Vllaznia mund 1-0 Besëlidhjen në miqësore
Vllaznia e ka fituar edhe miqesoren e dyte te kesaj jave serish me te njejtin rezultat. Ashtu si ndaj Ades, edhe ne ndeshjen e luajtur ne mesditen e se enjtes, kuqeblute kane fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetem te ndeshjes kunder lezhjaneve e ka shenuar mesfushori Stivi Shaba ne minuten e 60-te te ndeshjes pas nje goditje te bukur me koke pas krosit te ardhur nga Markolaj.
Vllaznia- Besëlidhja, miqësore sot në orën 11.00
Paraditen e sotme, në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja miqësore në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Në fakt ishte programuar që të ishte një ndeshje kontrolli në mes grupit të lojtarëve të ekipit shkodran, por pasditen e djeshme ka mbërritur konfirmimi nga ana e lezhjanëve për gatishmërinë e tyre për ta luajtur këtë miqësore.
Sukaj “luftë” Bashkisë. Nuk paguan rrogat, premtime boshe!
Nganjëherë mund të mos merren si të vërteta ato çfarë shkruhen në këtë rrjet social por kur sipër ka një emër dhe për më tepër shumë komente prej tij, edhe i duhet besuar. Xhevahir Sukaj ka dalë hapur kundër Bashkisë dje në faqen e tij në “Facebook”. “Bashkia nuk paguan rrogat. Vetëm fjalë dhe premtime boshe. Çdo muaj merren rrogat jo të plota. Turp i madh për Shkodrën”.
Vlonjatët: E vlerësojmë Sukajn, por s’kemi folur me asnjeri
Pak ditë më parë, në faqet e gazetës on-line “shkodrasport” u fol për një interesim, në formë batute, të drejtuesve të Flamurtarit të Vlorës, për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj, për në janar apo në qershorit e vitit të ardhshëm. Në të thuhej:”Jemi gati të japin tre sulmuesit, që kemi në janar, vetëm e vetëm që të kemi Sukajn në ekip”- kjo ishte shprehja apo batuta e lëshuar nga drejtuesit e klubit vlonjat pas takimin Flamurtari-Vllaznia 1-0.
Vllaznia fiton 1-0 miqësoren me Adën
Pasditen e se martes Vllaznia dhe Ada jane ndeshur ne nje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Ne fund te saj, eshte sigluar rezultati 1-0 per kuqeblute qe golin e vetem e kane shenuar ne minuten e 87-te te ndeshjes me 11-metersh me ane te Karakaçit. Kete miqesore e kishte kerkuar trajneri Rudi Vata per te pare gjendjen e shume futbollisteve te rinj dhe per te krijuar nje ide më të qartë për secilin prej tyre.
Vata: Vllaznia s’meritoi më tepër se barazimi
Në deklaratën e tij të pasndeshjes me Bylisin, trajneri i ri i Vllaznisë nuk ka dashur të fajësojë ad gjyqtarin për barazimin, as futbollistët e tij. Thjesht ka deklaruar se Vllaznia nuk meritonte më tepër se barazimi.”Pavarsisht dëshirës për të fituar, mendoj se një pikë për secilën skuadër, është rezultati më i drejtë, ashtu siç u zhvillua ndeshja. Episodet ishin të atilla, prandaj them s rezultati 3-3 ishte i drejtë.
Vllaznia barazim dramatik 3-3 me Bylisin
Vllaznia, sot fitore për trajnerin Vata
Ardhja e Rudi Vatës në krye të Vllaznisë është pritur mirë nga opinioni sportiv shkodran. Vetë emri i tij krijon respekt për të gjithë e prandaj tashmë pritet edhe një prezantim dinjitoz i tij në pankinë si trajner. Debutimi i tij do jetë pikërisht sot pasdite në orën 16.00 në "Loro Boriçi" ku Vllaznia do presë ekipin e Bylisit në kuadër të javës së tetë të Superligës shqiptare.
Urimi i prindërve: “Dalsh faqebardhë Rudi!”
Përvjetori: Edhe 100 të tjera Viori!
Për kapitenin e Vllaznisë Vioresin Sinani dita e sotme shënon edhe 34 vjetorin e lindjes së tij. Golashënuesi i mirënjohur e feston këtë përvjetor në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Pikërisht kur ka nisur punë edhe si zëvendëstrajner përveçse është ende futbollist i kuqebluve.