Asnjë masë tek Vllaznia. Trajneri Duro mbetet në detyrë

0

Tre orë mbledhje nuk I kanë mjaftuar drejtuesve të Vllaznisë për të marrë asnjë vendim në analizën e sotme. Ata do mblidhen sërish të premten por duket se vendimi  I parë është marrë. Trajneri Shpëtim Duro mund të vazhdojë të qëndrojë në punë. Mbase deri në fund të kontratës së tij. Megjithatë, zyrtarisht një vendim I tillë pritet të merret ditën e premte. Por duket se ai do të vazhdojë punën teksa pas disa ditësh I është kërkuar të paraqesë një raport tjetër mbi lojtarët që mendon të largojë dhe ato që mund të ofrohen, njëkohësisht edhe kostot financiare të tyre.

Tirana kërkon Dritan Smajlin dhe Tefik Osmanin nga Vllaznia

0

Skuadra e Tiranës në përpjekjet e saj për t'u përforcuar për fazën e dytë të kampionatit, i ka hedhur sytë nga Vllaznia. Duke parë problemet e shumta që po e shoqërojnë këtë skuadër, ajo kërkon të marrë disa prej lojtarëve më cilësorë të saj. Siç bën të ditur gazeta "Sporti Shqiptar", bardheblutë ia kanë vënë syrin dy mbrojtësve, Dritan Smajlit dhe Tefik Osmanit.

Vllaznia, 18 futbollistë për vendin e 8-të në renditje

0

Kaq futbollistë ka aktivizuar Vllaznia në fazën e parë të kampionatit. Aq sa lejohen të jenë në fushën e lojës dhe në pankinë në një ndeshje. Minutazhi I mëposhtëm sigurisht që tregon edhe kontributin e gjithësecilit në këtë pjesë të parë të sezonit. Vetë minutat e paraqitura në tabelën e mëposhtme, I tregojnë më së miri disa nga “skarcot”  e merkatos. Por ka edhe të tjerë që kanë luajtur shumë por që kanë gabuar jo pak. Mbi të gjithë sa I takon minutave të luajtura është Dritan Smajli. Ai I ka luajtur të 13 ndeshjet e kësaj faze me nga 90 minuta të plota.

Vllaznia në krizë lojtarësh por Hysa, Rexha e Guri kanë oferta

0

Paksa e çuditshme kjo por është e vërtetë. Vllaznia ka vuajtur për sulmues në fazën e parë të kampionatit teksa kjo është konsideruar kriza më e madhe në lojën e kësaj skuadre, por në fakt të tre sulmuesit e saj, tiranasi Vilfor Hysa, kosovari Kastriot Rexha dhe shkodrani Sindrit Guri kanë oferta. Të tre këta lojtarë, nëse largohen ose lejohen nga klubi kuqeblu, në merkaton e janarit e kanë gati skuadrën e tyre të re. Për Hysën është në pritje Kastrioti, për Rexhën ka interesim nga Luftëtari ndërsa për Gurin nga Tirana.

Agron Çela shumë pranë marrjes së presidencës të Vllaznisë

0

Saktësisht deri sa të ketë një vendim zyrtar të Bashkisë nuk mund të thuhet se sa biznesmenë janë të interesuar për të marrë Vllazninë. Aktualisht nga sa mësohet nga burimet brenda Bashkisë së Shkodrës, janë shfaqur tre biznesmenë të cilët janë të gatshëm të marrin ekipin. Trashani në vetë pozicionin që është nuk mund të japë emra por pranon se ato do të jenë biznesmenë të njohur në qytetin e Shkodrës.

Buxheti, kuqeblutë shumë larg rivalëve në financa

0

Opinion nga Leonard KARAJ

Buxheti i Vllaznia sha.a për sezonin 2012-2013 është vetëm 450 milionë lekë (të vjetër). Kjo shumë është projektuar nga kryetari i bordit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere, Ritvan Troshani, njëkohësisht edhe nënkryetar i këtij institucioni, së bashku me ish-administratorin Kujtim Shaba dhe është miratuar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës që në fillim të sezonit.

Trajneri Duro nxjerr blof Vllazninë: S’u ftova në mbledhje

0

“Te nusja hanë e pinë te dhëndri gjë nuk dinë”. Kjo shprehje do t’i shkonte më shumë për shtat asaj që sot po ngjet tek Vllaznia. Moszhvillimi i analizës së djeshme të drejtuesve të klubit shkodran me kryebashkiakun Lorenc Luka ka pasur si arsye mungesën e teknikut Shpëtim Duro, gjoja për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë së ardhjes në këtë mbledhje. Por e vërteta është disi më ndryshe, madje krejt ndryshe nga sa deklaron klubi. Vetë trajneri i skuadrës, Shpëtim Duro, i kontaktuar përmes telefonit, ka deklaruar se ai nuk ka qenë i ftuar fare në këtë analizë.

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Vllaznisë

0

Opinion nga Redan Bushati

Që Shpëtim Duro nuk është më kryepankina shkodrane, këtë nuk e pohoj unë, por... vetë klubi i futbollit «Vllaznia». Një gjë të tillë mund ta vërtetojnë secili prej jush, që “Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Vllaznisë dhe Këshilli i Trajnerëve është jashtë funksionit”.

Në Shkodër ka dyshime. Në Krujë, Vllaznia ka lënë dy gola e parë

0

Për të parën herë ndoshta edhe në mënyrë publike, në Shkodër kanë dalë hapur me dyshimet e tyre për trukimin e një ndeshje. Pikërisht për ndeshjen e fundit me Kastriotin. Dy golat e parë të shënuar nga skuadra krutane, konsiderohen të lënë nga futbollistët e Vllaznisë. Sigurisht që kjo nuk mund të vërtetohet taman por të paktën këtë herë është folur edhe publikisht. Në një nga emisionet sportive në televizionet lokale,   Astrit Dervishi, ish-gjyqtar I njohur në vendin tonë, tashmë në rolin e vëzhguesit, e ka thënë hapur se dy golat e parë të Kastriotit, janë lënë nga futbollistët e Vllaznisë.

Komisioni i Etikës: Vazhdojmë hetimet për trukimin e ndeshjeve

0

Zhurma e krijuar në media për trukimet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, apo dhe raportet që vijnë nga UEFA e FIFA, kanë vënë në lëvizje edhe Komisionin e Etikës, organin që FSHF ka krijuar enkas për këtë qëllim. Ky komision pikërisht sot ka dalë me një deklaratë për mediat ku thuhet:
"Komisioni i Etikes se FSHF i mbledhur sot ne date 6 Dhjetor 2012 ne mbledhjen e tij te rradhes dhe shqyrtoi materialet te cilat jane objekt gjykimi nga ky Komision.