Vllaznisë i duhen projekte serioze për të ardhmen
Opinion nga Eugen Zeka
Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar një cikël fitimtar, përmes të cilit jo vetëm siguron rikthimin në elitën e futbollit, por edhe përvetëson e gëzon stabilitet në lojë dhe në rezultate për disa vite me rradhë. Gjithashtu, edhe akademia e klubit, prane se ciles eshte punuar shume mire gjate viteve te fundit, i ploteson te gjitha kushtet per t'u bere e njohur dhe me emer si fidanishte futbolli, per talentet e rinj, jo vetem ne Shqiperi, por edhe per te gjithe zonen e Ballkanit.
Arbitrat e Shkodrës dhe Malit të Zi në kupën “Rigers Pjetrushi”
5 donatorët e Vllaznisë: Duam dhe administrimin e klubit
Shpëtim Duro e konfirmon: S’ka më Balë e Vajush në Shkodër
Në fillim të sezonit krijoi jo pak zhurmë në lidhje me atë se çfarë bëri. Largoi thuajse të gjithë lojtarët e rinj që u huazuan në ekipe të tjera. Largoi edhe Gocajn, Sykjen dhe Hasanin, ndonëse ata ishin nën kontratë me Vllazninë, madje I pari kishte 2.5 vjet kontratë por u la I lirë se nuk e donte trajneri. Një lëvizje e çuditshme megjithatë ky ishte realiteti. Në vend të tyre u blenë futbollistë, shumica e të cilëve rezultuan të dështuar. Shpëtim Duro në këtë mënyrë ka jo pak përgjegjësi për një situatë të tillë të krijuar.
Të rinjtë shkodranë e kanë me Duron: S’na ke dhënë mundësi
Trajneri Shpëtim Duro, gjatë seancës së fundit për vitin 2012, u ka dhënë përgjigje specialistëve për elementin e ri që ka kjo skuadër. Jo rrallëherë specialistë dhe tifozët e kanë fajësuar atë për mosaktivizimin e elementit të ri. Ja se si ka qenë përgjigja e teknikut: “Të rinjtë kanë probleme dhe shumë për të bërë për ta merituar fanellën e Vllaznisë. Mendoj se nuk janë të gatshëm për Vllazninë, pasi nuk kanë nivelin e Vajushit, Balës apo Sukajt, të cilët që në moshën 18-vjeçare kanë mbajtur peshën e skuadrës. Lojtarët aktualë janë shumë larg nivelit të atyre”.
Partizani pret Shpëtim Duron. Ai pret vendimin e Vllaznisë
Skuadra dhe drejtuesit e Partizanit po presin me padurim mbylljen e kontratës së trajnerit Shpëtim Duro me Vllazninë. Kjo ngaqë ata duan ta marrin për vete. Bisedimet thuhet se kanë kohë që kanë nisur dhe ajo që pengon është vetëm mbyllja e kontratës që trajneri ka në Shkodër. Por Duro nuk ka ndër mend të largohet vetë nga kuqeblutë. Ai pret vetëm që ta shkarkojnë dhe nga kjo të marrë dëmshpërblimin për kontratën e prishur nga ana e klubit. Ai në fakt edhe vetë nuk ka dëshirë më të qëndrojë tek Vllaznia. Humori i është prishur dhe kjo nuk është e vështirë të dallohet.
Juban Danja barazim 1-1 në miqësoren e sotme me Trepça ’89
Shpëtim Duro, “biletë vajtje” për Tiranë, pa kthim në Shkodër?
Dje Shpëtim Duro ka qenë në Shkodër. Për vitin 2012 është hera e fundit sepse Vllaznia ka marrë pushimet por duket se “bileta për në Tiranë” ka qenë vetëm vajtje për të. Pa kthim. Që do të thotë se edhe ai e parandjen tashmë që nuk do të jetë më trajner I kësaj skuadre. Jo më kot, dje u ka thënë futbollistëve të tij se kanë përfunduar me stërvitjet për këtë vit por pa u lënë një datë se kur do të nisin stërvitjet në janar.