Troshani: Drejtuesit e rinj, zgjidhen në bazë të projektit
Agron Çela dhe 4 biznesmenë nesër në Bashki për Vllazninë
Del në skenë grupi i biznesmenëve që dëshirojnë të marrin drejtimin e Vllaznisë. Nëse deri më tani ishte folur vetëm në opinion, gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër. Për këtë arsye, këta biznesmenë janë mbledhur sonte dhe kanë rënë dakord me hapat që do ndjekin në të ardhmen. Madje, puna e tyre do nisë që nesër me hartimin e një kërkese zyrtare për këtë qëllim. Por nëse në fillim u mendua se në këtë mes do ishte vetëm biznesmeni dhe ish-presidenti I Vllaznisë Agron Çela, sonte është marrë vesh se rreth tij janë edhe disa biznesmenë të tjerë.
Klubi Vllaznia: Për stafin teknik vendoset ditët e ardhshme
Hysen Zmijani: Merkatoja e dështuar, qëndrimi i Duros i drejtë
Hysen Zmijani, Mjeshtri i Merituar i Sportit, një nga emrat e mëdhenj të Vllaznisë të viteve `80-`90, ka analizuar në një dalje të tijën në një media lokale të Shkodrës edhe afrimet e bëra në merkaton e verës. Ai nuk është ndalur tek emrat konkretë, por në tërësi e ka quajtur të dështuar merkaton shkodrane. Madje, i ka quajtur edhe të tepërta pagesat që bëhen për lojtarët në tërësi të Superiores.
Osmani, Hysa e Begaj mungojnë në stërvitje. Ankohen për gjobat
Tre nga katër futbollistët më të penalizuar të Vllaznisë në vendimin e së martës, pikërisht Tefik Osmani, Vilfor Hysa dhe Halim Begaj, kanë munguar në stërvitjen e sotme të ekipit shkodran. Arsyeja nuk bëhet e ditur por nga sa merret vesh, dy prej tyre, pikërisht Osmani dhe Hysa kanë qenë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për t'u ankuar për gjobat dhe pezullimin e marrë nga ana e klubit. Me kopjet e kontratës në dorë, ata kanë filluar të kërkojnë të drejtat e tyre, me justifikimin se një penalizim i tillë nuk është i parashikuar në kontratë. Tek Vllaznia thonë ndryshe.
“Vllaznia- Duro, çifti që do të ndahet por rri bashkë për hatër të fëmijëve”
U mendua se të hënën do vinte “divorci” në mes Vllaznisë dhe trajnerit Shpëtim Duro por kjo nuk ka ndodhur. Kur të gjithë e bënë fakt të kryer, ndodhi e kundërta dhe kjo procedurë u shty. Por pikërisht kjo gjë, nuk ka kaluar pa humorin e hollë shkodran. Alban Hasani, ish-futbollisti I Vllaznisë dhe aktualisht trajner I kombëtares së minifutbollit, njihet për batutat e tij dhe një të tillë e ka lëshuar edhe dje kur ka thënë:
Vllaznia ndëshkon lojtarët. Osmani e Hysa më rëndë se të gjithë
Gjyrezi: Çështja e trajnerit dhe lojtarëve ende në pikëpyetje
Çfarë pritet nga analiza e sotme? Duro shkarkohet, disa lojtarë largohen
Analiza e shumëpritur e ditës së sotme tek Vllaznia pritet të dhurojë vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj skuadre. Kështu, është thuajse e sigurtë që trajneri Shpëtim Duro do të shkarkohet. Drejtuesit e klubit e kanë marrë parasysh edhe pagesën e dëmshpërblimit ndaj tij teksa ai do të vazhdojë të paguhet deri në fundin e muajit maj me gjysmën e rrogës, ashtu siç e ka të shkruar në kontratë. Edhe vetë trajneri është I vetëdijshëm tashmë se kjo masë është marrë ndaj tij dhe prêt vetëm që t’I komunikohet nga drejtuesit.
Asnjë masë tek Vllaznia. Trajneri Duro mbetet në detyrë
Tre orë mbledhje nuk I kanë mjaftuar drejtuesve të Vllaznisë për të marrë asnjë vendim në analizën e sotme. Ata do mblidhen sërish të premten por duket se vendimi I parë është marrë. Trajneri Shpëtim Duro mund të vazhdojë të qëndrojë në punë. Mbase deri në fund të kontratës së tij. Megjithatë, zyrtarisht një vendim I tillë pritet të merret ditën e premte. Por duket se ai do të vazhdojë punën teksa pas disa ditësh I është kërkuar të paraqesë një raport tjetër mbi lojtarët që mendon të largojë dhe ato që mund të ofrohen, njëkohësisht edhe kostot financiare të tyre.