Armir Grima: S’mjafton fitorja në Ballsh. Të shohim më tej

0

Ivan Deliç është sjellë prej tij tek Vllaznia në merkaton e verës. Ai e ka ndjekur këtë lojtar përmes videove, I ka besuar portierit Vujadinoviç dhe miqve të tjerë që ia kishin sugjeruar dhe e ka veshur kuqeblu. Drejtori sportiv Armir Grima edhe kur lojtari kishte shfaqur ende probleme me formën e tij, kishte besuar tek ai. Pas golit të shënuar në Ballsh, edhe ai ndjehet më I çliruar. “Basti”, ndonëse nuk I pëlqen ta konsiderojë të tillë, me këtë lojtar është fituar tashmë.

Duro i rezervuar. Vllaznia s’është ende pretendente

0

Shpëtim Duro është shprehur tepër i rezervuar për situatën që po kalon ekipi i tij. Ai ka vlerësuar maksimalisht pikët e marra ndaj skuadrës së Bylisit, por edhe bën thirrje që skuadra ta harrojë të shkuarën e të shikojë përpara për të ardhmen. Në intervistën e tij për gazetën, ka vënë në dukje se ka shumë mundësi për të ardhmen, duke theksuar se përsëri sulmi nuk është aty ku pritej. Megjithatë, tekniku mendon se deri në merkaton e janarit duhet ecur dhe i duhet besuar këtij kontingjenti që ka në dispozicion.

Vllaznia, fitorja në Ballsh kthen qetësinë në skuadër

0

Tre pikë me shumë vlerë kanë qenë ato të Vllaznia ka marrë të shtunën në Ballsh. Një fitore që vjen në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Në fakt, edhe brenda në Shkodër, tek një masë e madhe e tifozëve apo dhe më gjerë, nuk kishte shumë besim tek marrja e një trepikëshi në këtë takim por krejt ndryshe ka menduar trajneri Duro. Që para ndeshjes ai e kishte shprehur besimin e tij të plotë se nuk do dilte nga Ballshi pa pikë.

Armando Cungu s’njeh humbje me Kukësin. Barazim 1-1 në Laç

0

Skuadra e Kukësit e drejtuar nga trajnerët shkodranë Armando Cungu, Esat Rakiqi dhe Avenir Dani, edhe në javën e pestë të kampionatit, nuk e ka njohur shijen e humbjes. Ajo ka barazuar në fushën e vështirë të Laçit më rezultatin 1-1. Në këtë mënyrë, kukësianët e kanë pësuar golin e parë tashmë në kampionat por edhe atë me 11-metërsh, të cilin gjyqtari e ka dhënë kundër tyre në këtë ndeshje dhe ai është kthyer në gol nga kroati Buljan pikërisht në minutën e 79-të të ndeshjes. Kur u mendua se Laçi do ta fitonte këtë ndeshje, ka ardhur goli i barazimit për Kukësin me anë të Malindit në minutën e 85-të.

Trajneri Duro i zhgënjyer nga Vilfor Hysa dhe Halim Begaj

0

Ndeshja me Ilirinë për kupë, pavarësisht se ndaj një kundërshtari më të dobët, nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro. Ai ka mbetur I zhgënjyer nga disa futbollistë që kishte aktivizuar në këtë ndeshje ngaqë nuk kishte patur mundësinë t’I aktivizonte aq sa duhet në kampionat. Dy ndër ta kanë qenë sulmuesi Hysa dhe mbrojtësi Begaj. Të dy këta futbollistë në Fushë-Krujë kanë luajtur nga minuta e parë por në fund të 45 minutave janë larguar nga fusha sepse trajneri ka qenë I pakënaqur me atë çfarë kanë dhënë këta futbollistë në fushën e lojës.

Çfarë presim nga java e pestë e Superligës shqiptare?

0

Analizë nga Redan BUSHATI

Edhe java e 5-të e Kategorisë Superiore paraqitet interesante, me ndeshje të forta dhe të paparashikueshme. Megjithatë, dy janë sfidat më qendrore të kësaj jave: Teuta-Flamurtari dhe Tirana-Besa. Në "Niko Dovana" luhet një ndeshje, ku të dy ekipet kërkojnë me ngulm fitoren, si alternativë të vetme.

Vajushi: Hysa e Rexha, ende se dinë se me kë po luajnë

0

Luan në Bullgari për të dytin sezon me rradhë por mendjen e ka në Shkodër. Pikërisht tek Vllaznia, skuadra e tij e zemrës dhe natyrisht që nuk ndjehet mirë kur ajo nuk shkon ashtu siç duhet. Armando Vajushi, në të njëjtën periudhë një sezon më parë, ka luajtur për kuqeblutë dhe bashkë me Sukajn kanë formuar një dyshe që vonë do t’I vijë kësaj skuadre. “Mendoj se ka një ndryshim shumë të madh në mes dyshes tonë, Sukaj- Vajushi dhe kësaj të sotmes, Hysa- Rexha. Këtë nuk e them vetëm unë por një Shkodër e tërë. E tregojnë golat që janë shënuar nga ne dhe “thatësia” që ka pushtuar sulmuesit aktualë të Vllaznisë.

Shpëtim Duro: Unë nuk u them futbollistëve “t’iu vijë turp”!

0

I ka thënë apo jo trajneri Duro futbollistëv të keni turp për paraqitjen ndaj Apolonisë? Dilema e kësaj ka marrë një përgjigje ditën e sotme në një intervistë që trajneri i Vllaznisë ka dhënë për gazetën "Sport Ekspres". Ai e ka mohuar ta ketë thënë këtë fjalë dhe këtë e shpjegon në intervistën e gjatë që ka dhënë për këtë gazetë. Ja shkrimi i plotë i botuar ditën e sotme:

Futbollistët e Vllaznisë shpëtojnë nga gjobat. Vetëm këshillim

0

Futbollistët e Vllaznisë nuk do të gjobiten për barazimin e fundit me Apoloninë. Vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit, i është komunikuar atyre nga ana e drejtorit sportiv Armir Grima në analizën që ai ka zhvilluar mbrëmjen e së martës me të gjithë futbollistët. Drejtori sportiv Armir Grima ka mbledhur të gjithë futbollistët në zyrën e klubit dhe u ka folur me tone të ashpëra. Në një analizë që ka zgjatur një orë e gjysëm, ai i ka kritikuar rëndë futbollistët për paraqitjen në ndeshjen e fundit me Apoloninë por edhe në tërësi për mosecurinë e mirë në katër javët e para të kampionatit. Ai sigurisht që ka folur në emër të klubit, në emër të shoqërisë aksionere. Bëhet e ditur se kanë folur të gjithë futbollistët një e nga një dhe secili prej tyre ka dhënë një mendim pse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Shkodranët Lika e Thana protagonistë të derbit Partizani-Tirana

0

Një ndeshje mjaft interesante ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme në mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Këtë e tregon edhe rezultati përfundimtar i saj, 2-1 në favor të bardhebluve. Interesant është fakti se pavarësisht se është derbi i kryeqytetit, protagonistë kryesorë, sidomos të shënimit të golave, kanë qenë edhe futbollistët shkodranë. Kështu golin e vetëm për Partizanin e ka shënuar Jozef Thana ndërkohë golin e dytë, atë që i dha fitoren Tiranës, e ka shënuar Gilman Lika. Rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura ditën e sotme në kuadrin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, kanë qenë këto: