëve të rinj, mosha e të cilëve natyrisht që premton shumë për të ardhmen. Kjo ka qenë në fakt e detyruar ngaqë mungojnë disa titullarë për arsye kartonash apo dëmtimesh. Kështu, në portë do jetë sërish malazezi Vujadinoviç që ka deklaruar se do të bëjë më të mirën e tij në këtë takim për të larguar edhe kritikat që kanë vërshuar në adresë të tij javët e fundit.

Shkodra “shkollë portierësh”, tani asnjë shkodran, kthehet në vuajtje për kuqeblutë

0

Historikisht Shkodra është shquar për nxjerrjen e portierëve cilësor ndër vite, që numërohet jo pak. Por absurditeti, çuditërisht, në ditën e sotme, qëndron në faktin se në katërkëndorin e kuqebluve nuk është asnjë shkodran, madje as në stolin e rezervave. E për më pak se kaq, porta e Vllaznisë në pesë javët e para të kampionatit, por edhe në ndeshjet e kupës, po kthehet në një repart, që po i bën të vuajë, jo pak, por të gjithë në skuadër, por edhe staf teknik dhe drejtues, dhe jo më pak sportëdashësit e shumtë. Gjatë sezonit të kaluar të gjithë u mrekulluan me paraqitjen shumë të mirë të malazezit Mirosllav Vujadinoviç,

Tre ish-ët kundër Vllaznisë të shtunën në Vlorë

0

Një prej ndeshjeve më interesante të javës së gjashtë të Superligës Shqiptare, që do të zhvillohet këtë fundjavë, është ajo që do të luhet në stadiumin e Vlorës, Flamurtari-Vllaznia. Por shkodranët do të gjejnë në Vlorë, të ish-lojtarë të tyre, vetëm tre muaj më parë ishin me fanellën kuqebluve. Mesfushori Ndriçim Shtubina dhe dy mbrojtësit Blazho Rajoviç dhe Alechenu Abraham

Vllaznia fiton në Elbasan 4-2

0

Takimi mes Elbasanit dhe Vllaznisë, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë i luajtur sot pasdite në "Ruzhdi Bizhuta", është fituar nga skuadra shkodrane me rezultatin 4-2 duke marrë kësisoj fitoren e parë në grupin D.  Pjesa e parë e ndeshjes ka mbaruar 1-0 për Vllazninë me golin e shënuar nga Vajushi në minutën e 39-të me një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Në të dytën kemi dy gola të njëpasnjëshëm të Vllaznisë me të njëjtin autor Xhevahir Sukajn.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI