Kryebashkiaku Luka: Dua më shumë grintë nga futbollistët
Pasditen e djeshme kryetari I Bashkisë së Shkodrës, që është njëkohësisht edhe president I Vllaznisë Lorenc Luka, ka patur një takim me drejtuesit e tjerë të lartë të klubit por edhe me ato të stafit drejtues. Kanë marrë pjesë në këtë takim të zhvilluar në zyrën e kryebashkiakut, kryetari I këshillit mbikqyrës të Vllaznisë Ritvan Troshani, administrator Fatos Gjyrezi, drejtori sportiv Armir Grima dhe trajneri Shpëtim Duro.
Trajneri Duro: Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm në Berat
Mbrojtja e Vllaznisë ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer në Berat. Këtë mendim ka trajneri i kësaj skuadre Shpëtim Duro i cili nuk fajëson asnjë lojtar të këtij reparti për dy golat e pësuar. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë në konferencën e sotme për shtyp. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: "Ishte një aksident në momentet e fundit. Pësimi I atyre golave, nuk është problemi i mbrojtjes. Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm, sidomos në pjesën e dytë ka qenë perfekt. Skuadra e Tomorit nuk ka rrezikuar për asnjë moment, kemi humbur 4-5 raste të pastra shënimi, ndërsa Tomori s’ka pasur asnjë rast.
Vllaznia rregullon sulmin por e pëson nga mbrojtja
Josa s’ e llogarit Vllazninë pretendente. Tiranën e Besën “po”
Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa nuk e llogarit ish-skuadrën e tij sezonin e kaluar- Vllazninë, si pretendente për titullin kampion në këtë sezon. Deklarata e trajnerit të korçarëve është bërë menjëherë pas fitores së mbrëmshme në Durrës ndaj Teutës vendase. Me këtë fitore, Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 17 pikë duke qenë disi e shkëputur nga skuadrat e tjera. I pyetur nga gazetarët se kë sheh ai si rivalet më të mundshme në këtë sezon, Josa është shprehur: "Skënderbeut mendoj se është i qartë në objektivat që ka këtë sezon për të ruajtur titullin kampion ndërsa si rivalë të mundshëm shoh Tiranën po e po për vetë emrin dhe traditën e saj por edhe Besën që po bën një futboll të bukur por është edhe cinike në lojën e saj".
Gabim i rëndë i Vllaznisë në Berat. Nga 0-2 lejon barazimin 2-2
Vllaznia sot në Berat për fitoren e tretë rradhazi në kampionat
Lacio e Tare kërkojnë Taulant Xhakën, vëllanë e Granitit
Armando Cungu i pamposhtur. 7 ndeshje pa humbje me Kukësin
Vllaznia, fitojnë djemtë, humbasin vajzat ndaj Skënderbeut
Duro: Barazimi më i mirë se humbja por dua fitoren në Berat
Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro ka shprehur besimin e tij të plotë për marrjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen e nesërme që ajo do të luajë në Berat ndaj Tomorit. Për të, një barazim në këtë ndeshje është më i mirë se humbja por objektivi i kuqebluve është fitorja e kësaj ndeshje.Kjo është deklarata e bërë sot nga ai në konferencën e rradhës për shtyp, pikërisht një ditë para ndeshjes së javës së shtatë të kampionatit. Duro ka folur edhe për dëmtimet, për formacionin dhe shumë gjëra të tjera. Ja përgjigjet e plota të tij dhënë për gazetarët: