Pyetja e munguar për Rudin: A do ktheheshe përsëri?

0

Opinion nga Redan Bushati


Isha dhe vazhdoj të jem në mëdyshje për të dhënë një mendim të thjeshtë, një koment të përgjithshëm a pse jo edhe një analizë të gjerë për intervistën që Rudi Vata, ish kapiteni i kombëtares shqiptare dhe së fundi ish trajner i Vllaznisë, ka dhënë për një të përditshme sportive në vend. Gjithsesi, ajo që më “prishi”, pak a shumë, idenë për të bërë një koment a një analizë të gjerë mbi intervistën e gjatë të Rudi Vatës ishte publikimi i një pjese të saj, në formë komenti, nga gazeta ShkodraSport.

Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu dyshohet si e trukuar

0

Një raport i UEFA-s për ndeshjen e parë të këtij sezoni ka tronditur sërish futbollin shqiptar. Edhe pse FSHF ka mbajtur të fshehtë gjithçka, mësohet se në javën e parë të shtatorit UEFA ka dërguar në institucionin e futbollit një raport me dyshimet që ka mbi ndeshjen e 24 gushtit, Vllaznia-Skënderbeu 1-3. Ky takim dyshohet se ka qenë i fiksuar për llogari të kompanive të basteve. “Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve”, një strukturë e ngritur nga UEFA, ka dalë në konkluzionin se në këtë takim koeficientet kanë qenë të dyshimtë dhe për më tepër janë luajtur shuma të mëdha në baste.

Vllaznia, trajneri Duro s’ka besim tek sulmuesit

0

Shanset që u ka dhënë kanë qenë të shumta. Të paktën kështu mendon ai. Megjithatë dy sulmuesit e Vllaznisë Vilfor Hysa dhe Kastriot Rexha nuk e kanë shpërblyer aq sa duhet besimin e tij. Në kushte të tilla, trajneri Shpëtim Duro ka vendosur të mos u besojë më. Për këtë arsye, për të dytën ndeshje rresht të kampionatit, do t’I lërë të dy ata në stol. Prandaj, nesër ndaj Laçit, as Hysa dhe as Rexha nuk do jenë në fushë nga minuta e parë. Trajneri ka menduar zgjidhje të tjera duke luajtur me mesfushorë të avancuar. Ndoshta ajo është ideja më e mirë e zgjidhjes së problemit të shënimit të golave për momentin.

Këshilli bashkiak Shkodër, të gjithë ekspertë futbolli*

0

Të gjithë anëtarët e këshillit, përveç detyrës si përcaktues të buxhetit për futbollin dhe sportet e tjera të Shkodrës, kanë marrë dhe detyrën e ekspertit, duke dhënë mend se si do të luajë skuadra. Që nga koha që Vllaznia ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Shkodrës, teksa president është kryebashkiaku Lorenc Luka, këshilli bashkiak është kthyer në një “ekspertizë e futbollit”.

“Juban Danja”, miqësore të hënën në Kosovë me ekipin Trepça ’89

0

Ekipi nënkampion i Shqipërisë në futbollin e femrave- "Juban Danja", në kuadrin e përgatitjeve për kampionatin e ri që starton më 20 tetor, do të zhvillojë ditën e hënë një ndeshje miqësore. Interesant është fakti se kjo miqësore nuk do luhet as në Juban dhe as në Shkodër por në Kosovë. Kundërshtar i këtij ekipi do jetë pikërisht nënkampionia e Kosovës, ekipi Trepça '89. Lajmi konfirmohet për gazetën online shkodrasport.com nga presidenti i këtij ekipi Ferdinand Jaku që është shprehur: "Kishim një ftesë nga ekipi kosovar i Trepçes dhe sigurisht që nuk mund ta refuzonim jo vetëm për marëdhëniet e mira që kemi me to por edhe për një arsye tjetër.

Rexha: Nuk e kuptoj as vetë pse nuk arrij të shënoj

0

“Nuk e kam menduar që pas 4 javësh kampionat unë të mos shënoja asnjë gol me Vllazninë. Ju them sinqerisht që ndihem shumë keq për një gjë të tillë. Dua të iu kërkoj falje në rradhë të parë tifozerisë, stafit teknik, shokëve të skuadrës por dhe drejtuesve që akoma nuk kam shënuar. Me ndihmë të zotit, shpresoj të zhbllokohem shumë shpejt e të jem efikas për Vllazninë”, ka thënë kështu sulmuesi Kosovar i kuqebluve, Kastriot Rexha. Në një intervistë të tij për gazeten tone, Rexha tregohet mëse i sinqertë duke mos mohuar aspak gjendjen jo të mirë që po kalon pavarësisht se është aktivizuar apo që ka besimin e të gjithëve.

Vllaznia- Laçi të dielën në orën 14.00. Ja çmimet e biletave

0

Klubi I futbollit Vllaznia ka bërë të ditur dje se ndeshja ndaj Laçit do të luhet ditën e dielë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fakt, fillimisht u mendua dhe u diskutua që të luhej në orën 17.00 por gjërat më pas kanë ndryshuar. Dikush thotë për mosgaranci të ndezjes së projektorëve por në Shkodër në fakt nuk ka patur asnjëherë problem në këtë drejtim.

Shembja e “Qemal Stafës”, shpresë për kombëtaren në Shkodër?

0

Pas dy ndeshjeve që kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" gjatë muajit tetor, pritet që ky impiant sportiv të fillojë shembjen e tij. Kjo në fakt ka kohë që pritej madje u pat deklaruar fillimisht se do ishte dhurata e Qeverisë shqiptare për sportdashësit në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë por të gjitha këto ranë poshtë. Problemet e ndryshme të financimit, të administrimit të stadiumit të ri dhe shumë gjëra të tjera. Por e rëndësishme është që nga fundi i tetorit ose fillimit i nëntorit do nisë procesi i shembjes së këtij stadiumi. Sigurisht që pas kësaj procedure, lindin edhe pyetjet e para se ku do t'i luajë kombëtarja shqiptare ndeshjet e saj të ardhshme. Siç raportohet në media të ndryshme, ideja e drejtuesve të FSHF-së është për të investuar në stadiumin "Loro Boriçi".

Vllaznia miqësore të shtunën në Shkodër me ekipin e Ulqinit

0

Në pritje të nisjes së kampionatit kombëtar, ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të zhvillojë një takim miqësor. Ai do të luhet ndaj ekipit të Ulqinit dhe do të zhvillohet të shtunën pasdite në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën online www.shkodrasport.com trajneri i ekipit shkodran Bledar Gjeçaj i cili ka thënë: "Në kuadrin e përgatitjeve për nisjen e kampionatit të ri do të organizojmë këtë miqësore me ekipin e Ulqinit, një nga më të mirët e Malit të Zi. Do jetë një test i mirë për të parë gjendjen e ekipit tonë dhe besoj se do na shërbejë shumë".

Belisha: Vllaznia s’e ka luksin të nënvleftësojë askënd

0

Fitorja në ndeshjen e fundit me Bylisin ka kthyer qetësinë në kampin shkodran. Futbollistë e drejtues janë tashmë më të qetë dhe po shohin përpara. Për mesfushorin shkodran Amarildo Belisha, ajo fitore duhet vlerësuar së tepërmi sepse erdhi në momentin e duhur. Duke folur pikërisht për këtë takim, ai do të shprehej: “Fitorja me Bylisin ishte shumë e rëndësishme aq më tepër që vinim pas një rezultati jo të mirë me skuadrën fierake.