Dritan Smajli merr ofertë nga ekipi i Flamurtarit

0

Mbrojtesi i djathte i Vllaznise Dritan Smajli ka nisur negociatat me skuadren e Flamurtarit. Lajmi behet i ditur nga vete pjestaret e ketij te fundit sipas te ciles, trajneri aktual i vlonjateve Ernest Gjoka kerkon ta kete ne skuader kete futbollist per sezonin e ardhshem. Ne fakt kjo nuk eshte nje gje e re. Kerkesa ndaj Smajlit pat ardhur qe ne veren e kaluar, u perserit edhe ne janarin e ketij viti megjithate ne ato momente ai e kishte shume te veshtire te shkeputej ngaqe ishte nen kontrate me kuqeblute.

Të rinjtë shkodranë: Vllaznia, “trampolinë” për karrierën tonë

0

Në ndeshjen e fundit të Vllaznisë, atë të luajtur ditën e dielë ndaj Teutës që u fitua nga shkodranët me rezultatin 2-0, ka rënë në sy loja e tre futbollistëve të rinj kuqeblu. Bëhet fjalë për tre mesfushorët e qendrës, Alsid Tafili, Florind Bardulla dhe Arsid Kruja. Mosha e tyre në fakt është e ndryshme megjithatë mund të quhen ndoshta “zbulimi” I kuqebluve këtë sezon. Vetë ata, duke folur për gazetën, kanë shprehur kënaqësinë që po u jepet mundësia për të kontribuar për Vllazninë dhe për më tepër, në një moment që skuadra ka edhe rezultate positive.

Selami Dani: Teuta, skuadra më e dobët që ka ardhur në Shkodër

0
Një nga emrat e nderuar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pikërisht Selami Dani, është shprehur shumë i çuditur me paraqitjen  në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë të skuadrës që kërkon të shpallet nënkampione e vendit këtë sezon. Duke...

Artan Bushati: Kemi të rinj me të ardhme në skuadër

0

Artan Bushati u gëzohet pikëve dhe paraqitjes së lojtarëve të rinj që u aktivizuan dje. Trajneri i kuqebluve është i bindur se në edicionin e ardhëm elementi i ri do të gërshetohet më së miri me eksperiencën, duke i kthyer kështu Vllaznisë shkëlqimin e munguar prej disa vitesh. “Po respektojmë kampionatin, përpos faktit që kemi dalë nga gara për një vend në Europë pas humbjes me Shkumbinin.

Presidenti Agron Çela: Vitin tjetër luftojmë për të dy trofetë

0

Presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, është zotuar të bëjë një skuadër cilësore sezonin e ardhshëm. Ai ka deklaruar se Vllaznia nuk e arriti dot objektivin që i vuri vetes fazën e dytë, pasi nuk u afruan dy futbollistët cilësorë që priteshin të vinin, por gjithsesi shkodranët do ta respektojnë garën deri në fund dhe se po mendohet që tani për sezonin e ardhshëm. “Angazhimet e mia në politikë sigurisht që nuk do të ndikojnë në pasionin tim për futbollin. Ajo që mund t’ju them unë është se që tani po mendojmë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Vllaznia “mbyll gojët e liga. E mund pastër 2-0 Teutën në Shkodër

0

Ndryshe nga fjalët e përhapura gjatë gjithë javës në Shkodër, Vllaznia jo vetëm që nuk ia ka lënë ndeshjen Teutës por e ka mundur paq. Dy golat e Dritan Smajlit, ndonëse kanë ardhur përmes pikës së 11-metërshit, natyrisht që nuk kanë qenë dhuratë e gjyqtarit Pashaj. Përkundrazi, mund të themi se durrsakët u falën prej tij ngaqë portieri Rizvani në rastin e 11-metërshit të dytë duhej të kishte dalë me karton të kuq. Ndeshja në fakt nuk ka nisur mirë për kuqeblutë. Ata luajnë në mënyrë krejt pasive në fushë, duke të krijuar bindjen se do ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Kamza nuk paraqitet. “Juban Danja” e fiton ndeshjen në tavolinë

0

Ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Kamzës, nuk është zhvilluar. Ajo ishte planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 14.00 në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo nuk është luajtur. Kjo ngaqë ekipi mik nuk është paraqitur. Ndërkohë futbollistet dhe drejtuesit e Juban Danjës kanë qenë të pranishëm dhe kanë pritur 45 minuta sipas rregullores për ardhjen e ekipit kundërshtar. Mosparaqitja e tij do të thotë se në mesjavë, në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Disiplinës, kjo fitore do t'i jepet 3-0 në tavolinë ekipit shkodran.

Thashethem apo e vërtetë: Vllaznia do të “tolerojë” ndaj Teutës?!

0

Opinion nga Mejdan ZHIVANI


Është pak e vështirë për ta besuar një frazë apo një pohim të tillë, fjalë dhe zëra që po qarkullojnë në ambiente të ndryshme në 48 orët e fundit. Prandaj edhe po e quajmë “thashethem”. Thuhet se Vllaznia nuk ka më interesa për kampionatin dhe në këto kushte ka hyrë në “pazar” me durrsakët, të cilëve u rrezikohet vendi i dytë në renditje.

Trajneri Bushati: Vllaznia deri në fund për të marrë më të mirën

0

Tekniku I Vllaznisë Artan Bushati mbetet I mendimit se Vllaznia e tij do të bëjë më të mirën deri ën fund të kampionatit, paçka se pretendimet për një vend në katërshe tanimë kanë marrë fund. Vllaznia mesa duket do të jetë deri në fund skuadra që do të  vendosë në një farë mënyre edhe fatit e skaudrave të kreut. Përballja e kësaj jave me Teutën më shumë se mund të ketë vlerë për ekipin e Vllaznisë, mund të ketë vlerë për ekipet e tjera.  Veriorët e Kukësit, do të jenë sot totalisht me kuqeblutë pasi një fitore e shkodranëve u lejon atyre të jenë në vendin e dytë.

Begaj nuk stërvitet me ekipin. Gati “divorci” zyrtar me Vllazninë

0

Tek Vllaznia largimet duket se do fillojnë të bëhen realitet pa u mbyllur ende sezoni. Njëri nga të piketuarit për t'u larguar është edhe vlonjati Halim Begaj. Ai nuk është stërvitur sot me ekipin e Vllaznisë. Ka qenë i pranishëm në stërvitje por ka preferuar që të shikojë shokët e tij të skuadrës. Begaj është një nga tre emrat që tekniku Bushati I ka nxjerrë nga lista e lojtarëve që do të aktivizohen në këto përballje. Megjitahtë vlonjati ndryshe nga Nallbani I cili ka qenë pjesë e stërvitjes  ditën e sotme, ka preferuar që të jetë spektator dhe të mos marrë pjesë në stërvitjen  e skuadrës së tij.