Vllaznia, gati 70 mijë euro për rinovimin e Vujadinoviç dhe Dragoit
Pavarësisht se nuk ka asgjë zyrtare përsa I përket rikonfirmimit të dyshes Mirosllav Vujadinoviç e Kristian Dragoi ajo që mësohet është se të dy lojtarët mund të thonë “po”, përsa I përket vazhdimësisë së tyre me Vllazninë. Të dy lojtarët mësohet se kanë marrë ofertën shkodran edhe për një sezon tjetër me ekipin e Vllaznisë. Një oferte që sipas burimeve pranë klubit kuqeblu është e përafërt me atë që dy lojtarë kanë përfituar në këtë sezon.
Sukaj: Nëse sakrifikojnë drejtuesit e Vllaznisë, sakrifikoj edhe unë
Ditën e sotme në median e shkruar ka patur një deklaratë të presidentit të Vllaznisë Agron Çela që deklaronte se kishte ndër mend të sillte në Shkodër për sezonin e ardhshëm tre prej futbollistëve të dalë nga rradhët e saj e që luajnë aktualisht në shtete të ndryshme. Bëhej fjalë për Xhevahir Sukajn, Bekim Balën dhe Armando Vajushin. Madje, përveç tyre ndoshta edhe Edon Hasanin. Një lajm i tillë në fakt nuk është pritur me shumë entuziasëm në ambjentin sportiv shkodran sepse njerëzit prej vitesh janë mësuar me të tilla deklarata dhe në fakt kur vjen puna tek merkatoja, shumë pak bëhet për t'i konkretizuar këto premtime. I kontaktuar në lidhje me këtë deklaratë, njëri prej këtyre futbollistëve, pikërisht Xhevahir Sukaj që luan në Iranin e largët me Sepahanin, është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com:
UEFA, seminar në Maqedoni për luftën kundër trukimit të ndeshjes
Rragami e Zmijani: Afrime cilësorë dhe besim tek të rinjtë
“Tek Vllaznia duhet të afrohen lojtarë cilësorë dhe duhet të kihet më shumë besim tek lojtarët e rinjë që ekipi I Vllaznisë ka në dispozcion”, -kështu janë shprehur njëzëri dy nga legjendat e futbollit shkodranë ndër vite, mjeshtrat e merituar të sportit, Ramazan Rragami dhe Hysen Zmijani në një prej mediave lokale të Shkodrës.
Edhe Rraboshta e Djepaxhia nisin stërvitjen me Vllazninë
Vllaznia do ankohet në Federatë për gjykimin ndaj Tiranës
Katër Kupa me emrin e Halepjanit, Zmijanit, Hallunit dhe Gjonit
Të shtunën kanë përfunduar katër kupat e organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së me ekipet e moshave të zonës së Shkodrës. Inisiativa e shefit të kësaj zyre Hysen Zmijani është karakaterizuar nga një garë shumë e fortë mes ekipeve për disa javë me rradhës derisa është mbërritur në takimet finale. Ato janë zhvilluar të gjitha ditën e shtunë. Kanë qenë katër kupa, ato për grupmoshat 11, 13, 15 dhe 19 vjeçare të cilat kanë mbajtur edhe emrat e katër futbollistëve të njohur të Vllaznisë si Ernest Halepjani, Sadetin Zmijani, Qamil Halluni dhe Kol Gjoni. Në finalen e kupës së 11 vjeçarëve që ka mbajtur emrin e Kol Gjinit, ish-mbrojtësit të Vllaznisë së viteve '50, në finale kanë dalë ekipet Brian's dhe Rozafa. Ka fituar përmes gjuajtjeve së penalltive Rozafa me trajner Erjon Hasajn.
Ada e femrave është shpallur sot zyrtarisht kampione e vendit
Ada e Velipojës është shpallur sot zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave. Në ndeshjen e fundit, atë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi' në mes Adës dhe Dardanisë, e para ka fituar 4-0. Autore të golave kanë qenë Megi Doçi, Luçie Gjini (2) dhe Xhemile Berisha. Me fitoren e sotme, vajzat velipojake janë ngjitur në kuotën e 38 pikë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampione e vendit për të tretin vit me rradhë. Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për protagonistet e ekipit kampion si dhe kupën.
Elvin Beqiri: I kënaqur nëse do të vinte Dushku tek Vllaznia
Elvin Beqiri, shpreson që Vllaznia e sezonit të ardhshëm të jetë pretendente. Një nga emrat më të spikatur të ekipit Vllaznisë është I mendimit se nëse gjërat bëhen realitet sicc edhe janë nisur atëherë në sezonin e ardhshëm, pritet të ketë një Vllazni tjetër. Teksa ka theksuar se Vllaznia për të qenë e denjë për titull ka nevojë për lojtarë cilësorë. Mbrojtësi që ka edhe një vit tjetër kontratë me ekipin e Vllaznisë kërkon që të arrijë një sukses sezonin e ardhshëm.
KE vendos: Sezoni i ardhshëm me 12 skuadra dhe me 3 faza
Mbledhja e sotme e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është konkretizuar me disa vendime të rëndësishme sa i takon futbollit shqiptar. Përfundimisht është vendosur që sezonin 2013-14 të jetë me 12 skuadra dhe ai do të zhvillohet me 3 faza teksa mbetet për t'u përcaktuar sesi do të zhvillohet faza e tretë, do të ndahen në dy grupe me nga 6 skuadra apo do gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Vendim i rëndësishëm ka qenë edhe ai i krijimit të një komisioni të posaçëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë dhe pjesë e këtij komisioni të përbërë nga 5 anëtarë është edhe presidenti i Adës Lazër Matija. Vendimet e tjera të marra nga KE sot janë këto: