Nesër mbyllet kupa “Esat Rakiqi”. Zyra Rajonale e FSHF-së shpall fituesit

0

Pas më tepër se një muaji ndeshje të luajtura, paraditen e nesërme Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër do të zhvillojë ceremoninë përmbyllëse të kupës së zhvilluar në nderim të ish- futbollistit dhe ish- trajnerit të Vllaznisë Esat Rakiqi, të ndarë nga jeta pak muaj më parë. Në të pritet të marrin pjesë familjarë dhe shokë e kolegë të tij. Para se të zhvillohet kjo ceremoni dhe ndarja e kupave për fituesit, do të zhvillohet të gjitha ndeshjet sipas grupmoshave.Tashmë janë përcaktuar edhe skuadrat finaliste dhe mbetet për të përcaktuar vetëm fituesit.

Enes Isufi dhe Senad Hysenaj grumbullohen në kombëtaren U-19

0

Dy futbollistë të tjerë të Akademisë Vllaznia grumbullohen sërish në ekipet kombëtare. Bëhet fjalë për Enes Isufin dhe Senad Hysenajn. Të dy ata ditën e nesërme do të paraqiten në kompleksin "Tropikal" në Durrës për t'u vënë në dispozicion të trajnerit të kombëtares U-19 Erjon Bogdani. Ky do të jetë një grumbullim katërditor për të parë gjendjen e secilit futbollist në prag të aktiviteteve të ardhshme. Në fakt, të dy futbollistët e mësipërm e meritojnë këtë grumbullim sepse po spikasin me paraqitjet e tyre tek ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia.

Në Shkodër ka një Kupë në nderim të Esat Rakiqit

0

Nderimi i figurave të ndryshme sportive që tashmë nuk jetojnë më, është kthyer në një traditë shumë të mirë në Shkodër. Kuptohet se kjo është minimumi i asaj çfarë mund të bëhet për ta, pikërisht për atë çfarë i kanë dhënë këtij qyteti dhe sportit shqiptar. Ditët e fundit në kryeqendrën e Veriut ka nisur kupa në nderim të një emri të madh të futbollit, Esat Rakiqit, të ndarë nga jeta pak muaj më parë. Kupa është organizuar me inisiativën e shefit të Zyrës Rajonale të FSHF-së, Hysen Zmijanit dhe ka gjetur mbështetjen e të gjitha klubeve dhe shoqatave të zonës së Veriut.

10 futbolliste të Vllaznisë në miqësoren Shqipëri- Itali

0

Nesë në Elbasan do të zhvillohet miqësorja në mes Shqipërisë dhe Italisë në futboll për femra dhe do jetë një test për vajzat tona që siç dihet drejtohen nga dy trajnerët shkodranë Armir Grima dhe Vioresin Sinani. Këta dy të fundit kanë grumbulluar ndërkohë edhe ekipin në Durrës dhe interesant është fakti se ndër 22 futbollistet e grumbulluara, plot 10 i takojnë ekipit kampion të vendit- Vllaznisë. Bëhet fjalë për Raxhimin, Proton, Maliqin, Bajraktarin, Gjinin, Jasharin, Mujen, Franjen, Doçin dhe Gjergjin. Grumbullimi i kaq shumë futbollisteve nga ky ekip sigurisht që tregon më së miri për rolin që Vllaznia ka në futbollin e femrave.

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE ME REZULTAT 1-0 NDAJ PORTOS

0

Me dy fitore i kanë mbyllur ndeshjet e javës së tetë të kampionateve të moshave ekipet e Akademisë Vllaznia. Të dy ata kanë luajtur në Lezhë ndaj ekipeve respektive të Portos dhe kanë fituar me të njëjtin rezultat, 1-0. Takimi i parë ka qenë ai në mes 17 vjeçarëve. Ndonëse ndeshja është dominuar nga shkodranët, goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë. Ka qenë pikërisht sulmuesi Boriçi ai që ka dërguar topin në rrjetë,  duke i dhënë skuadrës shkodrane kësisoj një trepikësh me shumë vlerë që e mban atë sërish në vendin e parë në renditje me 20 pikë.

Dy hollandezë trajnim me trajnerët e moshave në Shkodër

0

Paraditen e sotme ka nisur në Shkodër një seminar shumë interesant me trajnerët e moshave të të gjithë ekipeve të qytetit tonë. I organizuar në ambjentet e stadiumit "Loro Boriçi" nga Klubi i Futbollit Vllaznia në bashkëpunim me "Albanian Ajaks School", ky seminar pritet të sjellë shumë risi. për më tepër që në rolin e lektorëve janë dy trajnerëve hollandezë që punojnë në Akademitë e njohura të Ajaksit dhe Alkmarit pikërisht Sander de Goede dhe Rory Roubos të cilët po sjellin përvojën e këtij futbolli dhe mënyrën si mund të adoptohet në vendin tonë. Organizatorët në prononcimin e tyre janë shprehur se një seminar i tillë dhe shkëmbimi i përvojës me trajnerët hollandezë, është diçka që ka për t'u vlejtur shumë edhe trajnerëve shkodranë.

E bujshme: Sot ndaj Italia U-17 në fushë ishin plot 7 shkodranë!!!

0

Ndër 14 futbollistë (11 titullarët dhe 3 rezeravat) që janë aktivizuar sot me Shqipërinë U-17 në ndeshjen kualifikuese të Europianit të kësaj moshe kundër kombëtares italiane, plot 7 prej tyre janë me origjinë nga Shkodra. Ky është padyshim një lajm i bujshëm për këtë qytet, i cili duhet padyshim të krenohet me këtë brez të rinj lojtarësh që po rriten dhe që po i shërbejnë kombit të tyre. Nga shtatë lojtarët e aktivizuar sot, dy prej tyre janë pjesë e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia, pikërisht mbrojtësit Enes Isufi dhe Elmir Lekaj ndërsa pesë të tjerët luajnë në ekipe të ndryshme në Itali.

Vllaznia U-17 e nis mirë kampionatin. Fiton 2-0 në Kukës

0

E ka nisur me fitore kampionatin e ri ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur paraditen e sotme në Kukës ndaj skuadrës vendase, ai ka fituar me rezultatin 2-0. Trajnerët Haris Lika dhe Altin Xhahysa që drejtojnë këtë ekip, kanë hedhur në fushë këtë formacion: Qarri, Leka, Isufi, Sekja, Hoxha, Qardaku, Boriçi, Serjani, Lisaj, Mehja, Kulla. Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë. Fillimisht ka kaluar në avantazh ekipin mesfushori Hoxha, ndërkohë që ka "vulosur" fitoren Kulla me shënimin e golit të dytë. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17 i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të ri duke filluar me fitore.

Akademia Vllaznia bojkoton kampionatet e Ligës Amatore

0

Faza e dytë e kampionateve të Ligës Amatore në Zonën e Shkodrës nuk ka nisur e plotë. Kjo sepse 9 ekipet e Akademisë Vllaznia i kanë bojkotuar ndeshjet e javës së parë të këtyre kampionateve. Ka ndodhur kështu, pas një vendimi të marrë nga drejtuesit e klubit si rrjedhojë e disa mosmarrëveshjeve të këtij klubi me Zyrën Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër dhe konkretisht me shefin e saj, Hysen Zmijanin. Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga vetë klubi Vllaznia, mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vendin e zhvillimit të ndeshjeve sepse klubi duke patur në dispozicion një fushë shumë cilësore siç është “Reshit Rusi”, ka kërkuar që shumicën e ndeshjeve të ekipeve të veta t’ia luajë aty dhe jo në një kompleks privat.

Lajmi i fundit: Disiplina i jep 3 pikë Vllaznia U-17, tashmë e para

0

Vllaznia U-17 ngjitet në vend të parë në renditje një javë para fundit të kampionatit. Ka ndodhur kështu pas vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës i cili i ka dhënë tre pikë në tavolinë kuqebluve pas reklamimit të bërë prej tyre pak javë më parë në lidhje me ndeshjen me Olimpik. Ky komision e ka marrë në shqyrtim në disa mbledhje këtë reklamim dhe në fund ka dashur të dëgjojë të dyja palët. Klubi shkodran kishte depozituar në FSHF kasetën e ndeshjes Olimpik- Vllaznia 4-3 dhe fotot e ekipit të Olimpikut ku dallohej qartë se tre prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje, nuk ishin pjesë e këtij ekipi.