Prishtina- Vllaznisë, miqësore të hënën e ardhshme në Kosovë?

0

Ditën e hënë në Prishtinë të Kosovës mund të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Prishtinës në kuadër të festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Marëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy klubeve, mund të sjellin këtë miqësore kur kemi parasysh se ato janë ndeshur edhe 3-4 herë të tjera me njëra- tjetrën këto dy vitet e fundit. Por në fakt ende nuk ka një vendim zyrtar nëse kjo miqësore do të realizohet apo jo. Kjo ngaqë pritet edhe akordi përfundimtar në mes dy klubeve.

Tirana mund Otrant dhe shkon në Vlorë për “Kupën e Pavarësisë”

0

Ekipi I Tiranës do të vazhdojë rrugën e tij për të fituar Kupën “Pavarësia” sepse ka fituar sot me ekipin Otrant të Ulqinit në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Bardheblutë ndonëse kishin ardhur me formacionin e tyre të dytë, nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë thellësisht 4-0 ndaj ulqinakëve që ishin shumë inferiorë ndaj tyre. Ka spikatur në këtë ndeshje me një tregolësh sulmuesi Arbër Abilaliaj I cili duket se ka dashur t’I tregojë trajnerit Tafaj se e do një vend në formacionin bazë. Në tribunën VIP të stadiumit kanë qenë edhe përfaqësuesit e FSHF-së si organizatore e këtij turneu dhe pikërisht Abdyl Kuriu e Millan Baçi, po ashtu edhe ish-presidenti I Tiranës Refik Halili me administratorin Salih Tagani, drejtues të klubit të Ulqinit etj.

Suad Lici: Vllaznia gaboi që nuk mori Pejiçin. Të hyjë në merkato

0

Suad Lici, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, në daljen e tij në një prej mediave lokale të Shkodrës ka analizuar situatën që po kalon momentalisht kjo skuadër. Ai e ka vënë theksin e kritikave tek afrimet e bëra në merkaton e verës, sidomos në repartin e sulmit. Lici e ka cilësuar të domosdoshëm faktin që shkodranët kanë pasur nevojë për një lojtar tipik goli si kroati Pejiç. “Afrimet që ka bërë Vllaznia natyrisht që nuk kënaqin, sidomos kur bëhet fjalë për sulmin. Në këtë repart kuqeblutë po vuajnë shumë, duke pasur parasysh se dyshja Hysa e Rexha nuk kanë justifikuar aspak. Për mendimin tim, drejtuesit e Vllaznisë do kishin bërë mirë të sakrifikonin duke lënë jashtë disa lojtarë, që të afronin Pejiçin. Tashmë dihen vlerat e tij dhe potenca që ka në sulm.

Zmijani: Tek Vllaznia është bërë e modës të gabojë në merkato

0

Ish-futbollist I Vllaznisë Hysen Zmijani nuk është aspak I kënaqur me ecurinë e saj në këtë sezon. Oshilacionet e shumta që ajo po tregon, mungesa  e perspektivës për të ardhmen, merkatoja jo cilësore dhe shumë gjëra të tjera, e kanë bërë atë që të mos jetë dakord me atë çfarë po ndodh me kuqeblutë. Pikërisht për këtë, ndonëse ata kanë barazuar në ndeshjen e fundit me kavajasit, Zmijani thotë se nuk ishte një rezultat I favorshëm për shkodranët e për këtë shprehet: “Në  ndeshjen ndaj Besës, për më tepër që luhej në fushë asnjanëse dhe Besa vinte pas një humbje të thellë me Kukësin, prisja një Vllazni më ndryshe pavarësisht se edhe ajo vinte pas një humbje.

E çuditshme. Tek Vllaznia lojtari më i shtrenjtë është portieri!

0

Për sulmin ka kritika por në fakt ato s’duhet të jenë kaq të rënda sa po bëhen ndoshta. Vërtetë mediat, tifozët por edhe drejtuesit, duan gola prej tyre por në fakt nuk është krejt kështu. Tek Vllaznia ka një gjë të çuditshme që ndoshta nuk ekziston në asnjë klub në botë. Në çdo klub, lojtarët më të shtrenjtë, ata që paguhen më shumë, janë kryesisht sulmuesit, apo dhe ndonjë play-maker. Tek Vllaznia është e kundërta. Aty, lojtari më I paguar është portieri Vujadinoviç me 35 mijë euro ose 50 milionë lekë të vjetra në sezon. Më shumë sesa ai, nuk ka asnjë që merr. Në kushte të tilla, që në ndërtim kjo skuadër, sigurisht që nuk është krijuar për të qenë pretendente pavarësisht zhurmës së 12 blerjeve që bëhet.

Trajneri Duro: Nuk kemi personalitet në sulm tek Vllaznia

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, pas ndeshjes së djeshme me Besën, një ndër arsyet kryesore që ka nxjerrë si shkakun kryesor të mosfitimit të ndeshjes, padyshim që ka patur të bëjë me mungesën e liderëve në sulm. Pikërisht në lidhje me këtë takim, ai ka thënë: “Është anormale që në një fushë të luhen dy ndeshje brenda dy ditëve. Kjo bëri që terreni të ishte i keq dhe për pasojë loja nuk kishte cilësi. Në raport me Besën, ne patëm mjaft raste me anë të Dragoit, Hajdarit dhe në fund edhe të Hysës, por nuk ditëm t’i shfrytëzonim. Me pak fjalë, ne nuk kemi personalitet në fazën sulmuese.

Vllaznia, e ka të ndaluar të humbasë sërish edhe sot

0

Skuadrës shkodrane nuk I lejohet të humbë sot ndaj Besës. Në asnjë mënyrë. Nëse do të ndodhte, pasojat do të ishin të mëdha për të. Në këtë kontekst është përgatitur pragndeshja me kavajasit. Drejtuesit e klubit e kanë lënë të qetë skuadrën. Asnjë analizë, asnjë kritikë, asnjë masë ndëshkimore për të. E njëjta gjë edhe për trajnerin Duro. E gjitha kjo ka ndodhur sepse nuk konsiderohet si momenti I duhur për ta bërë këtë gjë. Nëse do kishte të tilla masa, gjërat mund të përkeqësoheshin tek Vllaznia e cila ndodhet para tre sfidave shumë të vështira, fillimisht me Besën dhe pastaj me Flamurtarin dhe Kastriotin.

Vllaznia, Duro pak dilema për formacionin anti- Besa

0

Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro ende nuk e ka të qartë formacionin që do të hedhë në fushë për ndeshjen e nesërme me Besën. Në dy ditët e fundit që ai ka qenë pranë skuadrës në stërvitje, nuk ka zhvilluar ndeshje kontrolli. Thjesht ka aplikuar disa lojëra me top me ekipin për 15 minuta por pa e ndarë atë në dy pjesë për të zhvilluar ndeshjet e zakonshme të kontrollit. Duke qenë kështu, ende nuk është shumë e qartë se cilët futbollistë do të zgjedhë ai për të hedhur në fushë në këtë ndeshje. Këta të fundit e kanë të paqartë se cilët do luajnë dhe cilët jo.

Besa- Vllaznia ende pikëpyetje për vendin se ku do të luhet

0

Ndeshja e javës së 11-të të Superligës në mes Besës dhe Vllaznisë ende nuk dihet se ku do të luhet. Kjo ngaqë drejtuesit kavajas ende nuk e kanë vendosur se ku do ta luajnë ndeshjen si ekip pritës që janë. Ata në fakt kanë pritur mbledhjen e sotme të Komisionit të Apelit për faljen e dënimit prej6 ndeshjesh të dënimit të fushës së tyre, por edhe ky Komision, ashtu si ai i Disiplinës, e ka lënë në fuqi atë dënim. Kjo gjë i ka irrituar së tepërmi drejtuesit e Besës që madje pasditen e sotme kanë bërë deklarata shumë të forta kundër Federatës madje duke paralajmëruar edhe bojkotimin e kampionatit.

Trajneri Duro: Nuk kam pse ta jap dorëheqjen nga Vllaznia

0

Në Shkodër po flitet shumë për një largim të mundshëm të tij. Kështu ka ndodhur edhe me trajnerët e tjerë që e kanë drejtuar Vllazninë në të kaluarën. Megjithatë, Shpëtim Duro është i qetë dhe kërkon të vazhdojë punën, me synimin për ta kthyer Vllazninë te rezultatet pozitive. Drejtuesit e klubit i kanë dhënë garanci që pas sfidës me Tiranën, teksa vetë kryetari i Këshillit Mbikëqyrës së bordit, Ritvan Troshani, është shprehur se nuk bëhet fjalë për një shkarkim të Duros. Dje, në një bisedë për gazeten, trajneri rikonfirmoi situatën e tij në skuadrën kuqeblu.