Shpëtim Duro e konfirmon: S’ka më Balë e Vajush në Shkodër
Në fillim të sezonit krijoi jo pak zhurmë në lidhje me atë se çfarë bëri. Largoi thuajse të gjithë lojtarët e rinj që u huazuan në ekipe të tjera. Largoi edhe Gocajn, Sykjen dhe Hasanin, ndonëse ata ishin nën kontratë me Vllazninë, madje I pari kishte 2.5 vjet kontratë por u la I lirë se nuk e donte trajneri. Një lëvizje e çuditshme megjithatë ky ishte realiteti. Në vend të tyre u blenë futbollistë, shumica e të cilëve rezultuan të dështuar. Shpëtim Duro në këtë mënyrë ka jo pak përgjegjësi për një situatë të tillë të krijuar.
Të rinjtë shkodranë e kanë me Duron: S’na ke dhënë mundësi
Trajneri Shpëtim Duro, gjatë seancës së fundit për vitin 2012, u ka dhënë përgjigje specialistëve për elementin e ri që ka kjo skuadër. Jo rrallëherë specialistë dhe tifozët e kanë fajësuar atë për mosaktivizimin e elementit të ri. Ja se si ka qenë përgjigja e teknikut: “Të rinjtë kanë probleme dhe shumë për të bërë për ta merituar fanellën e Vllaznisë. Mendoj se nuk janë të gatshëm për Vllazninë, pasi nuk kanë nivelin e Vajushit, Balës apo Sukajt, të cilët që në moshën 18-vjeçare kanë mbajtur peshën e skuadrës. Lojtarët aktualë janë shumë larg nivelit të atyre”.
Juban Danja barazim 1-1 në miqësoren e sotme me Trepça ’89
Shpëtim Duro, “biletë vajtje” për Tiranë, pa kthim në Shkodër?
Dje Shpëtim Duro ka qenë në Shkodër. Për vitin 2012 është hera e fundit sepse Vllaznia ka marrë pushimet por duket se “bileta për në Tiranë” ka qenë vetëm vajtje për të. Pa kthim. Që do të thotë se edhe ai e parandjen tashmë që nuk do të jetë më trajner I kësaj skuadre. Jo më kot, dje u ka thënë futbollistëve të tij se kanë përfunduar me stërvitjet për këtë vit por pa u lënë një datë se kur do të nisin stërvitjet në janar.
Flamurtari do parakontratë me Smajlin për në qershor
Klubi Vllaznia shton dënimin për Osmanin, Hysën e Begajn
Vllaznia, ja sa paguhen futbollistët e saj në një sezon
Drejtori Grima: Mbrojtësi Smajli ikën vetëm për 200 mijë euro
Vllaznia interes sërish për Da Silvën e Bylisit dhe Ribajn
Bushati: S’kam asnjë propozim konkret për trajner të Vllaznisë
Në verë ka qenë protagonist në media por edhe më gjerë por për arsye të ndryshme, ai nuk u emërua trajner I Vllaznisë. Artan Bushati, madje u pat tërhequr vetë nga ajo garë. Tani sërish përsëritet e njëjta histori. Emri I tij konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës shkodrane, “I sponsorizuar” nga drejtuesit e rinj që mund të marrin klubin në përdorim në fund të muajit.