Alarm! Po shkatërrohet Akademia Vllaznia

0

Opinion nga Alban Hasani



Të gjithë shkodranët por edhe më gjerë, në gjithë këto vitet e fundit janë krenuar me Akademinë Vllaznia. Prej saj dilnin jo vetëm tituj kampionë por edhe lojtarë të talentuar. Por aktualisht, shumë gjëra kanë filluar të degradohen tek ajo. Trofe ka edhe njëherë (tek ekipi U-17) por mungojnë lojtarët cilësorë për ekipin e parë. Unë vetë jam trajner megjithatë konstatoj disa mangësi të theksuara në punën që bëhet e për këtë, do të rradhisja katër arsye pse duhen bërë shumë ndryshime, madje rrënjësore tek kjo Akademi.

Presidenti Çela premton 4 milionë lekë për kampionët e U-17

0

Suksesi I ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia që të shtunën kurorëzoi të tretin titull kampion rradhazi, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit. Nga sa bëhet e ditur, presidenti I klubit Agron Çela I ka premtuar trajnerit të këtij ekipi Entri Çaku një shpërblim prej 4 milionë lekësh për suksesin e arritur. Natyrisht që një lajm I tillë I ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e këtij ekipi kampion, jo aq për shumën që do përfitojnë sesa për interesimin e klubit në adresë të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se premio e akorduar për Vllazninë U-17 mund të kalojë këto ditë në duart e futbollistëve dhe stafit drejtues, megjithatë këta të fundit me shumë mundësi nuk do ta shpërndajnë atë.

Jam me Zmijanin, tek moshat duhet loja jo rezultati

0

 Opinion nga Bardh Maçi* - Ndonëse jam larg nga Shkodra, sigurisht që nuk mund të shkëputem nga ajo dhe futbolli i saj. Për rrjedhojë, përmes internetit jam në lidhje të drejtëpërdrejtë me atë çfarë ndodh çdo ditë dhe në çdo moment aty. Kam ndjekur me interes po përmes internetit edhe emisionin e fundit "Sport Arena" në televizionin Rozafa.

Katër Kupa me emrin e Halepjanit, Zmijanit, Hallunit dhe Gjonit

0

Të shtunën kanë përfunduar katër kupat e organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së me ekipet e moshave të zonës së Shkodrës. Inisiativa e shefit të kësaj zyre Hysen Zmijani është karakaterizuar nga një garë shumë e fortë mes ekipeve për disa javë me rradhës derisa është mbërritur në takimet finale. Ato janë zhvilluar të gjitha ditën e shtunë. Kanë qenë katër kupa, ato për grupmoshat 11, 13, 15 dhe 19 vjeçare të cilat kanë mbajtur edhe emrat e katër futbollistëve të njohur të Vllaznisë si Ernest Halepjani, Sadetin Zmijani, Qamil Halluni dhe Kol Gjoni. Në finalen e kupës së 11 vjeçarëve që ka mbajtur emrin e Kol Gjinit, ish-mbrojtësit të Vllaznisë së viteve '50, në finale kanë dalë ekipet Brian's dhe Rozafa. Ka fituar përmes gjuajtjeve së penalltive Rozafa me trajner Erjon Hasajn.

Ferid Borshi refuzon postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia

0

Një emër i njohur i futbollit shkodran pikërisht Ferid Borshi ka qenë planifikuar të emërohej në postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia. Për këtë arsye, bëhet e ditur se pak ditë më parë, ish-futbollisti kuqeblu i viteve '80 është thirrur në Bashkisë Shkodër për këtë çështje dhe për t'ia bërë të ditur atë çfarë ishte menduar për të. Por në fakt duket suprizë por Borshi e ka refuzuar këtë post që i është ofruar.Arsyeja që e ka çuar atë në këtë vendim duket se ka qenë ajo financiare. Ai aktualisht është mësues i edukimit fizik në një nga shkollat e qytetit dhe po ashtu, drejton edhe ekipin e Vllaznisë që merr pjesë në Ligën Amatore.

Lajmi i fundit: Vllaznia U-15 fituese e turneut të Austrisë

0

Ka përfunduar sot në Austri turneu ndërkombëtar I moshave “World Sports Festival 2012” ku siç dihet morën pjesë edhe disa ekipe nga Shkodra ndër të cilët edhe 4 ekipet e Akademisë Vllaznia, dy të 15 vjeçarëve dhe dy të 12 vjeçarëve. Nga sa bëhet e ditur, paraqitjen më të mirë nga këto ekipe e ka bërë ekipi I 15 vjeçarëve kuqeblu me trajner Alban Volumin që ka zënë vendin e parë në këtë grupmoshë duke merituar edhe kupën përkatëse.

Ada U-12 fituese e kupës kushtuar Ardian Arrës

0

Emri I Ardian Arrës është përkujtuar sërish me një aktivitet shumë të bukur të organizuar nga mjeshtri I njohur Hysen Zmijani. E zhvilluar për disa javë me rradhë në kompleksin sportiv “Zmijani” kjo kupe me emrin e Ardian Arres per futbollistet 12 vjeçare ka patur kulmin dje me zhvillimin e ndeshjes finale ne mes ekipeve te Adës dhe Juban Danjës. Pas barazimit 1-1, me penallti ka qenë ekipi I Adës ai që ka merituar kupën “Ardian Arra”. Menjëherë pas kësaj ndeshje është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të kupës teksa organizatori Hysen Zmijani ka falenderuar pjesmarrësit ndërkohë që në emër të familjarëve, ka qenë djali I mjeshtrit Ardian Arra ai që I ka dhënë kupën kapitenit të Adës.

Vllaznia A kampione e Zonës së Veriut për 12 vjeçarët

0

Kampionati i moshës 12 vjeçare për Ligen Amatore në Zonën e Veriut është mbyllur sot  me ndeshjen Vllaznia A- Shpresa, teksa në fund të saj është  shpallur kampion ekipi Vllaznia A me trajner Luan Zmijanin. Këto kanë qenë ndeshjet e javës së fundit të këtij kampionati ku morën pjesë të gjithë ekipet e rajonit të Shkodrës dhe në fund natyrisht që ka patur vend edhe për një ceremoni interesante për të kurorëzuar fituesit. Ai që ka përshëndetur futbollistët e vegjël, ka qenë shefi i Zyrës Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit Hysen Zmijani që ka thënë: "Mendoj se ishte një kampionat i bukur që në fund nxorri fitues besoj ekipin më të mirë, atë të Vllaznisë që drejtohet nga Luan Zmijani. Edhe për mua personalisht, është një kënaqësi që ky trajner tregoi se është i suksesshëm duke punuar kështu për Vllazninë, për futbollin shkodran".

Më 9 maj në Shkodër aktiviteti “Gol- Europa”

0

Kompleksi sportiv "Zmijani", në partneritet me Federaten Shqiptare të Futbollit, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Informimit të BE Shkodër do të organizojnë një aktivitet shumë të bukur sportiv ditën e mërkurë. Pikërisht Konkursin Sportiv mes Shkollave të Mesme Shkodër të emërtuar "Gol - Europa" në kuadër të 9 majit ditës së Evropës. Ky aktivitet do të zhvillohet më 9 maj 2012 ora 17:00 në Rrugën "Idromeno"- Pedonale Shkodër. Konkursi do të zhvillohet në 4 disiplina- testime.Në fund të testimeve do shpallen edhe fituesit. Vendi i parë, lojtari fitues merr kupen dhe 50.000 Lekë të reja. Vendi i dytë fiton një komplet sportiv dhe një pale këpucë futbolli. Ky konkurs do të sponsorizohet nga Kompleksi Sportiv “ZMIJANI” dhe Banka “Societe General” nën Kujdesin e ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të Kombetares Shqiptare z. Hysen ZMIJANI.

Ersid Hebovija, 17 vjeçari shkodran në provë tek Verona

0
Futbollisti 17 vjeçar Ersid Heboja që është pjesë e ekipit Shkodran 2006, është duke u stërvitur prej disa ditësh tek ekipi italian i Veronas. Ai është pëlqyer nga drejtuesit e këtij ekipi në turneun "Citta della pace" që u...