Vllaznia e tanishme, një skuadër pa personalitet

0

Opinion nga Suad Lici*

Unë jam një nga njerëzit që jetoj me këtë skuadër dhe sigurisht që më vjen keq, nëse nuk është në pozicionin që unë do të dëshiroja. Flitet për një Vllazni, e cila që në fillim funksionoi keq. U bë një merkato, për të cilën unë kam objeksionet e mia, pasi disa lojtarë ndoshta nuk I përshtaten uniformës së kësaj skuadre dhe ndoshta mund të bëheëshin zgjedhje të tjera. Por këtë e them duke qenë jashtë klubit dhe nuk I di mundësitë e tij financiare.

Sinani: Vllaznia dhe Tirana nuk kanë më sulmues 20 golësh

0

Vioresin Sinani e sheh problemin më shumë tek ana financiare, aty ku sipas tij bëhet edhe diferenca. Nëse një si Bekim Bala apo Armando Vajushi u larguan këtë sezon nga Shqipëria, kjo erdhi më së shumti për shkak të ofertave të mira financiare karshi lojtarëve, por ku edhe klubet përfituan diçka. Sakaq, ai thekson se as dyshja e Vllaznisë dhe as ajo e Tiranës nuk të siguron 20 gola në sezon.

Vllaznia “shtyn” masat. E ka mendjen tek Tirana për momentin

0

Tek Vllaznia janë të detyruar të mos marrin asnjë masë ndëshkimore as për futbollistët dhe as për stafin. Fakti që në prag janë një seri ndeshjesh shumë të vështira, e bën të detyrueshme këtë gjë. Në këtë mënyrë, deri në janar, nuk do ketë asnjë lëvizje në skuadër. Vendimi për të vepruar kështu është marrë në takimin e zhvilluar dje në Bashki në mes drejtuesve më të lartë të klubit. Rreth mesditës, administratori I klubit Fatos Gjyrezi dhe drejtori sportiv Armir Grima, janë parë të ngjisin shkallët e Bashkisë dhe t’I drejtohen zyrës së kryebashkiakut Lorenc Luka që ndodhet në katin e dytë të këtij institucioni.

Deklarata e klubit Vllaznia: Të shohim para. Vëmendjen tek Tirana

0

Në lidhje me takimin e mbrëmjes së sotme të drejtuesve të klubit me skuadrën, klubi Vllaznia ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare në të cilën bëhet e ditur edhe për ato çfarë është thënë në mbledhje. Esenca e diskutimeve përblidhet me fjalët e administratorit Gjyrezi që u ka thënë futbollistëve dhe stafit drejtues: “Përpara kemi një ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Tiranën. Nuk duhet të kthejmë kokën pas për atë çfarë ka ndodhur por të shohim përpara sepse jo vetëm ne si shoqëri aksionere Vllaznia dhe Bashkia Shkodër por edhe I gjithë opinioni sportive shkodran presin fitoren tuaj me Tiranën. Duhet të funksiononi si një familje e madhe dhe me interest ë njëjtë dhe të përbashkët”.

Arbitrat shkodranë gjykojnë mirë… por stemën e FIFA-s nuk e meritojnë!

0

Analizë nga Redan BUSHATI

Ashtu si në javët e kaluara, edhe në këtë javë të nëntë të Kategorisë Superiore, ka pasur gabime në arbitrim. Madje, gabime të cilat kanë ndëshkuar jo pak skuadrat. Laver Alla në Besa-Skënderbeu është bërë protagonisti kryesor i këtij takimi, teksa ka akorduar një penallti të paqenë për miqtë dhe nuk ka anuluar golin e vendasve, me anë të Mihanit, përpos gabimeve të tjera, të cilat gjithsesi nuk kanë qenë të kësaj shkalle.

Lëvizjet në formacion, një rebus i vërtetë për Vllazninë

0

Ajo që ka çuditur në këtë ndeshje tek Vllaznia, kanë qenë katër lëvizjet që ka bërë në formacion trajneri Duro për këtë ndeshje. Mungesa e Shtubinës së dëmtuar, është shoqëruar me uljen në stol të Belishës dhe Seminës ndërkohë që ka përfunduar në tribunë Tafili. Në vend të tyre luajnë Begaj e Nallbani me përvojë dhe çuditërisht për një ndeshje të tillë delikate edhe të rinjtë Dema e Guri. Ata që nuk kanë luajtur nuk kanë marrë vesh fare se çfarë po ndodh por kanë zbatuar vendimet e trajnerit që është justifikuar me faktin se pas humbjes në Durrës duhej ndryshuar diçka.

Medja: Vllaznia të përmirësohet ende, por është pretendente

0

Nëse Vllaznia deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë lojë të bukur por është kënaqur me pikët e marra, sigurisht që kjo është një teori shumë positive për momentin e trajnerit Shpëtim Duro. Por ajo që duhet të shqetësojë është sesa kohë do vazhdojë kjo ecuri positive duke luajtur në këtë mënyrë. Ai që ka folur këtë rradhë është një specialist I njohur futbolli, pikërisht Agim Medja. Duke folur në lidhje me ndeshjen e fundit, atë të humbur në Durrës ndaj Teutës, ai do të shprehej:  “Nëse marrim në analizë humbjen e fundit në Durrës, ajo që duhet të shqetësojë stafin drejtues është paraqitja në fushën e lojës dhe mungesa e qëndrueshmërisë dhe mënyra e interpretimit të lojës gjatë 90 minutave.

Trajneri Duro: Eliminimi ishte një goditje e madhe edhe për mua

0

Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është parë tejet i pezmatuar pas eliminimit të sotëm. Në konferencën për shtyp menjëherë pas ndeshjes me Shkumbinit, ai e ka pranuar se ky eliminim ishte një goditje edhe për të."Ky eliminim është një goditje e madhe për mua personalisht dhe për skuadrën dhe normalisht kjo do të ndikojë për skuadrën sepse fundi i fundit është një Kupë që ne e kishim si objektiv, por shpresoj që ditën e shtunë ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqëndrohemi në ndeshjen me Tiranën që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”- ka thënë ai.

Një ekip shkodran rregjistrohet në FSHF për në kategori të tretë

0

Një ekip nga qyteti i Shkodrës thuhet të jetë rregjistruar sëfundi në Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së tretë. Njoftimin e ka dhënë vetë ky institucion teksa ai ka bërë të ditur se përveç ekipit shkodran janë rregjistruar edhe gjashtë ekipe të tjera. Por ajo që nuk mësohet është emri i ekipit shkodran. Ka një dilemë nëse do të jetë Vllaznia B apo Shkodra. Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, në mbledhjen e tij të fundit të korrikut ka miratuar ngritjen e një ekipi të dytë të Vllaznisë i cili do të rregjistrohej në kategorinë e tretë fillimisht, me idenë e mëvonshme për t'u ngjitur në kategori më të larta në vitet e ardhshme.

Një trajner kampion s’duhet të luajë në mbrojtje

0

Opinion nga Bujar QAMILI*

Kam qenë në Durrës ditën e dielë për të ndjekur ndeshjen Teuta- Vllaznia dhe sigurisht që jam zhgënjyer jo vetëm nga rezultati por më tepër nga mënyra e të luajturit. Sigurisht që në futboll është normale edhe të humbësh por luan futboll. Vllaznia them se të dielën ishte ndër ditët më të këqija të saj. Duke përjashtuar një pjesë të dytë të ndeshjes ku krijuam pak më shumë volum loje sesa kundërshtari, asgjë tjetër nuk pati për të shënuar.