Vllaznia, 8 milionë lekë për fitoren në Fier

0

Vllaznia vërtetë ndodhet në një moment deçiziv të saj dhe për këtë, i duhet pikët maksimale në çdo ndeshje, duke nisur nga sfida me Apoloninë në Fier. Pavarsisht problemeve të fundit, të shfaqura në kampin shkodran, në lidhje me mungesat e pjessshme të rrogave, përsëri krerët e Vllaznisë kanë menduar për të akorduar një premio prej 8 milion lekësh të vjetra, në rast fitoreje me fierakët, në fushën e këtyre të fundit.

Tirana u vë “fre” Likës, Balës dhe Dushkut: Nuk do shkoni në Shkodër

0

Ka reaguar menjëherë Tirana, pas ofertave të mbërritura nga Vllaznia në adresë të të lojtarëve të saj. Bëhet fjalë për dy shkodranët: Bekim Balën dhe Gilman Likën si dhe për lezhjanin Erjon Dushku, më të cilët drejtuesit më të lartë të Vllaznisë kanë patur kontakte, gjatë ditëve të fundit, ku kanë biseduar konkretisht mbi mundësinë e mbërritjes së tyre në Shkodër, gjatë merkatos së janarit.

Klubi Vllaznia: Sukaj ikën vetëm jashtë Shqipërisë

0

Drejtuesit e klubit shkodran pas qëndrimit të drejtorit sportiv Grima duket qartë se nuk kanë dëshirë t’I mbajnë me zor futbollistët e tyre, pavarësisht se Sukaj apo Vajushi mund të jenë pikat më të forta të skuadrës. Krerët e klubit duken të ftohtë në këtë mes dhe prandaj nuk kanë ndër mend të kërkojnë “armëpushim” në këtë mes.

Grima: Vllaznia nuk mban futbollistë me zor

0

Zhurma e krijuar ditët e fundit në media në lidhje me pretendimet e dy futbollistëve të Vllaznisë Xhevahir Sukajt dhe Armando Vajushit për t'u larguar, kanë marrë për herë të parë një përgjigje zyrtare nga ana e njërit prej drejtuesve më të lartë të klubit shkodran. Armir Grima, drejtori sportiv i Vllaznisë, i ftuar në "Arena Sport" në televizionin Rozafa, është shprehur kështu në lidhje më këtë çështje:

Klubi shkodran apelon çështjen “Lici” në Lozanë

0

Vendimi I Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF pak kohë më parë që I dha të drejtë ish-futbollistit të Vllaznisë Suad Lici në pretendimet e tij për marrjen e 31200 dollarëve, nuk është pranuar nga drejtuesit e Bashkisë Shkodër që aktualisht kanë në administrim klubin e futbollit Vllaznia.

Sukaj e Vajushi e konfirmojnë: Ikim në janar

0

Duket se nuk është vetëm një hamendësim apo sajesë e medias, por mesa duket largimi i dyshes sulmuese më të mirë të  kampionatit shqiptar, Xhevahir Sukajt e Armando Vajushit, është i sigurtë në janar. Të dy futbollistët e Vllaznisë, e kanë pohuar dje këtë fakt për gazetën “Metropol Sport”, duke dhënë, madje edhe detaje.

Sukaj- Vajushi- Smajli, gati “divorci” me Vllazninë në janar

0

Tre nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë së sotme, pikërisht Xhevahir Sukaj, Armando Vajushi dhe Dritan Smajli, në janar mund të mos jenë më pjesë e kësaj skuadre. Të tre ata e kanë të shkruar në kontratë që mund të largohen nëse dëmshpërblejnë klubin. Vlerat e dëmshpërblimeve janë të ndryshme teksa të tre sëbashku mund të derdhin në arkën e klubit 160 mijë euro në janar dhe t’I thonë lamtumirë skuadrës.

“Klauzola”: Vajushi ikën për 100 mijë euro. Në rradhë është sërish Thuni

0

Ndonëse duhen edhe gati dy muaj deri në hapjen e merkatos së janarit, për Armando Vajushin kanë dalë në skenë sërish të tjera oferta. Sulmuesi I Vllaznisë kërkohet nga PAS Janina por edhe Liteks Lovech kanë shfaqur interes për të këto ditë por nga ana tjetër, edhe Thuni I Zvicrës ka rikthyer dëshirën e tij për ta marrë këtë lojtar. Lajmet bëhen të ditura nga njerëz pranë lojtarit. Madje vetë familjarë të Vajushit janë shprehur se është shumë e sigurtë që në janar, ai do ta lërë Shkodrën.

Klubi Vllaznia, ja kontratat e lojtarëve

0

Klubi I futbollit Vllaznia sh. a është I vetmi klub në  Shqipëri që ka publikuar rrogat e futbollistëve dhe stafit drejtues. Kuptohet gjithçka është bërë në kuadër të transparencës së plotë të çdo leku që Bashkia Shkodër hedh tek skuadra. Bashkia mbahet me lekët e taksapaguesve shkodranë dhe rrjedhimisht, drejtuesit e futbollit që kanë varësi direkte nga ky institucion, kohë më parë kanë bërë publik para Këshillit Bashkiak, të gjitha pagesat e futbollistëve dhe stafit drejtues.

Media e shkruar: U vërtetuan edhe një herë parashikimet tona

0

Edhe një herë tjetër, media e shkruar, e në mënyrë të veçantë ajo në Shkodër, rezultoi se është tepër profesioniste, koherente,transparente dhe e ka ndikuar apo influencuar për gjithçka ndodhë në sportin e këtij qyteti dhe në mënyrë të veçantë me futbollin. Shumë kush, në opinion, e paragjykoi, sikur mund të ketë edhe tani individë të veçantë, parashikimet e medias së shkruar në këtë qytet, për një arsye apo tjetër, e sidomos pas dorëheqjes së ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj.