Jurgen Gjini lë pas problemet, gati për të luajtur
Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini kthehet të luajë pas plot tre muajsh larg fushave të blerta. Në fakt, ai ende nuk ka luajtur zyrtarisht në ndeshjet e këtij sezoni, por në takimin e fundit me Shkumbinin, ai ka qenë në 18-she, I gatshëm në pankinë. Siç dihet, sulmuesi 22 vjeçar kaloi një problem shumë të madh në verën që shkoi. Pas një zënke të një të afërmi të tij me një person tjetër, ai ka hyrë për t’I ndarë dhe e ka pësuar vetë teksa është therur me thikë disa herë në bark. Dëmtimi ka qenë I rëndë por për fat nuk I ka sjellë rrezik për jetën. Kjo plagosje e la atë për disa kohë jashtë sportit.
Ndriçim Shtubina: Do marrim pikë edhe në Durrës
Mesfushori kuqeblu Ndriçim Shtubina është I bindur se skuadra, pjesë e së cilës ai është, mund të përballojë çdo lloj kundërshtari. Në ndeshjet e fundit, numri 7 I Vllaznisë ka dhënë kontributin e tij maksimal për të duke ndihmuar në arritjen e rezultateve positive. Këto rezultate sipas tij do vazhdojnë edhe në ndeshjen e rradhës që do të luhet në Durrës ndaj Teutës. Lidhur me këtë ndeshje ai do thoshte: “Teuta është një kundërshtar I vështirë për çdo skuadër por ne nuk trembemi për të luajtur me asnjë ekip. Vllaznia po e tregon në këtë kampionat se është në gjendje të përballojë këdo. Me përjashtim të ndeshjes së parë që kemi humbur me Skënderbeun kur ekipi ishte ende I paorganizuar mirë, në ndeshjet e tjera kemi treguar vlerat tona dhe për rrjedhojë, sot me shumë meritë jemi në vendin e dytë në renditje.
Vllaznia, tre vjet e gjysëm pritje për një vend të dytë
Lajmi i fundit: Edi Martini është trajneri i ri i Luftëtarit
Trajneri shkodran Edi Martini që nga mbrëmja e së dielës është trajneri I ri I Luftëtarit. Vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të klubit gjirokastrit pikërisht pak orë pas largimit të Nevil Dedes nga kjo detyrë. Mesditën e djeshme, 37 vjeçari shkodran ka marrë një telefonatë nga Gjirokastra dhe ka udhëtuar mënjeherë për në qytetin jugor ku është takuar me kryebashkiakun Bime dhe drejtues të tjerë të klubit.
Formacioni, Hysa sërish në fushë nga minuta e parë sot
Edhe në ndeshjen e sotme, trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë sulmuesin Vilfor Hysa. Ai në ndeshjen e kaluar të kampionatit, atë me Tomorin e justifikoi veten duke shënuar që në sekondat e para të ndeshjes, ndërsa në ndeshjen e kupës me Shkumbinin, I dha një mundësi sulmuesit tjetër Rexha por ai nuk e shfrytëzoi.
Kryebashkiaku Luka- Duros: Ke bërë boll blerje, s’ka më të tjera!
Vllaznia s’do të ketë më blerje në janar. Ajo që kishim paralajmëruar në shkrimin e djeshëm, në fakt është deklaruar tre ditë më parë edhe nga kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka në takimin që ai ka patur me trajnerin Shpëtim Duro dhe drejtuesit e tjerë të klubit. “Vetë I ke bërë 12 blerjet në merkaton e verës. Tani mos kërko më lojtarë të tjerë”- mësohet t’I ketë thënë kryebashkiaku- president trajnerit të ekipit kuqeblu. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilit, tonet me të cilin z.Luka I është drejtuar Duro ka qenë disi I lartë. Kuptohet që në njëfarë mënyrë mund të ketë patur të drejtë.
Vllaznia, sulmuesit nuk shënojnë as gola të thjeshtë
Merkatoja e janarit për Vllazninë, “peng” i financave
Trajneri Duro i zhgënjyer: S’e prisja humbjen në Peqin
“Ekipi ka funksionuar siç duhet, por ka çaluar disi në sulm dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Lojtarët shpërdorojnë shumë raste, të cilat mund të kishin ndryshuar rrjedhën e atij rezultati. Duhet që lojtarët e sulmit të ishin treguar më të saktë para portës në rastet e krijuara”. Kështu e ka nisur bisedën e tij , numri një i pankinës së Vllaznisë, Shpëtim Duro, i cili e ka vënë përsëri theksin te mungesa e konkludimit, çka ndikoi në humbjen e takimit të kupës me peqinasit. Një mungesë e konkludimit është vënë re te kuqeblutë edhe në startin e kampionatit, por që u duk se ndryshoi në takimet e fundit dhe pikërisht nga lëvizjet që trajneri Duro bëri në formacionin e tij.