Rudi Vata prezantohet në orën 16.00 para mediave
Ka marrë fund enigma e trajnerit të Vllaznisë. Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i kuqebluve. Prezantimi i tij para mediave do të bëhet në orën 16.00 në zyrat e klubit shkodran. Ky është njoftimi zyrtar që sapo është shpërndarë nga zyra e shtypit e klubit. Në këtë mënyrë ka marrë fund edhe dilema për trajnerin që do drejtojë Vllazninë në pjesën e mbetur të sezonit.
Vata: Premtoj më të mirën për Vllazninë
Ky është një emocion shumë i veçantë për mua në këto momente. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe sepse më janë besuar fatet e Vllaznisë në këto momente. Por vendosa ta pranoj detyrën e trajnerit të kësaj skuadre sepse besova tek projekti që kanë drejtuesit e klubit dhe ato të Bashkisë. Duke pasë një grup njerëzish të tillë pranë, kam marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm për jetën time. Të dyja por më së shumti, e pranova ngaqë jam shkodran dhe gjithë shkodranët janë borxhlinj për qytetin e tyre pavarësisht se ku ndodhen. Si pjesë e sportit, jam borxhli për futbollin dhe Vllazninë. Unë jam i ndërgjegjshëm se skuadra ka probleme të mëdha në këto momente por në karrierën time kam kaluar situata shumë të vështira prandaj dhe jam i mësuar me to. Një situatë e tillë është edhe kjo tani tek Vllaznia dhe prandaj mora përsipër një gjë të tillë. Por nëse unë e mora këtë përgjegjësi, këtë përgjegjësi shpreso j të marrin edhe futbollistët.
Mirel Josa: Pati “skenar” për largimin tim?!.. Do të flas më vonë
Ndonëse ende nuk është gjetur trajneri i ri i Vllaznisë, ish-tekniku i kësaj skuadre duket se ka ende diçka për të thënë. Megjithatë, jo tani, edhe pse mund të ketë një ide se ia punuan pas krahëve. Ai siç duket e ka ndarë mendjen, që në ndonjë moment të caktuar, në të ardhmen, të flasë, por siç e thekson ai, pasi ekipi shkodran të jetë në pozita të shëndosha.
Vata- Starova, 50 me 50 shanset për trajner të Vllaznisë
Me shumë gjasa do vendoset sonte se kush do jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Kandidaturat janë dy të vetme për momentin dhe me shumë mundësi nuk do të ketë të tjera. Rudi Vata apo Sulejman Starova? Kjo do vendoset sonte. Mbrëmë drejtuesit e klubit shkodran janë takuar dhe kanë biseduar gjatë me Vatën. Kanë dëgjuar gjithçka prej tij, kanë mësuar si e mendon ai ndryshimin e situatës dhe shumë gjëra të tjera.
Kthehet ideja për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”
Tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër, dëshira e marrjes me sportin tashmë duket se po shtohet çdo ditë e më tepër. Pas marrjes 100 për qind në pronësi të aksioneve të Klubit të futbollit Vllaznia, drejtuesit e këtij institucioni I kanë hyrë seriozisht punës për ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi” por edhe të kompleksit të ri sportiv në dalje të qytetit. Pikërisht për këto dy arsye, mësohet se paradreken e sotme , kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka ka qenë në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u takuar me presidentin e saj Armando Duka.
UEFA, hetim për ndeshjen Kastrioti- Vllaznia
Për Vllaznine, telashet nuk kanë të sosur. Ecuria jo e mirë në gjashtë javët e para të kampionatit e largimi i trajnerit Josa jane shoqëruar nga kërkesa e fundit e UEFA-s për Federatën Shqiptare të Futbollit për hetimin e ndeshjes Kastrioti- Vllaznia të luajtur vetëm pak kohë më parë. Ky është skandali i radhës në futbollin shqiptar. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.
Rudi Vata, një tjetër kandidaturë për trajner i Vllaznisë
Përveç Sulejman Starovës që mbetet kandidatura më e fortë për postin e trajnerit të Vllaznisë, një tjetër emër ka dalë mbrëmë në skenë. Ai është Rudi Vata, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kapitenes kombëtare të futbollit. Drejtues të klubit shkodran janë takuar dje me të dhe i kanë propozuar postin e trajnerit. Rudi ndodhet prej ditësh në Shkodër për arsye familjare dhe kjo ka rastisur me ofertën e marrë nga ish-skuadra e tij.
Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin trajner të...
Vendimi për Josën shtyhet për nesër
Klubi Vllaznia në mbledhje: Të shkarkohet trajneri Josa!
Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur ta largojnë trajnerin Mirel Josa nga posti që mban. Vendimi duket se eshte marre ne mbledhjen e bordit drejtues te klubit shkodran qe eshte zhvilluar ne oren 17.00 ne ambjentet e Bashkise Shkoder. Por para se te shpallin kete vendim, kreret kuqeblu kane thirrur pak minuta me pare ne takim vete trajnerin Josa te cilit duket se do t’i komunikohet vendimi qe ata kane marre per largimin e tij.