Raineri i kënaqur me të ardhurit. Na shikoni ndaj Tiranës të enjten!
Vllaznia- Veleçiku miqësore të enjten në ora 19.00 në “Loro Boriçi”
Ndërprerja e kampionatit shqiptar të futbollit për shkak të ndeshjes që kombëtarja jonë do të luajë në Portugali, do të shfrytëzohet nga ana e drejtuesve të Vllaznisë për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Kështu, stafi drejtues me në krye trajnerin Raineri, ka vendosur që të zhvillojë një takim të tillë pasditen e së enjtes. Kundërshtari I kësaj miqësoreje do të jetë Veleçiku I Koplikut, skuadra kjo që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ajo që është më interesantja ka të bëjë me atë që orari I planifikuar është ai 19.00.
Vllaznia humbet 1-2 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Kukësit
Pavaresisht entuziasmit ne kampin shkodran, ndodhi ajo qe pritej. Kukesi ka fituar 2-1 brenda ne Shkoder ndajllaznise ne ndeshjen e hapjes se kampionatit. Kane vendosur dy gabime te mbrojtjes kuqeblu ato qe kane vendosur fatin e ndeshjes. Nje takim qe ka nisur me ceremonine e lamtumires se futbollit per dy ish- futbolliste te Vllaznise, Safet Osjen dhe Amarildo Belishen.
Kuqeblutë prezantojnë dy uruguajanët, Sebastian Sosa e Giorgino Aguirre
Vllaznia është mundur në ndeshjen e parë por situata në javët e ardhshme pritet të jetë ndryshe tek ajo. Kjo pas përforcimeve që po bën në merkato. Pikërisht pasditen e sotme, drejtuesit e klubit kanë prezantuar dy nga blerjet e fundit, pikërisht dy uruguajanët, sulmuesien Sebastian Soza dhe mesfushorin Xhorxhino Aguirre. Duke folur para gazetarëve, ata kanë shprehur entuziasmin e tyre duke premtuar ndryshim të situatës. Drejtuesit e klubit kuqeblu e quajnë si një nga afrimet më të bujshme atë të Sozës pranë ekipit të tyre.
Vllaznia sërish në merkato. Priten edhe 2-3 futbollistë të tjerë
Humbja me Kukësin e ka ulur me këmbë në tokë Vllazninë. Drejtuesit e saj përpos entuziasmit të fillimit të kampionatit, tashmë duken më ndryshe. Presidenti Nava dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë filluar t’i bëjnë llogaritë ndryshe. Skuadra ndaj Kukësit shfaqi gabime elementare sidomos në repartin e mbrojtjes por edhe në repartet e tjera ka treguar pasiguri dhe mungesë kualiteti. Pikërisht për këtë arsye, po tentohet ndërhyrja sërish në merkato. Ditën e nesërme do mbyllet zyrtarisht kontrata me dy uruguajanët, Sozën dhe Aguirren dhe ata pritet të jenë një përforcim i rëndësishëm për mesfushën dhe sulmin e Vllazninë por nuk mjaftojnë.
Trajneri Raineri: Besoj se Vllaznia mund t’ia dalë ndaj Kukësit
Vllaznia kërkon sulmuesin e Palermos, Sebastian Sosa
Situata tek Vllaznia vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit po shkon drejt normalizimit. Vetëm 4 ditë para ndeshjes së parë me Kukësin, skuadra tashmë ka filluar të plotësohet. Pasi janë firmosur kontratat me 20 futbollistë, pritet që këto ditë të mbyllen edhe 2-3 kontrata të tjera. Me skuadrën në stërvitje është bashkuar mbrojtësi serb Mehmedoviç ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me mbrojtësin tjetër, kosovarin Durim Badalli. Ai është në stërvitje por nuk ka firmosur akoma me kuqeblutë. Nga ana tjetër, katër afrikanët që kanë mbërritur në provë tek Vllaznia, janë larguar nga ana e stafit drejtues si të panevojshëm sepse nuk kishin kualitetin e duhur për të përfaqësuar këtë skuadër.
Vllaznia vetëm barazim 1-1 në miqësoren me Burrelin
Miqësorja e tretë dhe e fundit e Vllaznisë para nisjes së kampionatit, ka konfirmuar faktin se skuadra ende nuk është aty ku duhet. Kuqeblutë kanë barazuar 1-1 në miqësoren e luajtur ndaj ekipit të Burrelit. Ndeshja është luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” dhe është konsideruar të jetë testi vendimtar I vendasve në prag të sfidës së parë të kampionatit, atë që do të luajnë javën e ardhshme me Kukësin. Trajneri Raineri e ka nisur lojën me portierin Selimaj, për të vazhduar me Gocaj, Beqiri, Sykaj, Bacin në mbrojtje, me Tafilin, Shalën, Kalajën dhe Shtubinën në mesfushë si dhe me dyshen Kruja- Dibra në sulm.
Vllaznia në kërkim të miqësores së tretë për të shtunën
Vllaznia është në kërkim të një miqësoreje për ditën e shtunë. Kjo miqësore do të jetë e fundit për këtë skuadër në prag të nisjes së kampionatit të ri. Siç dihet starti I kampionatit është më 23 gusht në Shkodër ndaj ekipit të Kukësit. Për t’u përgatitur për këtë takim, trajneri Raineri e ka të domosdoshme gjetjen e një ekipi për miqësore dhe në fakt nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë gjë. U mendua fillimisht një përballje me Dinamon por kjo e fundit do të luajë me Tiranën po këtë ditë.
Vllaznia për femra, një fitore dhe një barazim në Champions League
Vllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij v iti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Suada Jashari dhe Megi Doçi ndërsa sot ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi dhe shpresat për kalim të turit ekzistojnë.