Xhevahir Sukaj në “Niko Dovana”: Vllaznia s’ka sulm
Në ndeshjen e djeshme Teuta- Vllaznisë, në tribunën e stadiumit "Niko Dovana" ka qenë edhe futbollisti shkodran Xhevahir Sukaj. Ai sigurisht që ka mbetur në fund të saj i zhgënjyer për humbjen e skuadrës shkodrane dhe këtë e ka shprehur edhe në ato pak fjalë që ka thënë për gazetarët aty: "Ishte një humbje që rëndo psikologjikisht pasi Vllaznia mendoj se është një skuadër që mund të japë më shumë. Sigurisht që të vjen keq kur e sheh atë duke humbur por mendoj se kjo nuk është ajo Vllaznia që unë kam lënë. Sidomos në sulm të paktën ku ka shumë probleme"- ka thënë ai.
Vllaznia- Shkumbini, hyrje falas për tifozët ditën e mërkurë
Në ndeshjen e së mërkurës për kupë me Shkumbinin, hyrja e tifozëve në stadium do të jetë falas. Kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit Vllaznia për t’I krijuar mundësinë atyre për të mbështetur skuadrën e zemrës në arritjen e kualifikimit për në 8 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Lajmi bëhet I ditur nga vetë klubi shkodran I cili njëkohësisht u ba bërë thirrje tifozëve për të qenë në “Loro Boriçi” ditën e mërkurë në orën 13.30 kur do nisë ky takim.
Ndalet Skënderbeu, Vllaznia shans për t’iu ofruar edhe më shumë
Sukaj në Shkodër. Grima: Ai është i mirëpritur që në janar
Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar në fillim të kësaj jave gol për Sepahanin në Iran dhe menjëherë pas kësaj ndeshje të fundit, ka shfrytëzuar një pushim disaditor për të ardhur në Shkodër pranë familjes së tij. Duke qëndruar pranë saj, sigurisht që sulmuesi 25 vjeçar nuk mund tq qëndronte larg Vllaznisë dhe prandaj menjëherë ka nxituar të takojë drejtuesit e saj dhe po ashtu edhe disa nga shokët e ekipit. Madje këto dy ditë ai do stërvitet me kuqeblutë për të ruajtur formën fizike ngaqë në fillim të javës së ardhshme, do të kthehet sërish në Iran. Duke qenë në Shkodër dhe në kushtet kur Vllaznisë po I mungon njeriu- gol, sigurisht që të gjithë I kthejnë sytë nga ai. Pyetja që lind menjëherë është:
Ansi Nika: Do t’i shënoj gol Vllaznisë këtë herë
Vioresin Sinani: Vllaznia është në rrugë të mbarë sivjet
Vllaznia: kalendari, tani nis “ferri” i vërtetë për kuqeblutë
Vujadinoviç: Po, mund të largohem në janar nga Vllaznia
Portieri malazez I Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç mund ta lërë këtë skuadër në janar. Ajo që kemi paralajëruar pak kohë më parë në gazetën tonë, është pranuar dje nga vetë ai. Në konferencën për shtyp të organizuar nga klubi shkodran, 29 vjeçari nga Podgorica I pyetur në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Po, është e vërtetë se kohët e fundit më kanë ardhur 2-3 oferta megjithatë ende nuk mund të them asgjë me saktësi. Duhen parë me hollësi këto oferta sepse duhet të jemi të kënaqur si unë ashtu edhe klubi Vllaznia, për të mbërritur deri tek një marrëveshje e mundshme”.
Jurgen Gjini lë pas problemet, gati për të luajtur
Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini kthehet të luajë pas plot tre muajsh larg fushave të blerta. Në fakt, ai ende nuk ka luajtur zyrtarisht në ndeshjet e këtij sezoni, por në takimin e fundit me Shkumbinin, ai ka qenë në 18-she, I gatshëm në pankinë. Siç dihet, sulmuesi 22 vjeçar kaloi një problem shumë të madh në verën që shkoi. Pas një zënke të një të afërmi të tij me një person tjetër, ai ka hyrë për t’I ndarë dhe e ka pësuar vetë teksa është therur me thikë disa herë në bark. Dëmtimi ka qenë I rëndë por për fat nuk I ka sjellë rrezik për jetën. Kjo plagosje e la atë për disa kohë jashtë sportit.
Ndriçim Shtubina: Do marrim pikë edhe në Durrës
Mesfushori kuqeblu Ndriçim Shtubina është I bindur se skuadra, pjesë e së cilës ai është, mund të përballojë çdo lloj kundërshtari. Në ndeshjet e fundit, numri 7 I Vllaznisë ka dhënë kontributin e tij maksimal për të duke ndihmuar në arritjen e rezultateve positive. Këto rezultate sipas tij do vazhdojnë edhe në ndeshjen e rradhës që do të luhet në Durrës ndaj Teutës. Lidhur me këtë ndeshje ai do thoshte: “Teuta është një kundërshtar I vështirë për çdo skuadër por ne nuk trembemi për të luajtur me asnjë ekip. Vllaznia po e tregon në këtë kampionat se është në gjendje të përballojë këdo. Me përjashtim të ndeshjes së parë që kemi humbur me Skënderbeun kur ekipi ishte ende I paorganizuar mirë, në ndeshjet e tjera kemi treguar vlerat tona dhe për rrjedhojë, sot me shumë meritë jemi në vendin e dytë në renditje.