Lajmi i fundit: Edi Martini është trajneri i ri i Luftëtarit

0

Trajneri shkodran Edi Martini që nga mbrëmja e së dielës është trajneri I ri I Luftëtarit. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit gjirokastrit pikërisht pak orë pas largimit të Nevil Dedes nga kjo detyrë. Mesditën e djeshme, 37 vjeçari shkodran ka marrë një telefonatë nga Gjirokastra dhe ka udhëtuar mënjeherë për në qytetin jugor ku është takuar me kryebashkiakun Bime dhe drejtues të tjerë të klubit.

Formacioni, Hysa sërish në fushë nga minuta e parë sot

0

Edhe në ndeshjen e sotme, trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë sulmuesin Vilfor Hysa. Ai në ndeshjen e kaluar të kampionatit, atë me Tomorin e justifikoi veten duke shënuar që në sekondat e para të ndeshjes, ndërsa në ndeshjen e kupës me Shkumbinin, I dha një mundësi sulmuesit tjetër Rexha por ai nuk e shfrytëzoi.

Kryebashkiaku Luka- Duros: Ke bërë boll blerje, s’ka më të tjera!

0

Vllaznia s’do të ketë më blerje në janar. Ajo që kishim paralajmëruar në shkrimin e djeshëm, në fakt është deklaruar tre ditë më parë edhe nga kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka në takimin që ai ka patur me trajnerin Shpëtim Duro dhe drejtuesit e tjerë të klubit. “Vetë I ke bërë 12 blerjet në merkaton e verës. Tani mos kërko më lojtarë të tjerë”- mësohet t’I ketë thënë kryebashkiaku- president trajnerit të ekipit kuqeblu. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilit, tonet me të cilin z.Luka I është drejtuar Duro ka qenë disi I lartë. Kuptohet që në njëfarë mënyrë mund të ketë patur të drejtë.

Vllaznia, sulmuesit nuk shënojnë as gola të thjeshtë

0
Humbja me Shkumbinin në ndeshjen e parë të turit të dytë të  Kupës së Shqipërisë ka sjellë sërish në vëmendje të Vllaznisë “shterpësinë” e repartit të sulmit, që ishte një dështim më vete. Pas barazimit të arritur ndaj Tomorit,...

Merkatoja e janarit për Vllazninë, “peng” i financave

0

Tek Vllaznia kanë nevojë për sulmues por ende nuk ka asgjë të sigurtë nëse do blihet ndonjë në janar apo jo. Ajo që e pengon këtë gjë mesa duket është mungesa e financave. Klubi shkodran nuk ka planifikuar asnjë lekë për të blerë në janar nisur nga ajo që në merkaton e verës u shpenzuan më shumë nga sa ishte planifikuar teksa në vend të 8 lojtarëve që kishte kërkuar trajneri Duro, u morën 12.

Trajneri Duro i zhgënjyer: S’e prisja humbjen në Peqin

0

“Ekipi ka funksionuar siç duhet, por ka çaluar disi në sulm dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Lojtarët shpërdorojnë shumë raste, të cilat mund të kishin ndryshuar rrjedhën e atij rezultati. Duhet që lojtarët e sulmit të ishin treguar më të saktë para portës në rastet e krijuara”. Kështu e ka nisur bisedën e tij , numri një i pankinës së Vllaznisë, Shpëtim Duro, i cili e ka vënë përsëri theksin te mungesa e konkludimit, çka ndikoi në humbjen e takimit të kupës me peqinasit. Një mungesë e konkludimit është vënë re te kuqeblutë edhe në startin e kampionatit, por që u duk se ndryshoi në takimet e fundit dhe pikërisht nga lëvizjet që trajneri Duro bëri në formacionin e tij.

Vllaznia, humbja në Peqin nuk lë shije të mirë në Shkodër

0

Humbja e së mërkurës në Peqin ndaj Shkumbinit, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, nuk është pritur mirë në opinionin sportiv shkodran. Kjo humbje vinte pas një tjetër zhgënjim të pësuar me bazimin e përmbysur nga 0-2 në 2-2 në Berat. Kjo tregon se në skuadër diçka nuk shkon. Në Peqin vendasit, duke qenë se e kanë më shumë mendjen tek kampionati për vetë pozitat e vështira ku ndodhen, kanë luajtur thuajse me formacionin e dytë, I përbërë I gjithi nga lojtarë të rinj ndërsa Vllaznia kishte hedhur në fushë shumë prej titullarëve.

Kryebashkiaku Luka: Dua më shumë grintë nga futbollistët

0

Pasditen e djeshme kryetari I Bashkisë së Shkodrës, që është njëkohësisht edhe president I Vllaznisë Lorenc Luka, ka patur një takim me drejtuesit e tjerë të lartë të klubit por edhe me ato të stafit drejtues. Kanë marrë pjesë në këtë takim të zhvilluar në zyrën e kryebashkiakut, kryetari I këshillit mbikqyrës të Vllaznisë Ritvan Troshani, administrator Fatos Gjyrezi, drejtori sportiv Armir Grima dhe trajneri Shpëtim Duro.

Trajneri Duro: Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm në Berat

0

Mbrojtja e Vllaznisë ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer në Berat. Këtë mendim ka trajneri i kësaj skuadre Shpëtim Duro i cili nuk fajëson asnjë lojtar të këtij reparti për dy golat e pësuar. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë në konferencën e sotme për shtyp. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: "Ishte një aksident në momentet e fundit. Pësimi I atyre golave, nuk është problemi i mbrojtjes. Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm, sidomos në pjesën e dytë ka qenë perfekt. Skuadra e Tomorit nuk ka rrezikuar për asnjë moment, kemi humbur 4-5 raste të pastra shënimi, ndërsa Tomori s’ka pasur asnjë rast.

Vllaznia rregullon sulmin por e pëson nga mbrojtja

0

Në kampin shkodran nuk ka qetësi. Në fillim, në ndeshjen e parë me Skënderbeun, problemi kryesor ishte në repartin e mbrojtjes me mënyrën si u pësuan golat. Pas asaj ndeshje, mbrojtja u rregullua teksa në pesë ndeshjet e rradhës u pësua vetëm një gol. E nëse u rregullua mbrojtja, problemi kaloi tek sulmi ngaqë lojtarët e këtij reparti nuk po shënonin asnjë gol në gjashtë javë kampionat. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit, atë të luajtur në Berat me Tomorin, gjërat sërish morën rrjedhë tjetër. Sulmi u përmirësua disi teksa shënoi sulmuesi Hysa pas shumë javësh e po ashtu pati edhe një gol tjetër nga Smajli megjithatë "defekti" tashmë u spostua në mbrojtje.