Ideja e re: Privatizim i Vllaznisë me shumë aksionerë

0

Deri më tash në media kanë dalë disa emra si biznesmenë të interesuar për të marrë Vllazninë. Safet Gjici, Julian Morina, Rudi Vata me koreanojugorin Choi apo dhe Muhamet Malon, por së fundi ka dalë në skenë edhe një tjetër alternativë. Nuk bëhet fjalë për një biznesmen të vetëm por për një organizim ndryshe: atë me shumë aksionerë. Njeriu që e ka marrë përsipër këtë gjë është Ylli Pashuku, një shkodran i cili është specialist investimesh dhe ekspert i ndërmarrjeve dhe kompanive në krizë. Ai ka jetuar për 10 vite me rradhë në Itali ndërsa prej 5 vitesh jeton dhe punon në Tiranë. Bashkëpunimi i tij me shumë kompani të huaja dhe marrja e eksperiencës së mjaftueshme për këtë qëllim, e kanë bërë atë të ndërmarrë një inisiativë shumë të rëndësishme. Kuptohet që është shtyrë nga të qënurit tifoz i Vllaznisë dhe duke parë situatën e vështirë që ajo po kalon, ka dashur të bëjë diçka të mirë në këtë drejtim.

Portieri 18 vjeçar i Vllaznisë Alen Sherri në provë tek Roma

0

Portieri 18 vjeçar i Vllaznisë Alen Sherri të hënën do të udhëtojë drejt Italisë për një provë katërditore tek klubi i Romës. Një lajm shumë i mirë ky jo vetëm për këtë sportist por edhe për Akademinë Vllazninë që vazhdon të nxjerrë lojtarë cilësorë të cilët janë të kërkuar nga klube jashtë vendit. Fakti që Sherrit i ka ardhur kërkesa për t’u provuar tek një klub si Roma, natyrisht që është pritur mjaft mirë prej tij dhe këtë ai e ka shprehur edhe në një prononcim për shkodrasport.com kur ka thënë:

Vllaznia 2 gola dhe 5 shtylla për të mundur 2-1 Otrant të Ulqinit

0

Me fitore e ka mbyllur edhe ndeshjen e dytë miqësore të kësaj jave ekipi i Vllaznisë. Këtë herë ai ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin "Otrant" të Ulqinit. Ndeshja është zhvilluar pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" të Shkodrës dhe ishte menduar që të kishte një organizim të veçantë në shenjë solidarimi për të mbledhur fonde për ish- futbollistin e Vllaznisë Luan Vukatana që po kalon momente të vështira të jetës së tij. Megjithatë reshjet e shumta të shiut që kanë rënë papushim gjatë gjithë pasdites kanë bërë që në të pranishëm të jenë pak tifozë megjithatë qëllimi i këtij takimi u arrit.

Vllaznia nesër ndeshje miqësore me Otrant të Ulqinit

0

Ekipi shkodran do të zhvillojë një tjetër miqësore pas asaj të së mërkurës me Adën. Këtë herë përballë do të ketë ekipin Otrant të Ulqinit, ndeshje që do të luhet në orën 15.30 në fushën sportive "Reshit Rusi". Kuptohet që ky takim do të ketë vlera për stafin teknik të kuqebluve që do të testojë ekipin në prag të takimit të rradhës me Tërbunin sepse do të testohen disa lojtarë, do të provohet ndonjë mënyrë tjetër loje dhe vendosje në fushë. Por miqësorja e nesërme merr vlera sepse ajo do të zhvillohet edhe në kuadrin e sensibilimizit të sportdashësve për të dhënë një ndihmë për ish- futbollistin e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Luan Vukatana.

Vllaznia fiton 4-3 ndeshjen miqësore me Adën

0

Me rezultatin 4-3 në favor të Vllaznisë është mbyllur miqësorja e sotme kundër Adës. Në fakt nuk kanë qenë lojtarët më të mirë të Vllaznisë, por një pjesë e lojtarëve rezervë të saj si dhe një pjesë e lojtarëve të ekipit B. Ndërkohë velipojakët në pjesën e parë kanë luajtur me formacionin e tyre më të mirë ndërsa në të dytën kanë bërë shumë zëvendësime. Protagonisti kryesor i fitores për kuqeblutë ka qenë mesfushori kosovar Kreshnik Lushtaku që ka shënuar tre gola në këtë ndeshje. Trajneri Grima kanë hedhur në fushë nga minuta e parë këtë formacion: Sherri, Pjeshka, Beci, Haxhaj, Ruqi, Hasani, Kiri, Lushtaku, Mehmetaj, Hallunaj, Paviçeviç. Ndërsa trajneri i Adës Cani e ka nisur ndeshjen me këtë 11-she: Marku, Drabeja, Kola, Hotaj, Pelinku, Lim, Hoti, Jubani, Markolaj, Vecaj, Kabuni.

Kryebashkiakja Ademi: Po punojmë për nxjerrjen në shitje të Vllaznisë

0

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi ka qenë e ftuar në emisionin "Tonight" në televizionin "Star Plus" për të diskutuar mbi këtë periudhë të shkurtër që drejton këtë institucion dhe ndër çështjet për të cilat ajo ka folur gjatë ka qenë edhe Vllaznia e futbolli. Duke folur në lidhje me situatën në klub, ajo ka thënë: "Jam përpjekur që përmes organeve sikurse është Bordi, sikurse është Këshilli i Bashkisë, të mund të marrin ato hapa që në fakt vetë statuti i kësaj shoqërie aksionere ua jep për detyrë dhe përgjegjësi.

FSHF: Vonesat në “Loro Boriçi” ngaqë Bashkia s’ka firmosur marrëveshjen

0

Vonesat në punimet e stadiumit "Loro Boriçi" kanë ardhur ngaqë Bashkia Shkodër ende nuk ka firmosur kontratën me FSHF-në për çështjen e stadiumit dhe për këtë arsye, nuk na janë lëvruar akoma fondet nga UEFA". Kjo është deklarata e bërë sot nga i ngarkuari i FSHF-së në ndjekjen e këtij projekti, Arben Dervishaj. Ai ka qenë në Shkodër pasditen e sotme edhe për të parë punimet që po bëhen por edhe për të biseduar me drejtues të Bashkisë Shkodër.

Shtohen shanset që Grima të mbetet trajner i Vllaznisë

0

Dy rezultatet e fundit positive të Vllaznisë, barazimi I djeshëm me Kukësin për kampionat dhe fitorja e së mërkurës për kupë me Pogradecin, kanë shtuar shanset që Armir Grima të vazhdojë të qëndrojë në krye të pankinës së kësaj skuadre. Administratori I klubit e kanë paralajmëruar një gjë të tillë pasditen e djeshme megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar në këtë mes.

Vllaznia ende pa trajner. Edhe ndaj Kukësit drejton Grima

0

Ekipi I Vllaznisë prej katër ditësh është pa trajner dhe kështu duket se do të vazhdojë deri në fillimin e javës së ardhshme. Drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur për emrin e ri që do të pasojë Luan Zmijanin në këtë detyrë. Në fakt duket se ka ende një paqartësi për atë se kush ka të drejtë ta zgjedhë trajnerin teksa administratori I klubit ka dashur t’ia delegojë këtë kompetencë presidentes, që është njëkohësisht edhe kryebashkiakja Ademi por kjo e fundit duket se nuk ka ndër mend të marrë përsipër një gjë të tillë sepse bie ndesh me funksionimin e një shoqërie aksionere.

Vllaznia nesër në fushë ndaj Pogradecit me formacionin më të mirë

0

Pasditen e nesërme ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë ndeshjen e rradhës, atë për kupë me Pogradecin. Interesant është fakti se për herë të parë pas shumë kohësh, skuadra shkodrane do të luajë në qytetin e saj, pikërisht në fushën sportive "Reshit Rusi" e cila është miratuar nga FSHF-ja për luajtjen e këtij takimi ashtu siç ndodhi edhe javën e kaluar kur aty u luajt Ada- Teuta po për kupë. Takimi i nesërm është vlerësuar maksimalish në kampin shkodran. Fakti që rezultati i nddeshjes së parë ka qenë 1-1, lë të hapur kualifikimin për të dy ekipet dhe kuptohet që pogradecarët duke parë momentin jo të mirë që po kalon Vllaznia do të tentojnë ndonjë mrekulli.