Kruja: S’kam asnjë problem me Sozën. Thjesht s’po na del loja
Sulmuesi i Vllaznisë Arsid Kruja është i mendimit se humbja në Laç nuk do ta ulë moralin e skuadrës dhe ajo po përgatitet për sfidat e rradhës për të bërë më të mirën e mundshme ndonëse kalendari në tre ndeshjet e ardhshme është shumë i vështirë. Deklarata e tij është bërë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku ka qenë i ftuar për të diskutuar mbi Vllazninë.
Vllaznia pas humbjes me Laçin, koha për t’u kthyer “me këmbë në tokë”
Humbja e djeshme e Vllaznisë në Laç, duket se e ka kthyer me këmbë në tokë atë. Deri para kësaj ndeshjeje, nisur edhe nga forma e mirë e treguar nga skuadra në tërësi si dhe nga fakti që ajo nuk humbiste prej gjashtë takimesh, krijuan idenë se ajo ishte e pathyeshme. Në fakt, me humbjen ndaj kurbinasve, u vërtetua tjetër gjë. Kuqeblutë pas javës së shtatë të kampionatit kanë zbritur në vendin e shtatë në renditje me vetëm 8 pikë të grumbulluara dhe ajo çfarë është më e keqja ka të bëjë me kalendarin e tre javëve të ardhshme.
Vllaznia mundet 0-3 në Laç dhe zbret në vendin e shtatë
Skuadra shkodrane është mundur me rezultatin e thellë 0-3 në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Laç ndaj skuadrës vendase. Në pamje të parë duket se Vllaznia është dërrmuar nga kundërshtari por realiteti nuk ka qenë ky. Në fushën e lojës ka patur sot vetëm një skuadër dhe ajo ka qenë Vllaznia e cila ka ushtruar më tepër presion, ka patur më shumë raste shënimi por çuditërisht është mundur pastër. Loja ka filluar mirë për kuqeblutë që krijojnë shpejt tre raste shënimi me anë të Hajdarit, Sozës dhe Shtubinës. Por atë që se bënë ata, do ta bënte Laçi.
Roberto Nava tërhiqet nga Vllaznia. Mungon reagimi i Bashkisë
Dyshimi nëse është larguar apo jo Roberto Nava nga posti i presidentit të Vllaznisë, është konfirmuar ditën e sotme nga vetë pjestarë të Bashkisë Shkodër. Institucioni në fjalë në fakt nuk ka bërë asnjë koment zyrtar në lidhje me këtë çështje dhe duket se po pret datën 12 tetor të caktuar si afatin e fundit të bërjes së pagesës nga kompania “Gea Sport” në numrin e llogarisë së klubit shkodran dhe në rast se nuk bëhet sërish, atëherë automatikisht kontrata e bashkëpunimit me të, do bjerë poshtë.
Vllaznia fiton 2-0 në Mamurras për Kupë. Cioffi gjen golin
Vllaznia e ka nisur me fitore edhe edicionin e sivjetëm të Kupës së Shqipërisë. Ndonëse sfida e sotme në trasnfertë me Mamurrasin konsiderohej e vështirë nisur nga merkatoja e zhvilluar nga kjo skuadër, kuqeblutë nuk janë frikësuar aspak dhe kanë vazhduar serinë e fitoreve të tyre. Këtë herë duke mundur Mamurrasin me rezultatin 2-0. Trajneri Raineri në këtë takim u ka dhënë mundësinë disa prej futbollistëve që nuk kanë gjetur shumë hapësira më parë, që të luanin dhe të tregonin veten dhe njëri prej tyre, sulmuesi Italian Çofi ka qenë ai që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3-të të takimit.
Kampionati i femrave me 12 skuadra. 4 janë nga Shkodra
Këtë fundjavë pritet të nisë kampionati i gjashtë kombëtar i futbollit për femra në vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur edhe shortin e këtij kampionati ku gjëja kryesore që vërehet është shtimi i numrit të skuadrave pjesmarrëse. Në kampionatin e ri pritet të ketë një numër rekord pjesmarrje në krahasim me atë që ka ndodhur deri tani teksa kanë konfirmuar marrjen pjesë plot 12 ekipe të vendit.
Sebastian Soza: Ky është vetëm goli im i parë për Vllazninë
Ka qenë shumë i lumtur për realizimin e golit të tij të parë me Vllazninë. Sulmuesi 20 vjeçar uruguajan Sebastian Soza tashmë ndjehet më i qetë. Presioni rreth tij ka qenë jo i vogël javët e fundit. Ardhja e tij në formë huazimi nga Palermo fillimisht dhe më pas nga Empoli, ka bërë që tifozët të presin shumë prej këtij lojtari. Por mosha e tij e re, mosambjentimi sa duhet me skuadrën, bënë që ai të mos dilte dot në lojën e tij. Pas golit të shënuar ndaj Elbasanit, ai ndjehet më mirë tashmë e këtë e thotë edhe për gazetën tonë:
Vllaznia mund me vështirësi Elbasanin 1-0. Vendos goli i Sozës
Vllaznia ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës ndaj Elbasanit me rezultatin 1-0. Ka vendosur në këtë takim goli I uruguajanit Soza që në minutën e 22-të por nëse kuqeblutë kanë marrë tre pikë në këtë takim, duhet pranuar se ata kanë qenë me shumë fat. Në minutën e 30-të të ndeshje, elbasanasit kanë fituar një 11-metërsh të cilën e ekzekutoi Dalipi por ka qenë portieri Selimaj që e ka pritur topin.
Luka shmang problemet: S’shkarkohet kush. Vllaznia po ecën mirë
Pavarësisht debateve në distancë në mes presidentit të Vllaznisë Roberto Nava, trajnerit Baldo Raineri dhe administratorit Neritan Kalamishi, kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, është shprehur sot në lidhje me gjithë atë situatë të rrëmujshme që ka pushtuar kuqeblutë të paktën siç duket në media. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, ai ka bërë thirrje për qetësi.
Komisioni i Apelit shtyn vendimin për Vllazninë për të hënën tjetër
Pritej të merrej sot një vendim nga ana e Komisionit të Apelit si për klubin Vllaznia ashtu edhe për klubin Tirana pas ankimimeve që ata kanë bërë për dënimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës por nuk ka patur një vendim. Siç merret vesh, anëtarët e këtij komisioni janë mbledhur pasdite dhe kanë diskutuar në lidhje me provat dhe dokumentacionin. Siç dihet Vllaznia është dënuar të zhvillojë 10 ndeshje pa tifozë dhe është gjobitur me 10 milionë lekë ndërsa Tirana me 5 milionë lekë dhe 15 ndeshje pa tifozë. Këto natyrisht që janë dënime të rënda të dhëna për incidentin e ndodhur mes dy tifozerive.