Shorti i paracaktuar: Vllaznia në turin e dytë përballë Shkumbinit
Sulmi i Vllaznisë duhet të reagojë
Opinion nga Ismet Hoxha
Vllaznia e tregoi veten me atë fitore që arriti në Ballsh dhe realisht na gëzoi të gjithëve. Duke parë edhe dështimin e kryesuesve, të cilët u ndalën me nga një barazim, atëherë skuadra shkodrane përfitoi nga ajo fitore shumë e rëndësishme që mori ndaj Bylisit në transfertë. E në fakt, Vllaznia duhet të vazhdojë që të kthehet realisht e fortë në klasifikim dhe të arrijë aty ku duhet.
Rasti “Deliç”, shembull për të mos sulmuar Hysën dhe Rexhën
Vllaznia e këtij sezoni mbase mbetet mbretëresha e merkatos verore për numrin e lojtarëve të afruar në gjirin e kuqebluve, nderkohë që kualiteti i tyre ka qenë disi skeptik. Në fillim të kampionatit, kuqeblutë, mbase te kapur edhe pak nga euforia e startit te sezonit, morën një grusht të fortë brenda në "Loro Boriçi", duke u mposhtur 1-3 nga Skënderbeu. Sigurisht, kjo humbje u shoqëruar me shumë "aksesor".
Ivan Deliç: Goli i shënuar në Ballsh, më i veçanti për mua
Armir Grima: S’mjafton fitorja në Ballsh. Të shohim më tej
Duro i rezervuar. Vllaznia s’është ende pretendente
Shpëtim Duro është shprehur tepër i rezervuar për situatën që po kalon ekipi i tij. Ai ka vlerësuar maksimalisht pikët e marra ndaj skuadrës së Bylisit, por edhe bën thirrje që skuadra ta harrojë të shkuarën e të shikojë përpara për të ardhmen. Në intervistën e tij për gazetën, ka vënë në dukje se ka shumë mundësi për të ardhmen, duke theksuar se përsëri sulmi nuk është aty ku pritej. Megjithatë, tekniku mendon se deri në merkaton e janarit duhet ecur dhe i duhet besuar këtij kontingjenti që ka në dispozicion.
Vllaznia, fitorja në Ballsh kthen qetësinë në skuadër
Armando Cungu s’njeh humbje me Kukësin. Barazim 1-1 në Laç
Trajneri Duro i zhgënjyer nga Vilfor Hysa dhe Halim Begaj
Ndeshja me Ilirinë për kupë, pavarësisht se ndaj një kundërshtari më të dobët, nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro. Ai ka mbetur I zhgënjyer nga disa futbollistë që kishte aktivizuar në këtë ndeshje ngaqë nuk kishte patur mundësinë t’I aktivizonte aq sa duhet në kampionat. Dy ndër ta kanë qenë sulmuesi Hysa dhe mbrojtësi Begaj. Të dy këta futbollistë në Fushë-Krujë kanë luajtur nga minuta e parë por në fund të 45 minutave janë larguar nga fusha sepse trajneri ka qenë I pakënaqur me atë çfarë kanë dhënë këta futbollistë në fushën e lojës.
Çfarë presim nga java e pestë e Superligës shqiptare?
Edhe java e 5-të e Kategorisë Superiore paraqitet interesante, me ndeshje të forta dhe të paparashikueshme. Megjithatë, dy janë sfidat më qendrore të kësaj jave: Teuta-Flamurtari dhe Tirana-Besa. Në "Niko Dovana" luhet një ndeshje, ku të dy ekipet kërkojnë me ngulm fitoren, si alternativë të vetme.