Zmijani: Objektivi im, sa më shumë lojtarë cilësorë për Vllazninë

0

Klubi i Futbollit Vllaznia ka përzgjedhur trajnerin që do të drejtojë ekipin U-19 të Akademisë së tij. Ai do të jetë Luan Zmijani. Ky trajner rikthehet në këtë detyrë pas tre vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë atë. Bashkë me të do të jetë edhe ndihmëstrajneri Gjon Kola dhe të dy sëbashku nga paraditja e së premtes kanë nisur punën me ekipin.

Nesër prezantohet trajneri i ri i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia

0

Ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia prej dy javësh ka nisur stërvitjen nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Albert Kaçi por ndërkohë drejtuesit kanë menduar për ndryshime në pankinë dhe për këtë arsye, pas shumë konsultash është arritur në përzgjedhjen e stafit të ri të këtij ekipi.

Zbulohet emri: Luan Zmijani, trajneri i ri i ekipit Vllaznia U-19

0

Në pankinën e ekipit Vllaznia U-19 për sezonin e ri futbollistik do të jetë një emër i njohur. Bëhet fjalë për Luan Zmijanin. Ai do të prezantohet paraditen e nesërme nga drejtuesit e klubit dhe ato të Akademisë. Bashkë me të do të punojë tek ky ekip edhe trajneri tjetër Gjon Kola që do të kryejë rolin e ndihmësit të tij.

Zhejani- Zmijani, dyshja e suksesshme tashmë në pankinën e U-17

0

Ekipet e Akademisë Vllaznia ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe ajo që është konstatuar ka qenë një ndryshim në pankinën e ekipit të 17 vjeçarëve. Siç dihet, në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ky ekip u drejtua nga përgjegjësi i Akademisë Alban Neziri ndërsa tashmë "timonierët" e rinj të tij janë Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani.

AKADEMIA VLLAZNIA BASHKËPUNIM ME ATË TË BURASPORIT

0

Akademia Vllaznia në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me Akademi të tjera të Rajonit, së fundi ka krijuar një marëdhënie me atë të Burasporit të Turqisë. Për këtë arsye, ekipi i 14 vjeçarëve të kësaj të fundit, ka qenë pasditen e së enjtes në Shkodër për të luajtur një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre shkodranë.

AAS konfirmon Çakun e Meçenovin. Kërkon përgatitës atletik

0

Sezoni që lamë pas ka qenë shumë i mbarë për ekipet e Albanian Ajax School. Si U-17 ashtu edhe U-19 arritën të sigurojnë kalimin në kategorinë superiore dhe për rrjedhojë në kampionatet e sezonitë të ri do të jenë pjesmarrës në mes ekipeve më të mira të vendit për këto mosha.

17 vjeçari Çoba nga AAS në një Akademi të njohur turke

0

Mehdi Çoba i datelindjes 09.03.2000 ka kaluar nje testim ne Turqi dhe tashme ka siguruar kalimin nga skuadra AAS ne Shkoder ne nje akademi te rendesishme futbolli ne Turqi.I pyetur lidhur me kete arritje,kembeshpejti shkodran qe i pershkruan 100 m me pak se 11.5 sekonda eshte shprehur i lumtur qe do te vazhdoj karieren jashte Shqiperise.

“Shkodra 2006” humb ndaj Dinamos së Zagrebit në turneun e Maqedonisë

0

Ekipi kampion i Zonës së Veriut të Shqipërisë për grupmoshën U-9, pikërisht Shkodra 2006, ka arritur të bëjë një paraqitje shumë të mirë në turneun e Maqedonisë ku mori pjesë. Ai ka mbërritur deri në gjysmëfinale ku është eliminuar nga Dinamo e Zagrebit me rezultatin 0-2. Kjo e fundit siguroi daljen në finale ku është mundur nga Akademia e Arsenalit.

Kampionatet e kombëtareve Rajonale, asnjë ekip i Shkodrës fitues

0

Është mbyllur me sukses edicioni i parë për Kampionatin Kombëtar Rajonal, i cili ngriti sipar në datën 15 qershor 2017 për moshat U-17, U-15 dhe U-13, me pjesemarrjen e 18 përfaqësueseve nga të gjitha zonat rajonale të Shqipërise. Ky kampionat do të shndërrohet në një traditë të përcdovitshme me të gjithë ekipet kombëtare të moshave rajonale, të cilët gjatë gjithë sezonit ezaurojnë një volum pune të jashtëzakonshëm dhe që kalojnë në disa faza selektimi deri në konfigurimin e plotë të ekipeve kombëtare.

Vllaznia U-16 i mund të gjithë dhe shpallet kampione e Shqipërisë

0

Një tjetër sukses për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ekipi U-16 i saj që merr pjesë në kampionatin e 17 vjeçarëve, pasi është shpallur pak kohë më parë kampion i Zonës së Veriut, sot pasdite është shpallur edhe Kampione e Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i turit final të ndeshjeve që u zhvilluan në Elbasan. Ky tur ka patur tre skuadra që kanë kërkuar titullin kampion, Vllaznia, Elbasani dhe Shkëndia e Durrësit.