TROSHANI: VATA HUMBI SHANSIN. SEZONIN E RI JEMI PRETENDENTË

0

Kryetari i Keshillit Mbikqyres të KF Vllaznia sh.a., Ridvan Troshani, ka cilësuar hapur trajnerin Rudi Vata si përgjegjës për gjendjen jo të mirë të skuadrës. Troshani ka pohuar atë që në media është përmendur prej kohësh, lidhur me mosrinovimin e kontratës me Vatën. Klubi i la dorë të lirë trajnerit për të ndërtuar një skuadër sipas ideve të tij, e aftë për të konkurruar me më të mirët, por rezultatet kanë dëshmuar të kundërtën. E ndërsa rrugët e Vllaznisë dhe të Vatës do të ndahen në fund të sezonit, Troshani ka sqaruar se ende nuk është vendosur për trajnerin e ri, pavarësisht emrave që kanë nisur të qarkullojnë në Shkodër.

Rudi Vata sonte në “Ora News”. Pritet “shpërthimi” i tij

0

Mbrëmjen e sotme, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata do të jetë i pranishëm në televizionin "Ora News", në emisionin sportiv të tij. Sigurisht që në qendër të bisedës me të do jetë problematika e hasur në ndeshjen e fundit me Pogradecin dhe gjykimi shumë i njëanshëm në të por edhe polemikat e fundit me drejtuesit e klubit. Në fakt, Vata deri sot nuk ka pranuar të flasë duke thënë se po mbledh faktet për të nisur pastaj "sulmin" ndaj drejtuesve të klubit. Në fakt kjo pritet të ndodhë sonte teksa pikërisht në emisionin e "Ora News" pritet edhe "shpërthimi" i parë i tij. Ai kuptohet se ka se çfarë të flasë. Në media herëpashere i ka ngritur shqetësimet e tij në lidhje me merkaton e munguar apo më mirë të penguar nga drejtuesit e klubit, por bashkë me këtë çështje, pritet të nxjerrë edhe të tjera.

Rudi Vata: Ja përgjigja ime për Troshanin

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka shpërndarë sonte për mediat e kryeqytetit një deklaratë me 19 pikë ku shpjegon qartë gjithë ato çfarë kanë ndodhur dhe po ndodhin tek Vllaznia. Në këto pika ka jo pak akuza për nënkryetarin Troshani dhe administratorin Shaba megjithatë pa dashur të marrim përsipër zbardhjen e tyre, më mirë po jua japim të plotë këtë deklaratë që në fund mban emrin e Rudi Vatës:

-“Shpërthen” Troshani: Për dështimin e Vllaznisë, fajet i ka trajneri

0

Drejtuesit e klubit shkodran, më në fund kanë dalë hapur kundër trajnerit të tyre Rudi Vata. Nëse deri sot, ata ishin frenuar për të mos krijuar polemika që ndoshta nuk do ndikonin për mirë në ecurinë e skuadrës, tashmë ata nuk kanë më gjë për të ruajtur. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, këshilltarë të ndryshëm duke qenë disi kundër kalimit në çdo mbledhje të këtij këshilli, të shumave financiare për ekipin e futbollit, kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre në lidhje me rezultatet e skuadrës. Madje ato kanë shkuar deri aty, saqë kanë thënë se më mirë do ishte që këto lekë të miratuara për futbollin, të kalojnë për sportet e tjera për rezultate më të larta sportive. Pikërisht në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia, duke u ndalur tek mosecuria e duhur e ekipit të futbollit, ka fajësuar për këtë trajnerin Rudi Vata që e ka konsideruar shkaktarin kryesor të dështimit të Vllaznisë në merkaton e janarit dhe të rezultateve jo të mira të skuadrës.

Klubi Vllaznia: Na “vodhën”. Ndeshja mbaroi 2-2

0

Drejtues të klubit Vllaznia sonte pas ndeshjes janë ndjerë shumë të shqetësuar në lidhje me gjykimin e ndeshjes së luajtur në Pogradec. Pa u ndalur ndoshta shumë tek 11-metërshi I dyshimtë akorduar në pjesën e parë, ata mendojnë se ndeshja nuk ka përfunduar 2-1 por në barazim 2-2. Administratori I klubit Kujtim Shaba pikërisht në lidhje me këtë gjë, ka thënë shkurt: “Vllaznia nuk e ka humbur këtë ndeshje. Ajo ka marrë një pikë sepse ndeshja u mbyll 2-2. Se ku e çuan atë pikë gjyqtarët e ndeshjes, ta gjejnë vetë ata sepse anullimi I golit tonë të dytë ka qenë shumë qesharak. Megjithatë, më konkretisht për të thënë se çfarë masash do marrë klubi Vllaznia për të reaguar ndaj këtij gjykimi, do ju njoftojmë nesër”.

Vllaznia nesër për fitore ndaj Pogradecit

0

Ëndrra e skuadrës shkodrane për të qenë sërish në Kupat e Europës në fund të këtij sezoni, tashmë ka gjithnjë e më shumë mundësi të realizohet. Vendi I katërt në kampionat nuk është më asnjë alibi por një realitet mëse I prekshëm. Flamurtari nuk po kalon momente aspak të mira dhe diferenca me të prej tre pikësh është plotësisht e rikuperueshme. Po ashtu edhe 4 pikët që janë me Kastriotin sepse shorti I ndeshjeve të mbetura për Vllazninë është më I lehtë sesa I krutanëve. Deri të mërkurën në fakt kishte shumë dilema edhe për kupën dhe shanset që vendi I katërt të çonte në Europë. Por fitoret bindës të Skënderbeut dhe Tiranës, I favorizojnë këto dy skuadra për të qenë ato në finale të kupës. Shanset janë të mëdha që edhe njëra prej tyre të fitojë kampionatin dhe në këto kushte, me vendin e katërt në kampionat, Vllaznia mund të përfitojë një vend në Europa League edhe këtë sezon. Shkodranët janë duke I bërë mirë llogaritë për këtë. Prandaj dhe janë të vendosur që të luajnë për fitore nesër në Pogradec. Ata edhe mund t’ia dalim sepse në dy ballafaqimet e fundit me Tiranën dhe Flamurtarin kanë treguar vlera.

Alsid Tafili, një tjetër alternativë për mesfushën shkodrane

0

Pjesë e ish-ë futbollistëve të Vllaznisë, e madje që 7 sezone më parë është konsideruar me mjaft të ardhme, është dhe mesfushori Alsid Tafili. Pasi ka bredhur në disa ekipe shqiptare, biri i të ndjerit, mjeshtrit të madh të çiklizmit shqiptar Agim Tafili, kaloi një gjysmë sezone në Greqi në Kategorinë e Dytë, por që nga janari këtij viti ai po aktivizohet me shumë sukses në kampionatin kosovar, me Lirinë e Prizrenit, duke qenë protagonist në këtë skuadër, jo vetëm me lojën e zhvilluar prej tij si mesfushor organizaotr, por edhe me golat e shënuar nga ai. Alsid Tafili mund të konsiderohet një tjetër alternativë për mesfushorën shkodrane në sezonin e ardhshëm, pra 2012-2013.

Rudi Vata: Ne jemi në luftë për një vend në Kupat e Europës

0

Tekniku Rudi Vata, ka deklaruar se vetëm përmes një lufte të fortë e të ndershme ekipi mund të arrijë drejt vendit të katërt që mund të ishte për kuqeblutë një vend në mes ekipeve shqiptare pjesmarrëse në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Pavarësisht se tekniku e quan të pavlerë  një pjesmarre pa dinjitet sipas tij të ekipeve shqiptare në ballafaqimet europiane, përsëri ambicjet e ekipit shkodran vijojnë të jenë për të siguruar një vend të katërt. “Ne duhet të luftojmë deri në në fund nëse do të dëshirojmë që të jemi në Kupat e Europës. Ne duhet të sigurojmë vendin e katërt nëse duam të arrijmë një gjë të tillë”, është shprehur tekniku Vata. Mesa duket tekniku Vata dhe ekipi shkodran tani e di mirë që lufta për një vend të katërt do të kalojë pikërisht nga takimi I nesërm, atë që Vllaznia ka në Pogradec.

Fushaj : Vllaznia i përket Shkodrës dhe atyre që kanë kontribuar

0

Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka ngritur zërin për mos njohjen e kontributeve për financimin e realizuar nga ana e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim të tij për “Sport Ekspres”, Fushaj ka sqaruar situatën aspak të mirë dhe mënyrën se si po mbahet peng nga ana e drejtuesve të Bashkisë kërkesa e realizuar disa muaj më parë në mënyrë të qëllimshme. Siç dihet të gjithë donatorët e Vllaznisë në vite kanë përpiluar një kërkesë drejtuar Bashkisë për njohjen e kontributeve të tyre në aksione për skuadrën. “Dua të sqaroj opinionin publik por dhe t' i bëj thirrje drejtuesve të Bashkisë që të mos qëndrojnë indiferentë me qëllim ndaj kërkesës që ne kemi bërë si ish-donatorë apo president të Vllaznisë për njohjen e kontributeve tona.

Brnoviç i pamundur për në Pogradec. Popoviç në dilemë

0

Për ndeshjen e rradhës, atë që do luhet të premten pasdite në Pogradec, stafi drejtues i Vllaznisë nuk do ketë sërish në dispozicion mesfushorin malazez Nenad Brnoviç. Lajmi konfirmohet nga pjestarë të stafit mjekësor të skuadrës shkodrane. Sipas tyre, numri 10 i kuqebluve ka pësuar një tërheqje muskulare në pragndeshjen e së shtuëns të kaluar me Flamurtarin. Ka ndodhur pikërisht kështu në nxemjen e kësaj ndeshje teksa ai e detyroi trajnerin Vata pastaj ta zëvendësonte me Morenon. Malazezi 31 vjeçar nuk do të rikuperohet për takimin e rradhës dhe prandaj do të mungojë sërish edhe në Pogradec. Brnoviç është lojtari më i shtrenjtë në klubin shkodran teksa vetëm për periudhën janar-maj përfiton plot 22 mijë euro.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI