Trajneri Bushati: Do të kërkojmë maksimumin në Tiranë
Tekniku I ekipit të Vllaznisë, Artan Bushati, në dajlen e tij para mediave para takimit me Tiranën, ka vlerësuar në maksimum këtë takim. Ai nuk e ka vlerësuar këtë nga rëndësia e pikëve, por nga vlerat që mbartin të dy skuadrat. Për teknikun një fitore në Tiranë do të vlejë për të mbyllur edhe njëherë “gojët e liga”, përsa I përket tolerimeve. Ndërsa tekniku është I prerë teksa thekson se fundi is ezonit do të gjejë Vllazninë e bërë për sezonin e ardhshëm.
Ergi Borshi, 18 vjeçari që do luajë në formacion ndaj Tiranës
Kampionati i katërt i futbollit të femrave mbyllet të dielën
Vllaznia dy mungesa ndaj Tiranës, Shtubina dhe Tafili për kartona
Ndriçim Shtubina dhe Alsid Tafili janë dy mungesat e sigurta të Vllaznisë në ndeshjen e së shtunës kundër Tiranës. Të dy këta futbollistë kanë plotësuar numri tre të kartonëve të verdhë, dhe nuk do të jenë të gatshëm për përballjen e javës së 23-të. Trajnerit Artan Bushati nuk i mungojnë alternativat në mesfushë dhe mbrojtje, prandaj pritet që ta gjejë shumë shpejt zgjidhjen. Ajo që mbetet tashmë është të shohim se çfarë zgjidhje do të provojë trajneri Bushati. Për Shtubinën në fakt zëvendësuesi duket gati teksa rikthehet nga skualifikimi rumuni Dragoi.
Finalja e Kupës Laçi- Bylis. Vendi i katërt për Vllazninë s’vlen
Presidenti Çela: Vllaznia do të jetë serioze deri në fund
Presidenti I ekipit të Vllaznisë, Agron Çela ka deklaruar në një emision televiziv se ekipi që ai drejton do të jetë serioz deri në fund të këtë sezoni. Këtë presidenti e ka mbështetur tek rezultati që skuadra e tij ka marrë në takimin e fundit me Teutën. Një përballje që është përfolur shumë se mund të tolerohej prej kquebluve, por që nuk ka rezultuar e tillë.
Erjon Vucaj, vetëm tek Vllaznia në qoftë se nuk ikën jashtë
Dritan Smajli merr ofertë nga ekipi i Flamurtarit
Të rinjtë shkodranë: Vllaznia, “trampolinë” për karrierën tonë
Në ndeshjen e fundit të Vllaznisë, atë të luajtur ditën e dielë ndaj Teutës që u fitua nga shkodranët me rezultatin 2-0, ka rënë në sy loja e tre futbollistëve të rinj kuqeblu. Bëhet fjalë për tre mesfushorët e qendrës, Alsid Tafili, Florind Bardulla dhe Arsid Kruja. Mosha e tyre në fakt është e ndryshme megjithatë mund të quhen ndoshta “zbulimi” I kuqebluve këtë sezon. Vetë ata, duke folur për gazetën, kanë shprehur kënaqësinë që po u jepet mundësia për të kontribuar për Vllazninë dhe për më tepër, në një moment që skuadra ka edhe rezultate positive.